LIVE UPDATES
Aktualitet

"Vilë miliona euro në Nikël, oficerët e RENEA fjetën në pyll për ta kapur"/ Klodiana Lala: Ja si u arrestua Marklen Haka

Lala shpjegoi se RENEA e ka ruajtur prej ditësh madje kanë fjetur edhe në pyll për të arritur të kapin Hakën, një person i dyshuar për aktivitet të theksuar kriminal. 

9 September 2024, 22:19 Nga M.B
"Vilë miliona euro në Nikël, oficerët e RENEA
Klodiana Lala dhe Marklen Haka

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje rreth aktivitetit kriminal të Marklen Hakës dhe arrestimin e tij nga RENEA. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala shpjegoi se RENEA e ka ruajtur prej ditësh madje kanë fjetur edhe në pyll për të arritur të kapin Hakën, një person i dyshuar për aktivitet të theksuar kriminal. 

"Marklen Haka është shpallur në kërkim kombëtar dhe më pas ndërkombëtar. Bashkë me të janë shpallur në kërkim disa emra të njohur si Ervis Martinaj, Durim Bami, ish deputeti Arben Ndoka, Xhelal Rraja, iu komunikua masë tjetër Shullzait. Bëhej fjalë për elitën e krimit në Shqipëri. Marklen Haka ka humbur vëllain kur ishte i vogël, i është ekzekutuar. Jetonte me babain e tij në një vilë milionë euro në Nikël. Kam filmuar, është një ndër vilat më të shtrenjta, kam bërë një mini dokumentar për VOA dhe duhej kapur me dron sepse ishte me mure shumë të larta.

Është arrestuar fillimisht për vrasjen e një biznesmeni të kromit, u dyshua për hakmarrje por nuk u provua dhe u lirua. Marklen haka është dyshuar për një seri ngjarjesh por asnjëherë nuk është arrestuar dhe dënuar. Sipas prokurorisë, po bënte plan bashkë me Arben Ndokën dhe persona të tjerë, për të ekzekutuar Durim Bamin. Policia e Tiranës, ka patur plan operacion, është menduar të shkojë RENEA. Ai është larguar maksimumi deri në Kosovë, është personazh shumë lokal.

Në 2 shtator e kanë identifikuar, nuk kanë patur mundësi për ndërhyrje. Në datën 6 është kthyer bashkë me disa miq dhe ishin bërë gati për të drekuar, kishin sjellë prodhime të detit dhe pije. Gjatë kësaj kohe RENEA bashkë me policinë e Tiranës, kanë fjetur në pyll dhe e kanë monitoruar banesën me dron, me dylbi gjatë natës. Kanë bllokuar daljen e automjeteve dhe kanë ndërhyrë. Marklen Haka, po ashtu është person që u ka mbijetuar dy atentateve. Njëra ka ndodhur në derën e vilës.

Në dhjetor 2017 vritet vëllai i Arben Ndokës, dhe Ndoka dyshonte në përfshirjen e Marklen Hakës. Pas shumë bisedash ka pajtim dhe “besë” sipas kanunit, për këtë arsye ai merr afër vetes Marklen Hakën që e informonte për lëvizjet e Bamit. Në tërmetin e parë në shtator 2019, pikërisht atë natë, tetë persona, ish komando u futën nga lumi dhe tentuan të marrin peng Marklen Hakën. Halla e tij, që kishte vajtur të takonte vëllain dhe nipin, doli para Marklenit dhe mbeti e vrarë. Markleni u plagos, autorët u larguan dhe u shoqërua në atë kohë Valter Bami në spitalin e traumës. Pastaj Marklen Haka bëri plane për të ekzekutuar Valter Bamin. Ka ndodhur edhe atentat në vitin 2022 në kryqëzimin e Niklës, prokuroria i dha mundësinë të merrte statusin e të penduarit. Po të pendohej, ka shumë informacion të detajuar", tha ndër të tjera Lala. 

marklen haka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin