4 March 2024, 20:15
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gjykata e Apelit ka vendosur rihapjen pjesërisht të procesit gjyqësor ndaj Arbër Paplekajt i cili është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021.
Në seancën e sotme, është pranuar kërkesa e të pandehurit për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik të vendngjarjes nga ekspertë të fushës.
Gjithashtu gjykata e Apelit ka vendosur që para se të dalë me një përfundim lidhur me ankimimin e bërë nga Paplekaj kundër dënimit me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të marrë informacion lidhur me 2 persona të cilët akuzohen për dëshmi të rreme në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj të akuzuarit.
Po ashtu, pjesë e rihapjes së procesit gjyqësor është edhe marrja e informacionit për pezullimin e hetimeve ndaj personave që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.
“Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Marsela Pepi, anëtarë z. Fatri Islamaj dhe znj. Edlira Petri, pasi dëgjoi ankuesit mbi shkaqet e ankimeve të paraqitura, si dhe prokurorin e apelit Z. Genti Xholi, me vendimin e ndërmjetëm, vendosi:
Të përsërisë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor me qëllim marrjen e provave si më poshtë:
-Kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës, duke pranuar kështu kërkesën e të pandehurit A.P.
-Të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
-Të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje”, thuhet në njoftim.
Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 18.03.2024, ora 13.30.
pjerin xhuvani
Aktualitet
4 March 2024, 19:33
S.N
Grafiku
SHQIPËRI- Denoncimet për ngacmimet seksuale në vendin e punës në Shqipëri janë të ulëta, edhe pse feno...
Aktualitet
4 March 2024, 18:26
S.N
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë
KUÇOVË- Hapja e bazës ajrore të NATO-s ditën e sotme në Kuçovë ...
Aktualitet
4 March 2024, 18:27
I.A
Balazs Revesz
Të enjten, datë 29 shkurt, gjatë Asamblesë Vjetore, Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA...
Aktualitet
4 March 2024, 17:27
I.A
Burgu i Drenovës
KORÇË- Një i burgosur ka tentuar që ti vërë flakën qelisë së tij në burgun e Dren...
Aktualitet
4 March 2024, 17:57
S.N
Pamje nga vendngjarja
LUSHNJË- Një dëshmi tjetër ka dalë në dritë nga përgjegjësi i sektorit të Inspektor...
Aktualitet
4 March 2024, 17:36
S.N
Pamje nga vendngjarja
LUSHNJË- Një person i cili ishte dëshmitar në vendin ku ndodhi shpërthjimi në Lushnjë, ka thë...
Aktualitet
4 March 2024, 17:17
S.N
Pamje nga vendngjarja
LUSHNJË- Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnj...
Aktualitet
4 March 2024, 16:59
h.k
Foto ilustruese
BERAT-Një zjarr ka rënë në një banesë në Berat. Në banesën në pronësi të shtet...
Aktualitet
4 March 2024, 16:04
h.k
Irena Gjoka
TIRANË- Ky është formulari i vetëdeklarimit të gjyqtares Irena Gjoka e cila ditën e sotme është sulmuar...
Aktualitet
4 March 2024, 15:09
h.k
TIRANË-"Sulme të përsëritura për të ulur besimin ndaj gjyqtarëve"/ KLGJ reagon për Irenga Gjokën: Cënim i r&...