17 December 2024, 12:46
Nga N.F
Edi Lulo
ATHINË- Policia greke dy ditë pas vrasjes mafioze të regjistruar në Athinë ka rihapur edhe njëherë hetimet për vrasjen e një tjetër shqiptari të regjistruar më 9 maji 2024. Hetimet janë rihapur në lidhje me vrasjen e 32-vjecarit shqiptar, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi në Virona të Athinë. Viktima gjithashtu njihej shkurt si “Sidi”.
Ai kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua me armë brenda automjetit të tij. Ndërkohë mësohet se ka dyshime që atentati i së dielës në Thrakomakedones të Athinës, ku mbeti viktimë Irakli Davella mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrje të nisur nga Shqipëria. Objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë 46-vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa, i cili jeton në Dubai dhe në 9 dhjetor kishte shkruar në Greqi.
Më tej bëhet me dije se policia greke ka identifikuar edhe personin e tretë me të cilin ishin Irakli Davella dhe Edi Lulo. Mësohet se me viktimën dhe të plagosurin ishte një një shqiptar që njihet në Greqi me pseudonimin “Pigmakos” që në shqip përkthehet “Boksieri”. Ai rezulton me precedentë penalë për gjobvënie dhe vjedhje, ndërkohë që dyshohet se ka mbetur i plagosur lehtë në ngjarje. Policia greke është vënë në kërkim të tij, për të marrë dëshminë pasi rezulton se është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk është zbardhur shkak i kësaj ngjarje ndërsa dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Edi Lulo. Nuk përjashtohet mundësia që objektiv të kenë qenë të dy shqiptarët, si viktima edhe i plagosuri, pasi ata ishin disi në distancë kur është hapur zjarr ndaj tyre. Më tej bëhet me dije se autorët duket se kanë qëlluar ndaj të dyve duke rritur dyshimet se shënjëstër kanë qenë të dy. Më tej bëhet me dije se policia ende nuk ka rënë në gjurmët e automjetit tip “Polo” nga ku u hap zjarr, i cili ishte vjedhur disa orë më parë në Patisia të Athinës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 dhjetor rreth orës 13:15 jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se i plagosuri Edi Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Sipas Protothema, viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.
Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
vrasja e irakli davellas edi lulo roan brahimi alias sidorel prendi
Aktualitet
17 December 2024, 13:00
M.B
Foto ilustruese
BERAT- Një 47-vjeçar me inicialet G. S., ka ndërruar jetë në Berat pasi gjatë punimeve nga një su...
Aktualitet
17 December 2024, 12:40
r.ll
mario perlleshi, martin cani
TIRANË- Seanca gjyqësore në ngarkim të autorit të vrasjes së Martin Canit ka nisur në...
Aktualitet
17 December 2024, 12:25
r.ll
barnat dhe parate e sekuestruara
TIRANË- Pesë shqiptarë të Kosovës janë arrestuar sot në Rinas pasi tentuan të kalo...
Aktualitet
17 December 2024, 12:05
r.ll
parashqevi simaku
TIRANË- Rikthimi i Parashqevi Simakut pas zhdukjes së saj prej disa vitesh, ka qenë kryefjala e ditëve të fundit...
Aktualitet
17 December 2024, 11:59
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar ditën e sotme q&e...
Aktualitet
17 December 2024, 11:15
M.B
Foto nga arrestimi
TIRANA- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për shitjen e lëndës narkotike ekst...
Aktualitet
17 December 2024, 11:05
r.ll
arma
KAMËZ- Një 15-vjeçar është vënë në pranga sot në Kamëz, pasi ka kanosur me armë zjarri bashl&...
Aktualitet
17 December 2024, 10:38
N.F
Durres
DURRËS- Një 50-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tij ka ardh...
Aktualitet
17 December 2024, 10:10
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dësh...
Aktualitet
17 December 2024, 09:49
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dësh...