"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Zbardhet ngjarja në Shkodër/ 20-vjeçari u vra në oborrin e banesës, arrestohen dy persona (EMRAT)
Klaudio Lisaj, 20-vjeç, banues në fshatin Mgull dhe Vasel Koçeku 43-vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, janë vënë në pranga nga policia si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar 'Pesha e krimit'.
21 December 2025, 10:20Nga E.d
Foto ilustruese
SHKODËR- Arrestohen dy personat e dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit, Pavlin Preka, në shkurt të këtij viti. Klaudio Lisaj, 20-vjeç, banues në fshatin Mgull dhe Vasel Koçeku 43-vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, janë vënë në pranga nga policia si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar 'Pesha e krimit'.
Uniformat blu bëjnë me dije se, dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale, 'Vrasja me paramendim', e kryer në bashkëpunim dhe 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit'. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”. Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit Pavlin Preka, e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re.
Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e krimit”, vihen në pranga shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku.
Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër.
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.
Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Mgull;
V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al