22 September 2023, 10:27
Nga r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Është zbardhur dinamika e vrasjes në fshatin Hot i Ri në Shkodër, ku viktimë mbeti 33-vjeçari, Valter Fierza. Lidhur me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim 5 persona konkretisht shtetasit Klodian Mhilli, Aleksander Mhilli, Paulo Mhilli, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj.
Sipas informacioneve zyrtare policore këto shtetas janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllanë e 33-vjeçarit. Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me makinë Valter Fierza, ndërsa sapo ka parë automjetin shtetasi Klodian Mhilli, dyshohet se ka qëlluar disa herë, me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, i cili për pasojë, mbeti i vrarë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia identifikon dhe shpall në kërkim 24-vjeçarin që dyshohet se qëlloi me kallashnikov, në drejtim të automjetit me drejtues 33-vjeçarin. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar të përfshirë në konflikt. Gjenden dhe sekuestrohen një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte 24-vjeçari dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.
Si rezultat i punës intensive hetimore, të kryer nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:48, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, u vra me armë zjarri kallashnikov, shtetasi V. F., është bërë e mundur zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i shtetasve të përfshirë në të.
Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., 24 vjeç, A. M., 23 vjeç, P. M., 22 vjeç dhe L. M., 20 vjeç, të gjithë banues në fshatin Hot i Ri, si dhe shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta 5 shtetas janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllanë e 33-vjeçarit, shtetasin K. F., 35 vjeç. Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet, shtetasi V. F. Sapo ka parë automjetin, shtetasi K. M. dyshohet se ka qëlluar disa herë, me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, i cili për pasojë, mbeti i vrarë.
Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit K. M.) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje. Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për gjetjen e armës me të cilën është kryer vrasja, si dhe vijojnë hetimet e thelluara për të individualizuar përgjegjësinë penale për këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
vrasja ne shkoder
Aktualitet
22 September 2023, 10:22
A.B
Fatmir Mediu
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës të ...
Aktualitet
22 September 2023, 10:14
r.ll
Protesta
TIRANË- Banorët e fshatrave të njësisë administrative Zall Herr ndodhen sërish ditën e sotme në protest&eu...
Aktualitet
22 September 2023, 10:13
A.B
Foto ilustruese
TIRANË-Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës lidhur me skandali...
Aktualitet
22 September 2023, 09:45
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Dita e sotme ka shënuar një kthesë në kushtet e motit, ku duket se ditët me diell po pakësohen. M...
Aktualitet
22 September 2023, 09:50
A.B
Klered Bozhanaj
TIRANË- “Jam komandant i Pentagonit”, “Jam iluminati”,- kjo ishte dëshmia e Klered Bozhanaj, 42 vje&...
Aktualitet
22 September 2023, 09:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pasojat që mund të vijnë pas konsumimit të oksidit të azotit, dorga më e fundit që qarkullo...
Aktualitet
22 September 2023, 09:04
a.l
Operacioni në Durrës
DURRËS- Sokol Buli 70-vjeç është arrestuar nga policia në Durrës, pasi është ...
Aktualitet
22 September 2023, 08:55
r.ll
foto e parakalimit nga kamioni
ELBASAN- Policia ka reaguar lidhur me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shihet një...
Aktualitet
22 September 2023, 08:51
A.B
Viktima
SHKODËR- Klodian Mihlli është identifikuar si autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza mbrëmjen e s&...
Aktualitet
22 September 2023, 08:50
A.B
Florjan Binaj
TIRANË- Aktori i njohur i humorit, tashmë edhe 'nën petkun' e moderatorit, Florjan Binaj, deklaron se në Shqipëri &l...