LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Kosova me masa shtesë sigurie pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit

Në njoftim thuhet se gjatë mbledhjes u vu në pah “ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit”.

30 November 2024, 15:31 Nga I.A

VOA: Kosova me masa shtesë sigurie pas shpërthimit që dëmtoi

KOSOVË- Këshilli i Sigurisë së Kosovës miratoi gjatë natës masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve thelbësore, pas shpërthimit të së premtes që dëmtoi një kanal që furnizon me ujë disa qytete dhe termocentralet e vendit nga liqeni i Ujmanit në veri.

Në një komunikatë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit thuhet se “indikacionet e para sugjerojnë se ky sulm i radhës është orkestruar nga shteti serb, i cili ka kapacitete për një sulm të këtillë kriminal e terrorist. Elemente të organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiq nën dirigjimin e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë planifikojnë e ushtrohen në Serbi për sulme të këtilla profesioniste”.

Në njoftim thuhet se gjatë mbledhjes u vu në pah “ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit”.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit “diskutuan masat emergjente që janë marrë dhe po ndërmerren për të zbutur pasojat e sulmit dhe për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend. Janë ndërmarrë hapa konkretë për të rikthyer situatën në normalitet duke siguruar qytetarët se furnizimi me ujë dhe energji elektrike do të rregullohet sa më shpejt”.

Për më tepër, “Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim. Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se policia po zhvillon hetime dhe ka kryer bastisje në veri.

“Ka arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë dhe fuqinë e ligjit të drejtë të Kosovës”, tha kryeministri Kurti gjatë një vizite në vendin e shpërthimit.

Por as ai e as policia nuk dhanë hollësi të tjera rreth operacionit.

Shpërthimi i së premtes që kaloi pa dëme në njerëz, u krye në në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, një komunë e banuar me shumicë serbe në veri.

Nëpërmjet kanalit të dëmtuar furnizohen me ujë disa qytete si dhe Korporata Energjetike e Kosovës, që është prodhuesi kryesor i energjisë elektrike në vend.

Mëngjesin e së shtunës autoritetet thanë se kanë kryer një “rregullim të përkohshëm në kanalin e dëmtuar” dhe shpresojnë që furnizimi me energji elektrike të vazhdojë “i pa cenuar”.

Shpërthimi u dënua në shkallë të gjerë nga institucionet e partitë politike si dhe diplomatët perëndimorë në Kosovë.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja dënuan ashpër sulmin “i cili pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës”.

Në një komunikatë të publikuar të shtunën, KFOR-i tha se “është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që autorët të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”.

Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri përreth kanalit dhe në zonat përreth si dhe ka ofruar mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë, thuhet në njoftim në të cilin ritheksohet përkushtimi i këtij misioni ndaj mandatit të tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës në mënyrë të paanshme.

Serbia dënon sulmin ndërsa mohon përfshirjen

Ministri i jashtëm serb Marko Gjuriç dënoi të shtunën sulmin duke theksuar se veprime të tilla shkatërruese janë të papranueshme dhe kërcënojnë qëndrueshmërinë e brishtë.

Në një podstim në rrjetet sociale ai hodhi poshtë pretendimet e qeverisë së Kosovës se prapa sulmit qëndron Beogradi zyrtar.

“Ndërsa regjimi etnonacionalist i (Albin) Kurtit ka nxituar të drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të nxituara janë një shmangie e qëllimshme, duke treguar potencialisht përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit. Këto akuza të pabaza dëmtojnë përpjekjet për dialog konstruktiv dhe shërbejnë vetëm për të përshkallëzuar tensionet në një situatë tashmë të ndjeshme”, shkroi ai duke nënvizuar se Serbia kërkon pa mëdyshje përgjegjësi për autorët e këtij sulmi të pamatur.

Zoti Gjuriç tha se Serbia është e gatshme të ndihmojë financiarisht dhe teknikisht në riparimin e dëmeve në kanalin e dëmtuar ndërsa bëri thirrje që të gjitha palët t'i rezistojnë provokimeve dhe t'i japin përparësi dialogut, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit.

Shqipëria dënon sulmin në Zubin Potok

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i shprehu mbështetje Kosovës për siç tha, “përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”. Në një postim në rrjetet sociale ai tha se bisedoi në telefon me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë së cilës “dënova ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive... që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, shkroi ndërkaq se “akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cenon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian”.

Duke bërë thirrje që ngjarja të zbardhët dhe ndëshkohet sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, kryeministri Rama tha se “ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së”.

Sulmi i së premtes në mbrëmje ishte i treti në një periudhë 72 orëshe në veriun Kosovës. Granata dore u hodhën më parë në një stacion policie dhe në ndërtesën e komunës në Zveçan./VOA

shperthimi ne zubin patok

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin