LIVE UPDATES
Aktualitet

Wizz Air feston arritjen e 25 milionë pasagjerëve në shqipëri dhe 6-vjetorin e bazës në Tiranë

Pas një eventi festiv në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Wizz Air, Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe medias, festa vazhdoi në bordin e fluturimit Tiranë - Barcelonë, ku udhëtarët u bënë pjesë e një surprize të veçantë duke zbuluar “Golden Tickets” të fshehura në xhepat e sediljeve, me të cilat 25 prej tyre fituan kupona udhëtimi.

2 July 2026, 15:12 Nga DOSJA

Wizz Air feston arritjen e 25 milionë pasagjerëve në

TIRANË- Wizz Air festoi sot dy momente të rëndësishme në historinë e saj në Shqipëri: mirëpriti pasagjerin e 25 miliontë dhe shënoi 6-vjetorin e hapjes së bazës së saj në Tiranë. Pas një eventi festiv në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Wizz Air, Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe medias, festa vazhdoi në bordin e fluturimit Tiranë - Barcelonë, ku udhëtarët u bënë pjesë e një surprize të veçantë duke zbuluar “Golden Tickets” të fshehura në xhepat e sediljeve, me të cilat 25 prej tyre fituan kupona udhëtimi.

Wizz Air feston arritjen e 25 milionë pasagjerëve në

Në bord ndodhej edhe pasagjeri simbolik i 25 miliontë i Wizz Air në Shqipëri, duke e shndërruar këtë fluturim një moment të veçantë në historinë e kompanisë. Festimet e sotme përkojnë edhe me 6-vjetorin e bazës së Wizz Air në Tiranë, e inauguruar në korrik të vitit 2020. Që prej asaj kohe, kompania është shndërruar në linjën ajrore lider në Shqipëri, duke mbajtur pjesën më të madhe të tregut. Sot, Wizz Air operon me 15 avionë të bazuar në Tiranë dhe një rrjet me mbi 61 linja, që lidhin Shqipërinë me 19 shtete në Evropë dhe më gjerë.

Wizz Air vijon të forcojë lidhjet ajrore të Shqipërisë me Evropën, duke zgjeruar vazhdimisht rrjetin e saj të destinacioneve. Së fundmi, kompania nisi fluturimet direkte nga Tirana drejt Palma de Mallorca dhe Alghero, duke u ofruar udhëtarëve edhe më shumë mundësi për të zbuluar disa nga destinacionet më të preferuara të Mesdheut.

"Sot nuk festojmë vetëm arritjen e shifrës prej 25 milionë pasagjerësh; festojmë çdo udhëtar që ka zgjedhur të fluturojë me Wizz Air dhe ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm," u shpreh Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimeve Korporative në Wizz Air. "Gjatë gjashtë viteve të fundit, Shqipëria është shndërruar në një nga tregjet më të rëndësishme për Wizz Air dhe jemi krenarë që vazhdojmë të rritemi së bashku. Donim që kjo arritje të ishte më shumë sesa një ceremoni, ndaj e çuam festën në bordin e avionit dhe surprizuam pasagjerët tanë, sepse ata janë arsyeja pse jemi këtu. Dhe festimet nuk përfundojnë sot - përmes ofertës sonë speciale të përvjetorit, ftojmë edhe më shumë udhëtarë të fluturojnë me ne. Let's WIZZ!"

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh: "Arritja e shifrës prej 25 milionë pasagjerësh është një moment i jashtëzakonshëm dhe një tjetër dëshmi e partneritetit të suksesshëm mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Wizz Air. Gjatë gjashtë viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të jashtëzakonshme, zgjerimit të lidhjeve ajrore dhe krijimit të gjithnjë e më shumë mundësive për udhëtarët. Falë tarifave të ulëta dhe rrjetit gjithnjë në zgjerim të Wizz Air, udhëtimi ajror është bërë më i përballueshëm dhe më i aksesueshëm për një numër gjithnjë e më të madh udhëtarësh. Jemi krenarë që festojmë këtë rrugëtim së bashku dhe presim me padurim të shënojmë edhe shumë arritje të tjera në vitet që vijnë."

Si një prej partnerëve më afatgjatë të aviacionit në Shqipëri, Wizz Air vijon ta bëjë udhëtimin ajror më të aksesueshëm dhe më të përballueshëm, duke mbështetur njëkohësisht zhvillimin e turizmit, rritjen ekonomike dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të vendit. Me një rrjet destinacionesh në zgjerim, një nga flotat më të reja në Evropë dhe me investime të vazhdueshme në tregun shqiptar, Wizz Air mbetet e përkushtuar për t'u ofruar klientëve të saj akoma më shumë mundësi udhëtimi. Në kuadër të festimeve, Wizz Air i shpreh mirënjohjen të gjithë udhëtarëve duke ofruar 15% zbritje për fluturime të përzgjedhura, të prenotuara nga data 6 korrik deri më 14 dhjetor 2026, me 400,000 ulëse në dispozicion.

wizz air

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin