Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të 18 gushtit, kur mes grupit të turistëve dhe disa personave të tjerë nisi një konflikt fizik.
Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Ksamil ku u vra me thikë turisti 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar dosjen, në të cilën zbulohet ndër të tjera edhe gjithë dinamika e plotë e sherrit që përfundoi në vrasje, me autor të akuzuar Sokrat Vatën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të 18 gushtit, kur mes grupit të turistëve dhe disa personave të tjerë nisi një konflikt fizik. Nga pamjet e kamerave rezulton se përleshja u përshkallëzua me goditje me grushte dhe ndjekje mes personave të përfshirë, duke vijuar edhe në zonën e plazhit.
Gjatë përleshjes, 20-vjeçari Mendes u godit fillimisht me grushte nga disa persona. Në vijim, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata u afrua pranë të riut dhe e goditi disa herë me thikë në trup. Edhe David Heurtevent dyshohet se e ka goditur me grushte viktimën gjatë konfliktit.
Por çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë:
Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehet se nga ambientet e lokalit “Principotes” vërehet se dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rëra e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbrapa. Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026, nga ana e parkimit në anën jugore të Principotes vërejmë që afrohen dy shtetas, konkretisht Davit Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me një këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngjyrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezlloneve.
Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat, i cili është i veshur me të bardha, dhe Sokrati e ndjek nga mbrapa në drejtim të parkimit. Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë dhe Sokrati e godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:14, në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata) ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:20 shtetasi Davit Heuertvent, i veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngjyrë të errët, së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij, shtetasin Luis Mendes, dhe godet shtetasin Sokrat Lipan.
Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes, për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent, largohet me nxitim duke u futur brenda në det.
Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe e ata e shtyjnë në det. Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezlloneve të plazhit Paradise, ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.
Në orën 05:18:24 shtetasi Davit Heuertvent vërehet se largohet në drejtim të ambienteve të brendshme të Principotes, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet. Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri Ildi Cekani, i cili e shoqëron nga mbrapa në drejtim të lokalit të “Principotes”. /Top Channel
Pamje VLORA- Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ndërsa një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në...
ANGLI- Një investigim i Daily Mail ngre alarmin për përhapjen e fermave të kanabisit të lidhura me grupe kriminale shqiptare në ...
Kanabisi DURRËS- Policia ka sekuestruar 127 pako me rreth 80 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me përmbajtje të la...
Sokrat Vata SARANDË- Një tjetër nga turistët francezë që ndodhej me portugezin, Luis Miguel Varela Mendes, ka dhënë...
foto ilustruese LAKNAS- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 03:00 në një automjet në Laknas. ...
SARANDË- Ibraim Leimoeiv, një nga shokët që shoqërohej me portugezin, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra në Ksamil, ka...
Luis Miguel Varela Mendez SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendez, ngjarje e ndodhu...
Luis Miguel Varela Mendes KSAMIL- Detaje të reja janë zbardhur mbi jetën e Luis Miguel Varela Mendes, 20-vjeçarit portugez...
foto ilustruese PODUJEVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Podujevë, ku një 10-vje&c...
pamjet nga arrestimi MIRDITË- Një 62-vjeçar me precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëll...