LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokurorët kërkesë Olsian Çelës: Mbledhje urgjente për sigurinë e magjistratëve! Duhet një reflektim urgjent institucional dhe një vendimmarrje kolektive

Në kërkesën drejtuar kundrejt saj, thuhet se qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës të funksionarëve të saj.

8 October 2025, 12:33 Nga E.d
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokurorët kërkesë Olsian
Foto ilustruse

TIRANË - Prokurorët dhe magjistrantët i kanë dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjthshme, në të cilën i kërkojë të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Në kërkesën drejtuar kundrejt saj, thuhet se qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës të funksionarëve të saj.

Kjo kërkesë vjen menjëherë pas ngjarjes e cila tronditi opininon publik, ku gjykatësi Astrit Kalaja u ekzekutua në ambjentet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Në shkresën e cila mbart 83 firma të magjistratëve nga i gjithë vendi, kërkohet të diskutohet mbi sigurinë fizike në ambientet e prokurorive, kushtet e transportit dhe lëvizjes së prokurorëve, rishikimin e standardeve të sigurisë në raport me praktikat e Bashkimit Evropian si dhe marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e sigurisë së funksionarëve të drejtësisë.

Gjithashtu ata kërkojë që në këtë mbledhje të diskutiohet edhe çështja e gjuhës së urrejtjes ndaj magjistratëve dhe prokurorëve. Sipas tyre kjo është mbështetur nga aktorët mediatik, politikë dhe portalet online. Në fund të shkresës drejtuar Prokurorisë së Përgjithsme, ata kërkojnë që kjo mbledhje të zhvilohet brenda një afati kohor sa më të shkurtër, duke marrë parasysh edhe rastin e ndjeshëm që trajton.

Kërkesa e plotë:

DREJTUAR:

Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë

Z. Olsian Çela
Këshillit të Lartë të Prokurorisë


Lënda:

Kërkesë për thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë për diskutimin e çështjeve të sigurisë fizike dhe mbrojtjes së figurës dhe dinjitetit të magjistratëve.

Të nderuar,

Ne, të nënshkruarit prokurorë të Republikës së Shqipërisë, duke u mbështetur në nenin 113 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në nenet 54–56 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, kërkojmë thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Kjo kërkesë vjen si pasojë e ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një magjistrati (gjyqtari) gjatë ushtrimit të detyrës, e cila ka tronditur të gjithë trupën e drejtësisë dhe ka nxjerrë në pah boshllëqe serioze në sistemin e sigurisë, brenda dhe jashtë institucioneve të drejtësisë. Kjo situatë kërkon një reflektim të menjëhershëm institucional dhe një vendimmarrje kolektive, në mënyrë që magjistratët të mos jenë më të ekspozuar ndaj riskut fizik apo institucional në kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese.

Megjithëse nenet 111–116 të ligjit nr. 115/2016 parashikojnë mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për qëllime zgjedhore (zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së dhe të Shkollës së Magjistraturës), vetë ekzistenca e këtij organizmi në ligj përbën njohje formale të tij si organ kolegjial përfaqësues i trupës së prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Asnjë dispozitë ligjore nuk ndalon që kjo mbledhje të thirret edhe për çështje të tjera me interes të lartë publik, profesional apo institucional. Përkundrazi, parimet kushtetuese të pavarësisë dhe vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë (neni 147 i Kushtetutës dhe nenet 2, 3 e 4 të ligjit nr. 115/2016) kërkojnë që trupa e magjistratëve të ketë mundësinë të vetorganizojë qëndrime kolektive për situata që ndikojnë drejtpërdrejt ushtrimin e detyrës dhe sigurinë personale të anëtarëve të saj.

Ngjarja tragjike e vrasjes së një magjistrati gjyqtar në sallën e gjyqit, në krye të detyrës, përbën një rast të jashtëzakonshëm që tejkalon kufijtë e çështjeve të zakonshme të administrimit të drejtësisë. Në këtë rrethanë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin moral dhe institucional për të reaguar përmes thirrjes së Mbledhjes së Përgjithshme, me qëllim koordinimin e një përgjigjeje të unifikuar ndaj rreziqeve që prekin sigurinë e magjistratëve dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.

