6 July 2023, 09:45
Nga k.m.
Gjokë dhe Eduart Gurra
SHKODËR- Edhe pse ka kaluar gati një javë nga vrasja e dyfishtë e babë e bir në fshatin Sumë të Dukagjinit, ende nuk ka asnjë person të arrestuar. Gjokë dhe Eduard Gurra, u ekzekutuan me 8 plumba kallashnikovi, ndërsa organet e hetimit deri në këtë fazë kanë mbetur në kuadër të dyshimeve mbi disa persona, banorë të zonës.
Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” se një pjesë e banorëve të zonës janë marrë në pyetje, por dëshmitë e tyre nuk kanë pasur asnjë interes lidhur me hetimet, pasi kanë raportuar se kanë dëgjuar vetëm të shtënat me armë zjarri. Por po ashtu, në Komisariatin e Shkodrës është shoqëruar dhe personi me të cilin një vit më parë Gjokë Gurra, është konfliktuar për shkak të biznesit të druve.
Ai ka treguar se ditën e krimit, nuk ka qënë fare në fshatin Sumë. Por gjatë gjithë ditës ka qëndruar në Shkodër. Për të bindur policinë, personi ka vënë në dispozicion dhe disa pamje filmike, ku dukej silueta e tij në Shkodër.
Vrasjen e dyfishtë, Policia dyshon se e kanë kryer dy persona, njëri që në mesditë ka djegur shtëpinë e Gjokë Gurrës dhe një i dytë që ka zënë pritë me armë në hyrje të fshatit Sumë. Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë janë duke u kryer, lidhur me pistën e kultivimit të drogës në zonën e Dukagjinit dhe tregtisë së lëndës drusore.
Ndërsa pista e dytë, është ajo e konflikteve për shkak të tregtisë së lëndës drusore. Gurra, dikur ka shërbyer në policinë e Shkodrës, por kohët e fundit merej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr. Ai kishte zënë disa zona pyjore për ti prerë dhe lëndën drusore e zbriste në Shkodër ku e shiste. Për shkak të këtij aktiviteti Gurra, një vit më parë është konfliktuar me një bashkëfshatarin e tij, me të cilin janë përplasur me grushta.
Konflikti është mbyllur më heshtje, por ky sherr mund të ketë shërbyer si indicie për goditjen e babë e bir me 8 plumba kallashnikovi. Megjithatë hetimet ende vazhdojnë.
eduart gurra gjoke gurra vrasje e dyfishte ne shkoder
Aktualitet
6 July 2023, 09:33
f.i
studentët
TIRANË- Sipas projekt-ligjit “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programi...
Aktualitet
6 July 2023, 09:26
f.i
studentët
TIRANË- Dje qeveria miratoi vendimin për të mbajtur me detyrim për 5 vite studentët e mjekësisë...
Aktualitet
6 July 2023, 09:26
k.m.
Ramazan Sino
KRUJË- Sulmi me armë ndaj familjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë-Krujës, duket se ësht&e...
Aktualitet
6 July 2023, 09:18
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- 2 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit p...
Aktualitet
6 July 2023, 08:19
f.i
foto ilustruese
IRAN- Media iraniane i ka kushtuar një artikull problematikave të Iranit, duke e nisur nga situata në Shqipëri. N&...
Aktualitet
6 July 2023, 07:04
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm. Në pjesën e parë të ...
Aktualitet
5 July 2023, 23:01
m.s
gjoba nga policia
TIRANË- Gazetari Shaban Sulçe ka ngritur një shqetësim mbi vjedhjen e mashtrimin që bëhet haptazi lidhur...
Aktualitet
5 July 2023, 22:09
m.s
File Lleshi
KURBIN- “Stop” ishte në Kurbin, pasi File Lleshi tregoi se jetonte me bashkëshortin dhe djalin e saj të madh në...
Aktualitet
5 July 2023, 21:42
m.s
turistet ne mes te detit
DHËRMI- Policia Kufitare në Dhërmi ka shpëtuar dy turistëve amerikanë, të cilët ishin bll...
Aktualitet
5 July 2023, 21:39
A.B
“Në Shënjestër”’ sjell këtë mbrëmje detajet dhe anët e panjohura të vrasjes së Endri Must...