LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Franc Konomit, flasin familjarët e tij/ Gruaja: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti. I biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

Pas shumë vitesh, familjarët e tij, djali Xhoni dhe gruaja Rovena, kanë vendosur të flasin për herë të parë. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me Eni Çobani, familjarët Konomit kanë kërkuar të drejtën e tyre mbi pasurinë trashëgimore.

14 September 2026, 20:09 Nga E. D

Vrasja e Franc Konomit, flasin familjarët e tij/ Gruaja: Hotelin ia mori

TIRANË- Vrasja e Franc Konomit, një prej ngjarjeve më të përfolura, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Pas shumë vitesh, familjarët e tij, djali Xhoni dhe gruaja Rovena, kanë vendosur të flasin për herë të parë. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me Eni Çobani, familjarët Konomit kanë kërkuar të drejtën e tyre mbi pasurinë trashëgimore.

Xhoni mes lotësh dhe emocionesh të forta shprehet se ka 17 vite që jeton me brengën e vrasjes së të atit teksa shton se edhe vetë ai ka qenë në shënjestër të grupeve kriminale, ku i është bërë atentat dy herë.

Ai tregon se dhimbja për humbjen e babait e kishte çuar në një gjendje të rëndë emocionale, deri në mendime për t’i dhënë fund jetës, por sipas tij, besimi te Zoti e ka mbajtur gjallë. Ai rrëfeu gjithashtu se ishte vetëm 15 vjeç kur babai u vra dhe se ishte rritur kryesisht mes grave të familjes, duke e ndjerë mungesën e figurës atërore në momentet më të rëndësishme të rritjes së tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

"Nuk po dal vetëm për të drejtën e vetes time, por edhe për të motrës sime. Po dal për një shkak që është prej 17 vitesh, një dhimbje që nuk e di asnjë njeri. Që mua ma kanë vrarë babin prej 17 vitesh. Babi im quhej Franc Konomi, unë jam djali i Franc Konomit, që kurrë nuk kisha të drejtën për t’i thënë vetes që unë isha gjaku i atij. Pse?! Kur më vranë babin deshën që të më vrisnin edhe mua dy herë. Zoti e di që më ka mbrojtur, nuk është njeriu më i madh se Zoti. Ajo që bëhet, bëhet vetëm sepse do Zoti, asnjë njeri tjetër nuk ka fuqi në këtë botë. Unë e di kjo deshi që të më mbronte mua. Më tha që ‘mos u merr me këto punë, lëri mbrapa’. Unë nuk e përballova dot atë dhimbje dhe doja që të vrisja veten. Desha që të mbysja veten me lloj-lloj mënyrash që ju nuk ia keni idenë. Por, nuk ka dashur Zoti që të më marrë, nuk ka dashur. Kam dashur që të iki, sepse nuk e përballoja dot. Unë jam rritur vetëm me femra në familjen time, nuk e kam pasur një burrë që të më tregonte se si të rruhesha apo të sillesha. Iku që kur unë isha 15 vjeç, unë e shikoja babin vetëm gjashtë javë në verë, asnjë gjë," tha djali i Franc Konomit, Xhoni.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e të ndjerit Franc Konomi, Rovena, ka rrëfyer për herë të parë detaje mbi pasuritë që, sipas saj, ka lënë bashkëshorti pas vdekjes. Rovena tha se Franci kishte lënë shtëpinë dhe një hotel, për të cilin pretendon se ishte ndërtuar prej tij ndër vite, ndërsa akuzoi kunatin, Adi Konomi, se e kishte marrë hotelin dhe më pas ia kishte shitur një personi tjetër.

Ajo tregoi se kishte mësuar për shitjen e hotelit kur ishte kthyer në Shqipëri dhe se nuk e kuptonte se si një pronë e bashkëshortit të saj mund të shitej nga dikush tjetër. Rovena foli edhe për makinën ku Franc Konomi humbi jetën.

Ajo tha se pas vrasjes policia i kishte kërkuar të merrte automjetin, por ajo kishte refuzuar, pasi nuk dëshironte të mbante makinën ku kishte ndërruar jetë bashkëshorti i saj. Sipas rrëfimit të saj, vetëm një javë më vonë ajo pa vëllain e Francit duke e përdorur dhe lëvizur me të njëjtën makinë në Tiranë.

"Franceska, vajza ime, ka qenë edhe në Greqi. Ka qenë te gjyshja e saj dhe unë kam folur në kamer me të. Gjyshja e saj unë e di shumë mirë, që ajo nuk është pjesë e kësaj gjëje. Vjehrra ime i ka thënë vajzës që ty të takon gjithçka nga babi jot dhe duhet t’i shkosh nga mbrapa. Franci ka lënë shtëpinë e tij, ka një hotel të cilin e ka ndërtuar gjithë këto vite, që kemi qenë në Gjermani. Unë mundoja që të investoja dhe të jepja një kontribut sa të mundja. Po. Unë kur shkova që pija një kafe, mbaj mend që ne bëmë një piceri, pishinë, kemi pasur dhe dhoma ku vinin turistit.

Pyeta se i kujt ishte ky hotel, më thanë “ka qenë i Franc Konomit, e ka marrë Adi Konomi dhe ia ka shitur një personi tjetër”. Si mund të shesësh ti një pronë që nuk është e juaja. Ai nuk ka kontribuar kurrë për shtëpinë, ka qenë Franc Konomi që i ka mbajtur, e di një Tiranë e tërë.  Unë shkova në Gjermani. Pasi u bënë të gjitha këto situata Franci kishte lënë një ‘Benz’ në të cilin u vra dhe një ‘BMË’, më erdhi policia dhe më tha që t’i merrja. Unë të merrja një ‘Benz’ ku ka humbur jetën burri im, dua që të digjet ai ‘Benz’.  Kur pas një jave shikoj vëllain e vet, e kishte larë makinën dhe lëvizje në mes të Tiranës. Të vritet vëllai jot dhe ti të hipësh te ajo makinë, ku ka dhënë shpirt?!" tha Rovena.

Si ndodhi vrasja e Franc Konomit?

Franc Konomi u qëllua me 10 plumba për vdekje më 8 korrik të vitit 2010, në afërsi të “Pazarit të Ri”. Ai u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Mercedez Benz”, ngjyrë e zezë. Franc Konomi ishte personi i fundit i mbetur gjallë nga ai grup të rinjsh që në Tiranë konsideroheshin “të fortë” e bënin ligjin në vitet ’90./Dosja.al

franc konomi xhoni konomi rovena

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin