19 September 2022, 20:04
Nga F.M
Gazetari Elton Qyno
TIRANË- Gazetari Elton Qyno tha se 19-vjeçari Erjon Xhenje që u vra në Shkodër një natë më parë dyshohet se ka pasur gisht në atentatin ku mbeti i ekzekutuar Ismet Çekorja. I ftuar në OraNeës, Qyno tha se të paktën deri më tani dyshohet se janë dy persona që kanë kryer atentatin dhe se njëri ka qëlluar në lokal dhe tjetri ka pritur në motor. Ai shtoi se Xhenje, edhe pse i vogël, ishte në rrethin shoqëror të një grupi kriminal e ishte përfshirë në ngjarje.
“Autori ka hipur më këmbë në lokal dje e ka ekzekutuar në sy të 5 shokëve të tij. Duket si një ngjarje e njëjtë me vrasjen e Ismet Çekores. Kemi një person që është afruar me motor, e ka qëlluar dhe më pas është larguar duke e djegur motorin. Të paktën deri më tani dyshohet se janë dy persona që kanë kryer atentatin. Njëri ka qëlluar në lokal dhe tjetri ka pritur në motor. Ngjarja ka ndodhur në një situatë kur policia ishte e fokusuar në mbarëvajtjen e një ndeshje në stadiumin “Loro Boriçi”. Prandaj autorët e kanë pasur të lehtë të largohen dhe të zhduken. Viktima edhe pse i vogël përfaqësonte një background. Ai nuk ka qenë i proceduar, por ka qenë në rrethin shoqëror të një grupi kriminale. Ai punonte në stallën e tyre të kuajve dhe ka pasur 2 kushërinj që janë përfshirë në një atentat vrasjeje në Shkodër dhe sot e kësaj dite janë në kërkim. Ky i ri dashur pa dashur ka ngelur viktimë e rrethit familjarë dhe shoqëror të tij. Pista e parë është hakmarrja dhe lidhet me luftën e bandave kriminale në këtë zonë. Mendohet se 19-vjeçari mund të ketë qenë përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores, por nuk ka konfirmime. Prandaj vrasja e 19-vjeçarin po hetohet edhe për rastin e vrasjes së Ismet Çekores,”- tha Qyno.
Erjon Xhenje u qëllua me mbi 30 plumba mbrëmjen e kaluar në Shkodër. 19-vjeçari ishte ulur në një lokal, duke konsumuar kafe në momentin që mbeti i vdekur. Xhenje, rezulton të jetë i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenje, 29-vjeç.
elton qyno vritet erjon xhenje erjon xhenje
Aktualitet
19 September 2022, 18:02
F.M
Edi Rama dhe satelitët
TIRANË- Policia e Shtetit ka listuar shërbimet që do të përfitoheshin nga nisma e kryeministrit Edi Ra...
Aktualitet
19 September 2022, 19:42
e.k
Foto ilustruese
GREQI- Një grua në Volos, e cila nuk mund të duronte më kërcënimet dhe sulmet ndaj saj, vendosi t'u japw...
Aktualitet
19 September 2022, 19:02
F.M
Arben Kraja
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur zyrtarisht garën për paraqitjen e kandidaturave për drejtues...
Aktualitet
19 September 2022, 18:59
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Një grua me makinë ka aksidentuar një 18-vjeçare në Durrës. Mësohet se 36-vjeç...
Aktualitet
19 September 2022, 18:54
I.A
Ambasada Shqiptare ne Athine
GREQI- Autoritetet greke kanë reaguar në lidhje me alarmin për vendosjen e një bombe në ambasadë...
Aktualitet
19 September 2022, 18:00
F.M
Faruk Ozer
TIRANË- Shtëpia e Andi Dukës, djalit të një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë është ...
Aktualitet
19 September 2022, 18:19
F.M
Policia e Shtetit
TIRANË- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje mediave audiovizive, të shkruara e online që të mos p...
Aktualitet
19 September 2022, 18:03
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në nj...
Aktualitet
19 September 2022, 17:48
F.M e.k
Hajdije Hyseni
PUKË- Një qytetare nga Puka me profesion infermiere ka treguar bisedën që ka pasur me kryebashkiun për të cili...
Aktualitet
19 September 2022, 17:42
F.M
DEA
TIRANË- Të tjera e-maile vijojnë të zbardhen pas rrjedhjes së dosjeve sekrete të Policisë së Sh...