"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Zbulohet laboratori i falsifikimit të diplomave të univeristeteve, master dhe licenca profesionale, arrestohet një person në Tiranë (EMRI)
Ky ambient i përshtatur brenda një banese shërbente për prodhimin ilegal të diplomave të shkollave të mesme, universiteteve dhe master.
10 April 2026, 15:26Nga D.S
dokumente te falsifikuara
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka zbuluar një laborator të mirëfilltë për falsifikimin e dokumenteve arsimore dhe profesionale në zonën e Zall-Bastarit. Ky ambient i përshtatur brenda një banese shërbente për prodhimin ilegal të diplomave të shkollave të mesme, universiteteve dhe master.
Gjatë operacionit, uniformat blu arrestuan 51-vjeçarin Abas Tafa, i cili dyshohet se drejtonte këtë aktivitet. Shërbimet e policisë sekuestruan qindra dokumente të falsifikuara, licenca profesionale dhe pajisje teknologjike që përdoreshin për realizimin e tyre.
Njoftimi i policisë:
"Tiranë/Finalizohet nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Laboratori”. Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencave profesionale.
Sekuestrohen qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.Vihet në pranga një shtetas.
Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Laboratori”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. T., 51 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.," njofton policia./Dosja.al