Ky interpretim është në përputhje me frymën e ligjit dhe praktikën ndërkombëtare, ku organet vetëqeverisëse të sistemit të drejtësisë mblidhen jo vetëm për çështje zgjedhore, por edhe për emergjenca institucionale që kërkojnë përgjigje të përbashkët. Qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës, integritetit dhe pavarësisë funksionale të magjistratëve, përfshirë:


Homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja/ Trupi i tij do të prehet në Shkodër
– Sigurinë fizike në ambientet e prokurorive (kontrollin e hyrjeve, pajisjet e sigurisë, praninë e policisë gjyqësore dhe të policisë së shtetit);

– Kushtet e transportit dhe lëvizjes së prokurorëve, si dhe nevojën për kompensim apo mbështetje institucionale për transportin dhe akomodimin;

– Rishikimin e standardeve të sigurisë në raport me praktikat e Bashkimit Evropian dhe udhëzimet e CEPEJ dhe Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë;

– Marrjen e masave konkrete për garantimin e kushteve minimale të sigurisë, konfidencialitetit dhe dinjitetit në ushtrimin e detyrës.

Në këtë kuadër, vlerësojmë të domosdoshme që në mbledhje të trajtohet edhe çështja e gjuhës së urrejtjes ndaj magjistratëve, prokurorëve, e manifestuar herë pas here nga përfaqësues të politikës, mediat dhe portalet online. Kjo dukuri cenon autoritetin institucional dhe pavarësinë funksionale të trupës së magjistratëve, duke krijuar një klimë presioni dhe pasigurie në ushtrimin e detyrës. Është e nevojshme që sistemi i prokurorisë, përmes organeve të veta përfaqësuese, të mbajë një qëndrim të qartë institucional ndaj këtij fenomeni dhe të ndërmarrë nisma për forcimin e mbrojtjes së figurës, dinjitetit dhe sigurisë së magjistratëve.

Në përputhje me ligjin, kjo kërkesë mbështetet nga jo më pak se një e dhjeta e trupës së prokurorëve të Republikës.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e lartë dhe urgjencën që kjo situatë ka krijuar në sistemin e akuzës, kërkojmë që mbledhja të thirret brenda afatit më të shkurtër të mundshëm, në mënyrë që vendimet e saj të shërbejnë si bazë për propozime konkrete ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, për forcimin e sigurisë së magjistratëve në të gjitha nivelet.

Me respekt,
Prokurorët/magjistratë

Eni Çulli
Redona Ndoni
Irma Velo
Ervis Aliaj
Elisa Çela
Leonard Suçi
Blerina Karaj
Pierind Çuka
Albulena Kuliçi,
Besmira Vishe,
Ndricim Halilaj,
Entela Hasmuja
Elsa Gjeli
Malvina Pellumbi
Albert Murcaj
Alisa Spahja
Drini Zeqo
Roland Paja
Urim Kalia
Ledjana Shkurti
Teuta Pisku
Miklevana Qema
Marilda Frasheri
Arjeta Plaku
Renato Tosku
Shqiponja Milla
Irena Sufaj
Olta Hadushaj
Nertila Bregu
Iva Harka
Ema Lazaj
Denisa Plaku
Aulona Haxhiraj
Blerina Musabelliu
Bledar Bala
Ledion Tema
Esmeranda Basho
Valbona Maja
Hava Memko
Silvana Belishta
Adnan Hoxha
Dhorina Theodhori
Enea Babameto
Arber Delilaj
Klerta Gjika
Artenida Toska
Anjeza Topciu
Ermira Prifti
Enkelejda Mecka
Klejdi Mullaj
Briselda Zhuzhi
Arisa Shkrepi
Vasjana Postol
Nertila Miftaraj
Matilda Fetahu
Matilda Peza
Edlira Bako
Bruno Stërmasi
Briken Mile
Fabjola Llaha
Masila Lulaj
Griselda Haxhiaj
Vilma Kapaj
Brisida Leka
Anisa Giu
Valbona Verzeroli
Kristi Jorgji
Jonida Allushi
Greta Dreni
Elona Gixhari
Oliana Gjergjefi
Skerdi Sinanaj
Iva Hoxha
Aida Yzeiraj
Ankela Dake
Malbora Dinaj
Elda Goxhaj
Denis Hyka
Ermira Manelli
Sonila Qerolli
Aida Cakaj
Ervis Aliaj
Ismet Dervishi
Elisa Çela
Gëzim Spahiu
Data: 07/10/2025.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

 

shkresë mbledhja e përgjithshme e prokurorëve astrit kalaja

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin