LIVE UPDATES
Aktualitet

Vullnetarë të shoqatës "Eko Mendje" ndihmojnë të varfërit në Shkodër

Në këto ditë të fundvitit, një grup të rinjsh vullnetarë të shoqatës “Eko Mendje” po trokasin në dyert e familjeve të varfëra në Shkodër duke shpërndarë pako me ndihma ushqimore të dhuruara nga qytetarë, biznese dhe organizata humanitare.

26 December 2024, 18:34 Nga N.F
Vullnetarë të shoqatës "Eko Mendje" ndihmojnë
Ndihma

TIRANË- Në Shqipëri, shoqata e të rinjve vullnetarë "Eko Mendje" është vlerësuar si "Vullnetari i vitit 2024". Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, të rinjtë vullnetarë të "Eko Mendje" prej disa vitesh punojnë në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të mjedisit natyror si dhe mbështetjes së familjeve të varfëra dhe të moshuarve që jetojnë të vetmuar. Në prag të Vitit të Ri të rinjtë vullnetarë kanë mbledhur ndihma ushqimore nga qytetarë, biznese dhe organizata humanitare, të cilat po ua shpërndajnë familjeve në nevojë.

Në këto ditë të fundvitit, një grup të rinjsh vullnetarë të shoqatës “Eko Mendje” po trokasin në dyert e familjeve të varfëra në Shkodër duke shpërndarë pako me ndihma ushqimore të dhuruara nga qytetarë, biznese dhe organizata humanitare. Është një traditë e krijuar vitet e fundit nga vullnetarët e “ Eko Mendje”, në përpjekje për t’u qëndruar afër familjeve të varfëra dhe gjyshërve që jetojnë të vetmuar.

“Në prag festash ne mundohemi që të japim kontributin tonë vullnetarë, në çdo shtresë dhe në çdo fushë. Dhe, këtë herë për të mbledhur ushqimet për familjet në nevojë. Gjithmonë festat simbolizojnë tavolinën plot si me ushqime, ashtu edhe me familjarët që bashkohen, por shikojmë se disa familje nuk i kanë këto mundësi ekonomike, por edhe sociale. Ka edhe familje me probleme shëndetësore ose me fëmijë jetimë, ndaj ne mundohemi me mbledh sa më shumë ushqime dhe për të dhënë kontributin tonë të vazhdueshëm si vullnetarë”, tregon Mirsad Basha, nga shoqata “Eko Mendje”.

Myzafer Kraja jeton vetëm me gruan e tij në një shtëpi te rrënuar, jo shumë larg qendrës së qytetit të Shkodrës që, në këto ditë të fundvitit, shkëlqen nga atmosfera festive.

“Këtu kam lindur dhe jam rritur. Ka qenë shtëpia e vjetër që u shemb dhe kam bërë këtë shtëpinë tjetër duke mbledhur tulla të përdorura me biçikletë. Kështu me halle”, tregon ai.

Mes vullnetarëve të “Eko Mendje" është edhe ekonomistja Atalanta Kraja, e cila është përfshirë bashkë me familjen e saj në aktivitetet që zhvillon shoqata, si në fushën e mbështetjes për shtresat në nevojë, ashtu edhe në drejtim të mbrojtjes së mjedisit natyror.

“Unë kam 6-7 vite që jam pjesë e “Eko Mendje” së bashku me familjen. Me burrin dhe fëmijët mundohemi që të përfshihemi sa më shumë në këto aktivitete që të percjellim një frymë të mirë vullnetarizmi edhe tek fëmijët, por edhe që të jemi afër njerëzve në nevojë sado pak me ndihmën tonë”, tregon ajo.

Ditët e fundit, të rinjtë vullnetarë të “Eko Mendje" u nderuan nga organizata “New Vision” me çmimin “Vullnetari i vitit 2024”, një çmim që respekton kontributin e tyre për mbështetjen e shtresave në nevojë, sidomos të moshuarve që jetojnë të vetmuar, ashtu edhe për mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit natyror përmes mbjelljes së pemëve apo pastrimit të lumenjve dhe liqenit nga mbeturinat, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për komunitetin.

“Një çmim i tillë do të thotë se ti je duke vepruar mirë. Dhe kur ti vepron mire atëherë edhe të tjerët munden me u perfshi dhe me të ndihmu sa më tepër. Ne mundohemi me e përhapë sa më shumë frymën e vullnetarizmit dhe altruizmit dhe, na vjen shumë mire që, me qindra persona na bashkohen, japin ndihmën e tyre atje ku e ndjejnë dhe ku munden me dhanë më shumë”, thotë Mirsad Basha, nga shoqata “Eko Mendje”.

Shqipëria ka miratuar në vitin 2016 ligjin “Për Vullnetarizmin” , por ai është pak i njohur dhe zbatuar. Në zonat rurale, ku jeton një pjesë e madhe e popullsisë dhe ku problemet ekonomike dhe sociale janë më të shumta, vullnetarizmi thuajse nuk ekziston. Ndërsa janë të pakta rastet kur, në mënyrë vullnetare, banorët apo komunitetet lokale përfshihen në përballimin e emergjencave natyrore si përmbytjet, zjarret në pyje apo bllokimet e rrugëve nga dëbora./VOA

"eko mendje" shkoder ndihma

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin