15 October 2025, 11:03
Nga M.L
Foto ilustruese
GREQI -Dy 22-vjeçarët që u arrestuan nga policia lidhur me krimin e dyfishtë brenda kampingut në Finikounda ku u vranë pronari grek dhe miku i tij shqiptar, kanë dhënë versione të ndryshme lidhur me atë çfarë ka ndodhur mbrëmjen e 5 Tetorit. Sipas burimeve për Protothema.gr, dy të rinjtë kanë komplikuar më tej çështjen me dëshmitë e dhëna, ku fajësojnë njëri-tjetrin si autorë të krimit.
22-vjeçari që u vetëdorëzua ditën e djeshme i shoqëruar nga avokati dhe u arrestua si bashkëpunëtor, pretendon se ka qenë shoku i tij që kreu vrasjen e dyfishtë. Ai pretendoi se mbërritën në vendngjarje me motor, por vetë qëndroi jashtë kampingut, ndërsa 22-vjeçari tjetër hyri brenda duke qëlluar pronarin grek dhe shqiptarin.
Pas dëshmisë së tij, policia vendosi në pranga edhe 22-vjeçarin tjetër si autor të krimit. Por, ky i fundit ka deklaruar para hetuesve se nuk ishte ai që qëlloi, duke ia hedhur fjalin të arrestuarit si bashkëpunëtor. Edhe pse nipi i viktimës e identifikoi si autor të krimit, 22-vjeçari dyshohet se i tha policisë se nuk kishte arsye të vriste askënd pasi nuk njihte asnjë nga viktimat.
“Shkova atje për paratë, nuk kisha arsye të vrisja askënd, personi tjetër hyri brenda dhe qëlloi”, pohoi ai.
Misteri i personit të tretë
Në të njëjtën kohë, hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse persona të tjerë janë të përfshirë në këtë rast. Nga hetimet ka rezultuar se një person tjetër është përfshirë në skenë, i cili vetëm pak minuta para krimit, ka pasur një bisedë telefonike me njërin nga dy 22-vjeçarët dhe më pas me një telefon celular që ndodhej brenda kampingut.
Këto telefonata u identifikuan nga analiza e antenave të telefonisë celulare përreth kampingut dhe përbëjnë një element që përforcon skenarin që efektivët kanë shqyrtuar që nga fillimi. Domethënë, ekziston një person nga mjedisi i ngushtë i pronarit 68-vjeçar të kampingut i cili është i lidhur me vrasjen e dyfishtë si organizatori./ Dosja.al
vrasja e pronarit te kampingut ne greqi
Aktualitet
15 October 2025, 10:40
M.L
Elman Abdule në GJKKO
TIRANA- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundë...
Aktualitet
15 October 2025, 10:37
M.L
TIRANA- Shoqata Europiane e Gjyqtareve (EAJ), pjesë e së cilës është dhe Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë, ka dal&eum...
Aktualitet
15 October 2025, 10:20
I.A
Milasin Ramaj
FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg ditën e sotme Milasin Ramajn, i cili u kap me arsenal armësh. Sot R...
Aktualitet
15 October 2025, 09:40
M.L
Foto ilustruese
BERAT- Asllan Fatiu ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme si autori i plagosjes së 85-vjeça...
Aktualitet
15 October 2025, 09:37
M.L
Foto ilustruese
MIRDITË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Mirditës, mes tyre dy vëllezër pas z...
Aktualitet
15 October 2025, 09:16
M.L
Granata
KUKËS- Banorët e Kukësit u zgjuan të alarmuar ditën e sotme, pasi u raportua për një bombë ofensive n&...
Aktualitet
15 October 2025, 09:12
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Organizata Drejtësi Sociale ka njoftuar një protestë përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në...
Aktualitet
15 October 2025, 08:54
M.L
Foto ilustruese, policia e Kukësit
KUKËS- Banorët e Kukësit janë zgjuar të tmerruar pasi një ngjarje e pazakont&eum...
Aktualitet
15 October 2025, 08:41
M.L
Foto ilustruese
DIBËR- Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi u kap duke transportuar mallra të k...
Aktualitet
15 October 2025, 08:17
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur tërësisht dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzeku...