LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet kallëzimi i gazetarit turk për Shefin e Rinasit, avokatët: S'e lejuan të fliste me ne

Sipas kallëzimit, Emre Olur nuk i është lejuar asnjë kontakt me avokatët përpara marrjes në pyetje nga policia dhe përpara nisjes së procedimit penal.

19 September 2022, 22:11 Nga I.A
Zbardhet kallëzimi i gazetarit turk për Shefin e Rinasit,
Ahmet Emre Olur

TIRANË- Avokatët e gazetarit turk, Ahmet Emre Olur, i cili u dëbua nga vendi ynë disa ditë më parë, kanë kallëzuar penalisht Shefin e komisariatit të policisë Kufitare të Rinasit, Përparim Dema për shpërdorim detyre. Në kallëzimin e publikuar nga Panorama.al, avokatët ngrenë pretendime se shefi i komisariatit, nuk i ka lejuar që të përfaqësojnë gazetarin turk. Sipas kallëzimit, Emre Olur nuk i është lejuar asnjë kontakt me avokatët përpara marrjes në pyetje nga policia dhe përpara nisjes së procedimit penal.

“Shefi i komisariatit  në policinë Kufitare Rinas na ka privuar të takojmë klientin që ne përfaqësojmë, dhe ky fakt bije ndesh me ligjin 85/2018 “Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, por nga ana tjetër ky shef policie në mënyrë kriminale ka privuar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit, fakt që është një e drejtë themelore e njeriut, e pa respektuar nga punonjësi i policisë Përparim Dema” – thuhet në kallëzim.

Një tjetër pretendim i ngritur nga avokatët është refuzimi i Komisariatit të Policisë për të protokolluar kërkesën për azil të gazetarit turk. Sipas kallëzimit të bërë, pretendohet se avokatët kanë kërkuar nga policia që të protokollojnë kërkesën për azil politik për gazetarin, por kjo është refuzuar.

“Nga kontaktet që kemi pasur me familjarët  e shtetasit Ahmet Emre Olur me numër pasaporte U14867557 me origjinë shtetas Turk, na kanë komunikuar se  i rrezikohet jeta nëse do të dëbohej nga vëndi ynë drejt vëndit të origjinës dhe ky fakt do të ndodh në bazë të bindjeve politike të tij. Dhe njëkohësishtë  ka shfaqur vullnetin që të kërkoj azil politik në shtetin Shqiptar. Kërkesën për azil e bazojmë në ligjin me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë”, në nënin 2 të tij përcaktohet qartë se  ky ligj zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, të cilët kanë deklaruar qëllimin për të paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë, për aq kohë sa atyre u lejohet të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si kërkues për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për anëtarët e familjes së tyre. Njëkohësisht bazuar në Neni 5  të ligjit me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë” , e drejta për azil Republika e Shqipërisë garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike.

Kjo kërkesë nuk është protokolluar nga Policia Rinas në shkelje të hapur me ligjin Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë” për këtë avari kemi njoftuar mbi 30 herë sallën operative të policisë Rinas dhe kemi kërkuar të njoftohen epërorët për këtë kërkesë të cilën po jua paraqisnim në mënyrë të shkruar , por nga salla na është konfirmuar fakti se shefi Përparim Dema është njoftuar për këtë kërkesë. Më pas jemi paraqitur pranë Policisë Kufitare Rinas për të paraqitur kërkesën tonë por nga nënpunësit e kësaj policie na është thënë se shefi i ka urdhëruar të mos marin këtë kërkesë. Me këtë veprim Shefi Përparim Dema ka shkelur haptaz edhe nenin 5 të ligjit të mësipërm që ka të bëj me të   drejtat  për azil  në Republikën e Shqipërisë, I cili  garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike.

Për këtë kërkesë meqënse nuk na e ka protokolluar policia, kemi njoftuar shefin Përparim Dema në numrin e tij të telefonit 06******** ku i kemi paraqitur kërkesën për azil të shtetasit Emre Olur, por shefi nuk ka kthyer përgjigje  dhe nuk e ka trajtuar këtë kërkesë në shkelje flagrante me ligjin Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë” dhe si përfundim e ka dërguar shetasin Turk në Turqi pa  shqyrtuar më parë kërkesën e tij për Azil”, thuhet në kërkesëpadinë.

SI U KRYE NDALIMI I TIJ?

Emre Olur u arrestua në Rinas më 17 shtator. Ishin mediat turke ato raportuan për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Gazetari investigativ Erk Acarer postoi në Twitter se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë procedurat u hasën në "ngërç", duke bërë që Olur të mbetej në paraburgimin e Rinasit për t'u ekstraduar mëngjesin e sotëm. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar.  Përmes një shkrese zyrtare kërkoi që të strehoej në Shqipëri, pasi pretendon se në Truqi ndiqet penalisht për shkak të qëndrimeve të tij editoriale, kundër qeverisjes së presidentit Erdogan.

përparim dema ahmet emre olur

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin