LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Zjarri në Pishë Poro do të sjellë pasoja të mëdha dhe afatgjata

Studiuesit bëjnë thirrje të ndërtohet një plan për rimbjelljen me pisha dhe të mos hidhen hapa në uljen e statusit mbrojtës të zonës që më pas mund të sillte zhvillime ndërtimore.

7 October 2023, 19:54 Nga I.A
VOA: Zjarri në Pishë Poro do të sjellë pasoja të
Zjarri

FIER- Djegia e zonës së mbrojtur të Pishë Poros do të sjellë pasoja të mëdha afatgjata vlerësojnë studiuesit e shkencave të natyrës dhe përfaqësues të organizatave mjedisore. Sipas tyre dëmtimi i brezit me pisha rreth 70 vjeçare që mbronin depërtimin e detit do të rrisë dukshëm erozionin detar dhe përmbytjet dhe do të ketë pasoja afatgjata për klimën dhe turizmin në këtë zonë. Studiuesit bëjnë thirrje të ndërtohet një plan për rimbjelljen me pisha dhe të mos hidhen hapa në uljen e statusit mbrojtës të zonës që më pas mund të sillte zhvillime ndërtimore.

Zjarret që vijuan për 10 ditë në zonën e mbrojtur të Pishë Poros në Fier, pjesë e peisazhit të mbrojtur Pishë Poro -Nartë kanë lënë pas pasoja të mëdha. Pamjet me dron dëshmojnë se pjesa dërmuese e sipërfaqes me pishë të butë mesdhetare gati 70 vjecare është përfshirë nga zjarri që ka shkrumbuar çdo gjë në katet e poshtme, bimësinë dhe faunën.

Profesori i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Tiranës Lulëzim Shuka thotë se brezi mbrojtës i pishave që u krijua para viteve nëntëdhjetë kishte një rol mjaft të madh në mbrojtjen e depërtimit të detit në brendësi të tokës.

Ky brez pishash i krijuar artificialisht para viteve nëntëdhjetë krijoi një perde apo barrierë mbrojtëse për pengimin e hyrjes së ujrave të kripura të detit në pjesën e brendshme të tokës duke mundësuar kështu shkripëzimin e pjesës së brendshme, e ndihmuar dhe nga rritja e nivelit të Vjosës që derdhet në det gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit. Gjerësia e këtij pylli shkon nga disa metër psh 10,20,30 metër deri në 2, 5 kilometër duke krijuar jo vetëm një barrierë mbrojtëse, por edhe një ekosistem, pavarësisht se articifial, shumë të rëndësishëm për nga pikëpamja e biomasës.

Zoti Shuka thotë më tej se pylli me pisha prodhonte rreth 30 kilogramë biomasë në vit e cila është shumë më e madhe se biomasa që prodhohet nga tokat e kripura që është gati gjysëm kilogramë në vit.

Pyjet e drurit janë përthithësit kryesorë të dioksidit të karbonit dhe njëkohësisht rezervuesit e saj. Dhe nga pikëpamja shkencore ky pyll siguron 30 -35 kilogramë biomasë në vit një masë shumë herë më e madhe e krahasur me bimët e kultivuara që shkon 1 deri në 1,5 kilogramë , e krahasuar me bimët natyrore të tokave të kripura që prodhojnë më pak se gjysëm kilogramë biomasë në vit.

Zoti Shuka flet për efektet që krijon një djegie duke krahasuar me zona që janë prekur nga zjarret në një shkallë shumë më të vogël në vitet nëntëdhjetë.

Planet me dron të këtyre zonave përpara se të përfshiheshin nga zjarret e fundit tregojnë se bimësia nuk është rikuperuar ende në ato vatra që u dogjën 30 vite më parë dhe gjate dimrit ujrat e detit depërtojne lirisht duke sjellë përmbytje.

Gati çdo dy vjet bëj ekspedita dhe vizita në zonë për të parë edhe strukturën dhe popullatën e disa llojeve specifik të zoëns bredgetare. Në pjesën jugore të grykëderdhjes së Vjosës tek ai zjarr që ka qenë para 30-35 viteve tani natyra ka filluar të eleminojë pjesën krysore të paosjave të djegieve. Kjo do të thotë që një zjarr do dhjetëra vite të riparohet, nëse ndërhyhet artificialisht me pyllëzime.

“Zakonisht djegie të tilla shoqërohen me ulje të statusit të mbrojtjes së zonës, thotë Zydjon Vorpsi i organizatës shqiptare për mbrojtjen e natyrës (PPNEA),por kjo nuk duhet të ndodhë sipas tij me pyllin e Pishë Poros.

Ndërhyrja duhet sa më shpejt, duhet ripyllëzim dhe një ruajtje strikte dhe pse zona tashmë është e djegur. Gjëja që ndodh zakonisht është që kur zonave u bie vlera natyrore apo ka dëmtime të kësaj mase hiqen nga zona e mbrojtur por kjo nuk duhet të ndodhë me këtë zonë por për më tepër duhet shtuar mundimi për ta rikthyer, ndonëse pas shumv vitesh, sic ka qenë.

Dëmi është kolosal dhe nga pikëpamja turistike thorë zoti Shuka pasi peisazhi i pishave nuk mund të rikthehet për dhjetëra vite dhe vija e plazhit mund të pësojë transformime pikërisht nga mos mbrojtja më e erozionit detar nga brezi me pisha. Ka zona ku dunat e rërës janë në një nivel me detin dhe nuk e pengojnë depërtimin e ujrave tha zoti Shuka. Djegia e Pishë Poros ka ngjallur reagime të forta të specialistëve të pyjeve në rrjetet sociale edhe për pamundësinë e strukurave shtetërorë të emergjencave për të vënë në kontroll zjarret.

Megjithë përkushtimin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Fier, prefekturës së Fierit, reparteve zjarrfikëse nga disa bashki dhe qarqe dhe forcave të armatosura qeveria shqiptare nuk kishte mjete për ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarreve masive. Në zonë fluturuan për shuarjen e zjarreve vetëm disa herë dy avionë grekë në kuadër të ndihmës së mekanizmit europian të mbrojtes civile.

Kjo ndihmë u kërkua pas gati një jave kur ishte shfaqur zjarri masiv që kishte dëmtuar disa qindra hektarë me pisha dhe bimësi. Nga vlerësimet e specialistëve në terren nuk pati asnjë ndikim në kufizimin e vatrave që vijuan edhe pas ndërhyrjes tejet të kufizuar nga ajri.

Marrë nga VOA

lulëzim shuka zjarri ne pishporo

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin