12 February 2023, 08:49
Nga A.B
Policia
TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhjen e një automjeti më pas shitjen e pjesëve të tij. Në pranga kanë rënë Xhuljano Sorra, 29 vjeç dhe Ahmet Musaogullari, 26 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", të kryer në bashkëpunim. Në datën 24 janar, dy të rinjtë kanë vjedhur një makinë tip ‘Benz’ në Laprakë. Më pas e kanë çmontuar dhe pjesët e makinës i kanë shitur në pika shitjes për pjesë të përdorura automjetesh.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Demolition", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhën një automjet, e çmontuan në pjesë dhe më pas i shitën ato, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 2 aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Demolition".
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:
- Xh. S., 29 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, më datë 24.01.2023, kanë vjedhur një automjet tip "Benz", në Laprakë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Xh. S. dhe A. M., pasi kanë vjedhur automjetin, e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike, si dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
xhuljano sorra ahmer musaogallari arrestim ne tirane
Aktualitet
12 February 2023, 08:36
A.B
Termet
TIRANË- Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 08:24 në vendin tonë. Tër...
Aktualitet
12 February 2023, 08:23
A.B
Protesta dhe Big Brother VIP
TIRANË- Realiteti dhe spektakli duket se nuk janë të ndara për shqiptarët. Ditën e djeshme, nj&e...
Aktualitet
12 February 2023, 07:38
A.B
Elta Bajrami
Nga një eksperiment me sodë buke, uthull dhe një balonë e deri te krijimi i nanosatelitit të parë në Kosov&...
Aktualitet
12 February 2023, 07:23
A.B
Moti
TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore. Temperaturat minimale do të l...
Aktualitet
11 February 2023, 21:16
a.l
Ambra Ceka
TURQI- Ambra Ceka, studentja shqiptare në Ankara ka vendosur të solidarizohet dhe të dhurojë paratë e bursës s&eum...
Aktualitet
11 February 2023, 21:17
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali për trafik të lëndëve narkotike. B&e...
Aktualitet
11 February 2023, 21:08
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite e 6 muaj burg në Itali, pasi është shpallur ...
Aktualitet
11 February 2023, 20:31
I.A
Foto Ilustruese
DDURRËS- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një 66-vjeçar me inicia...
Aktualitet
11 February 2023, 19:54
F.M
Ëngjëll Brahimi
KANADA- Mediat lokale në Montreal kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Ëngj&eu...
Aktualitet
11 February 2023, 19:31
I.A
protesta
TIRANË- Dy persona janë shoqëruar në polici ditën e sotme për protestën. Mësohet se të dy person...