LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Afganët në Shqipëri shpresojnë të rifillojnë jetën në SHBA

Shumë prej tyre ndjekin zhvillimet në Afganistan ndërsa mbeten të bllokuar në Shëngjin, rreth 70 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

6 September 2022, 17:27 Nga I.A
VOA: Afganët në Shqipëri shpresojnë të rifillojnë
Afganet

SHËNGJIN- Afganët e evakuuar në Shqipëri vitin e kaluar vazhdojnë të presin për t'u shpërngulur në Shtetet e Bashkuara. Shumë prej tyre ndjekin zhvillimet në Afganistan ndërsa mbeten të bllokuar në Shëngjin, rreth 70 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Qindra refugjatë që u larguan nga Afganistani pasi talebanët rimorën kontrollin e vendit të tyre më shumë se një vit më parë, mbeten të bllokuar në Shqipëri, duke pritur që të konkretizohet premtimi për një transferim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara. Shumë thonë se lajmet nga Afganistani dhe pritja e gjatë për të marrë dokumentat për zhvendosjen përfundimtare kanë filluar t'i rëndojnë kushtet e tyre, por ata mbeten me shpresë.

"Gjithmonë mendoj se kemi humbur rininë tonë në Afganistan", thotë Firooz Mashoof, prindërit, vëllezërit dhe motrat e të cilit mbeten në qytetin e tij të lindjes, Herat në Afganistan.

Firooz Mashoof po jeton në Shëngjin. Ai kishte shpresuar se do të ishte vetëm një qëndrim i shkurtër. Firooz Mashoof – ende zyrtarisht një zëdhënës i Federatës Afgane të Futbollit – thotë se viti i kaluar i jetës së tij ka qenë i mbushur me “ditë të vështira”. Dy javë më parë, gruaja e Firoozit – e cila gjithashtu u evakuua në Shqipëri – solli në jetë fëmijën e tyre të parë, një vajzë.

"Vetëm shpresoj që vajza ime të rritet larg luftës dhe të ecë përpara me jetën e saj në Amerikë. Nuk dua që vajza ime të përjetojë atë që kemi kaluar ne dhe tani ky është qëllimi i vetëm në jetën time," thotë Firoozi, duke shfaqur shpresën se kjo "do të ndodhë pak më shpejt".

Rreth 2,400 afganë u evakuuan në Shqipëri në gusht dhe shtator të vitit 2021 dhe iu dhënë strehim të përkohshëm në Shëngjin. Organizatat joqeveritare nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera ofruan mbështetje financiare për strehimin e tyre. Qeveria shqiptare tha në atë kohë se do të strehonte disa mijëra afganë për të paktën një vit, përpara se të transferoheshin në Shtetet e Bashkuara.

Kohët e fundit, qeveria u zotua t'i mbajë ata për më shumë se një vit nëse vizat e tyre për në SHBA vonohen. Pritja e gjatë për një shans për të rifilluar jetën e tyre në SHBA është e vështirë për të evakuuarit, por shumë prej tyre kanë vetëm fjalë të mira për mënyrën se si trajtohen në Shqipëri.

Rabia Yaqoobi është një futbolliste e re nga qyteti verior afgan i Dehdadit që jeton në Shëngjin.

"Jeta është e mirë këtu, unë mund të stërvitem edhe pse nuk kemi terren dhe pajisje të duhura. Por megjithatë, ne vijmë këtu në këtë terren sportiv dhe stërvitemi, dhe gjithashtu punoj në një restorant. Kështu që vazhdoj jetën time si kam bërë në Afganistan, stërvitem dhe punoj. Kur të shkoj në Amerikë, dua të vazhdoj karrierën time si futbolliste”, thotë Rabia.

Marrë nga VOA

rabia yaqoobi afganet ne shqiperi firooz mashoof

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin