"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Vrasja me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër/ Momenti kur të plagosurit merren me barrela (VIDEO)
Siç shihet në pamje të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa në vendngjarje humbi jetën Armando Pali, punonjësit i IKMT-së.
8 September 2025, 10:20Nga E. D
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga vrasja në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mentën të plagosur. Siç shihet në pamje të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa në vendngjarje humbi jetën Armando Pali, punonjësit i IKMT-së.
Ndërsa viktimë e dytë e këtij atentati mbeti 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), i cili ndërroi jetë prej plagëve të marra në spital. Ndërkohë, të plagosur mbetën Erogen Vaso (Brajoviq), vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç dhe kamerierja e lokalit, Meri Kaceri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.
Ndërkohë është vënë në pranga edhe autori i ngjarjes, Ragip Gila, i cili tentoi të arratisej në zonën dhe gjatë tentativës për arratisje u aksidentua. Policia bëri gjithashtu me dije se pas disa minutash ndjekjeje, është bërë e mundur edhe kapja e autorit Ragib Bila dhe është sekuestruan një armë zjarri automatike.