LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau shqiptarin pasi i sulmoi shtëpinë me ekskavator, lirohet italiani, këmbëngul: E bëra për vetëmbrojtje, do vriste 6 persona...

Hetimet nga policia kanë nisur prej ditësh, por tashmë tabloja do të dukej e qartë dhe avokatët e 53-vjeçarit do të vazhdojnë tezën e vetëmbrojtjes.

10 January 2023, 10:27 Nga k.m.
Vrau shqiptarin pasi i sulmoi shtëpinë me ekskavator, lirohet
Sandro Mugnai

ITALI- Sandro Mugnai, italiani që vrau shqiptarin Gëzim Dodoli, ka lënë qelinë. Sipas mediave italiane, Mugnai, vrau me armë shqiptarin, pasi tentoi t’i shkatërronte shtëpinë me ekskavator, u la i lirë nga kjo e fundit. Kjo pasi trupi gjykues vlerësoi se 53-vjeçari kishte vepruar në vetëmbrojtje. Hetimet nga policia kanë nisur prej ditësh, por tashmë tabloja do të dukej e qartë dhe avokatët e 53-vjeçarit do të vazhdojnë tezën e vetëmbrojtjes.

Do të vazhdojnë të pretendojnë se Mugnai qëlloi për të shpëtuar veten dhe familjen: 6 persona, të ëmën e moshuar, bashkëshorten, djalin e vogël, vëllain dhe të afërm tjerë, që rrezikonin të vdisnin nëse do të shembej çatia si pasojë e goditjeve nga ekskavatori. Banesa në fjalë u shpall e pabanueshme, që ditën e ngjarjes. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, në seancën gjyqësore, Mugnai tregoi edhe dinamikën e ngjarjes që duket se edhe bindi gjykatësin. Sipas 53-vjeçarit, të shtënën e parë e gjuajti përtokë, jo në drejtim të fqinjit të tij Gëzim Dodoli, e më pas e paralajmëroi duke i bërtitur: Ndal!

Po në ato momente, vëllai i autorit kishte dalë në dritare dhe po përpiqej të bindte shqiptarin që të ndalej, por pa sukses. Të shtënat e tjera iu drejtuan Dodolit, i cili gjeti vdekjen në vendngjarje. Por çfarë alternative kishte i zoti i shtëpisë? Sipas gjykatësit të çështjes, të paktën subjektivisht, ekzistonte rreziku që personat që ndodheshin në shtëpi të humbnin jetën, ndaj dhe ishte mbrojtje e ligjshme.

Në këtë mënyrë bie akuza e vrasjes me dashje, me të cilën Mugnai u arrestuar nga karabinierët natën mes 5 dhe 6 janarit. Në telefon i kishte marrë vetë ai: Hajdeni se ka ndodhur një tragjedi. Më herët në mediat italiane është raportuar se mes fqinjëve, të cilët dikur kishin qenë miq, kishte prej kohësh mosmarrëveshje. Megjithatë ende mbetet mister çfarë e shkaktoi sulmin e së enjtes, pasi më herët atë ditë mes tyre nuk kishte pasur një debat.

Në orët e fundit, për më tepër, duket se ka dalë arsyeja e cila gradualisht do të kishte çuar në një shtrëngim gjithnjë e më radikal të marrëdhënieve midis dy familjeve të lidhura dikur nga një ndjenjë e miqësisë së thellë: sipas asaj që raportonte gazeta La Nazione, çarjet e para në marrëdhëniet mes Mugnait dhe Dodolit do të ishin shfaqur për shkak të disa tubave që nuk funksiononin. Shqiptari do t'i kishte vënë në dukje vazhdimisht praninë e erërave të këqija, ndoshta për shkak të një defekti në tubacionet e kullimit të shtëpisë së tij, me ujërat e zeza që me sa duket përfundonin në tokën e tij. Do të kishin pasuar diskutime të shumta të cilat gradualisht u bënë gjithnjë e më të ndezura, deri në epilogun dramatik të 5 janarit të kaluar. 

Mattia Mugnai, djali i Sandros, shpjegoi pak ditë më parë se babai i tij nuk kishte alternativa dhe ishte detyruar të hapte zjarr: ai ishte përpjekur të bindte Dodolin të hiqte dorë, duke i treguar se si ndërtesa rrezikonte të shembet me ata brenda. Duke mos marrë asnjë përgjigje, duke mos parë asnjë rrugë shpëtimi që mund të ndërmerrej shpejt, 54-vjeçari përdori pushkën, të cilën e përdorte për të gjuajtur derrat e egër.

sandro mugnai gëzim dodoli itali

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin