LIVE UPDATES
Aktualitet

Zëri i Amerikës: Ikja e mjekëve nga Shqipëria për shkak të politizimit të sistemit shëndetësor

Për më shumë se tre dekada, emigracioni në Shqipëri është në një shkallë të lartë dhe bazuar në të dhënat e INSTAT, sot rreth 38% e popullsisë jeton jashtë vendit. Studiuesit konstatojnë me shqetësim se emigrimi po merr formën e asaj që quhet “rrjedhje e trurit”, dhe se rreth 40% e flukseve emigratore në dhjetë vitet e fundit kanë këtë tipar.

23 May 2023, 20:25 Nga A.B

Zëri i Amerikës: Ikja e mjekëve nga Shqipëria për shkak

Në Shqipëri përshkallëzimi i largimit të mjekëve nga vendi, gjatë viteve të fundit ka marrë tiparet e asaj që quhet "rrjedhje e trurit". Kjo ka nxitur disa studiues të kryejnë një studim mbi arsyet e këtij emigrimi si dhe të faktorëve që do të ndikonin në rikthimin e tyre. Studimi është botuar në faqen e Universitetit të Sussex-it në Britani. Ndër shtysat kryesore në të dyja rastet, studimi veçon faktorët ekonomikë, edukimin, stabilitetin politik dhe luftën ndaj korrupsionit. Emigrimi i mjekëve është një shqetësim dhe për vendet e rajonit, por në Shqipëri ky fenomen ka pasoja më të rënda për shkak të dobësive në sistemin shëndetësor.

Për më shumë se tre dekada, emigracioni në Shqipëri është në një shkallë të lartë dhe bazuar në të dhënat e INSTAT, sot rreth 38% e popullsisë jeton jashtë vendit. Studiuesit konstatojnë me shqetësim se emigrimi po merr formën e asaj që quhet “rrjedhje e trurit”, dhe se rreth 40% e flukseve emigratore në dhjetë vitet e fundit kanë këtë tipar.

Një prej elementëve të tij është largimi i mjekëve nga vendi. Një studim i fundit i botuar në faqen e Universitetit të Sussex-it, në Britaninë e Madhe, sjell një panoramë shqetësuese të asaj që ndodh sot në sistemin shëndetësor shqiptar. Një prej autorëve të këtij studimi Ilir Gëdeshi, thotë për Zërin e Amerikës se ai bazohet në pyetësor dhe intervista me mjekë të larguar nga vendi në 30 vitet e fundit.

Ai sjell gjetje mbi arsyet e emigrimit të mjekëve, ku vendin kryesor me mbi 50% e mbajnë ato ekonomike të ndjekura nga edukimi, dhe pasiguritë mbi të ardhmen në Shqipëri.

“Në rast se shohim grupin e parë të faktorëve, del standardi i jetesës dhe përmirësimi i kushteve të punës. Dhe nëse do të shohim arsimimin, theksi vihet tek arsimimi personal. Ndërsa faktori i tretë ka të bëjë me atë se si e shohin ata të ardhmen në Shqipëri. Rreth 10% nuk shohin perspektivë në Shqipëri dhe prandaj mendojnë se emigrimi është rrugëzgjidhja më e mirë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ilir Gëdeshi, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Sipas këtij studimi, largimi i mjekëve nga vendi, është përshkallëzuar vitet e fundit. Në atë që ai e konsideron diaspora e prej më shumë se 2500 mjekëve, bëjnë pjesë ata të larguar në vitet 90, kryesisht në SHBA, me mundësi të pakta për ta ushtruar profesionin, studentët që përfundojnë studimet për mjekësi jashtë vendit dhe nuk kthehen në Shqipëri, që përbëjnë 1/3-ën e tyre, si dhe mjekët e larguar gjatë viteve të fundit, me destinacion vendet e BE kryesisht Gjermaninë dhe Italinë.

“Janë të paktën 2500, që mund të jenë jashtë vendit. Shifrat mund të jenë dhe më të larta. Urdhëri i mjekut gjatë 5 viteve të fundit raporton, 800 mjekë të larguar nga Shqipëria. Burimi i dytë i informacionit do të ishin të dhënat e OECD-së, që bëjnë fjalë për një mijë mjekë nga Shqipëria që ndodhen në vendet e tjera. Por këtu nuk raportohen ata mjekë që kanë marrë nënshtetësinë e vendit pritës. Burim i tretë urdhëri i mjekut në vendet pritëse. Gjermania përshembull, deklaron se janë mbi 980 mjekë në vitin 2021, nga Shqipëria rreth 6 herë më shumë se në vitin 2012”- vijoi Ilir Gëdeshi, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Zëri i Amerikës bisedoi më disa mjekë brenda dhe jashtë vendit mbi gjetjet e këtij studimi. Ata mendojnë se ai është një këmbanë alarmi për autoritetet. Sipas tyre, sistemi i pareformuar dhe i keqfinancuar shëndetësor në vend, ka bërë që mjekët të punojnë në kushte të papërshtatshme dhe të mos ofrojnë shërbim cilësor.

Autoritetet kanë marrë masa duke rritur pagat e punonjësve në sistemin shëndetësor, për të frenuar largimet e mjekëve, por sipas këtij studimi, paga është një prej arsyeve të largimit, por jo kryesorja.

“Mjekët ikin, sepse sipas këtij studimi por dhe të tjerëve para tij, nuk janë të kënaqur me kushtet e punës, me sigurinë në punë, me opsionet që u ofrohen në Shqipëri për të patur një karrierë profesionale që zhvillohet sipas rregullave të lojës dhe me ndershmëri. Nëse shihet vetëm paga, problemi nuk merr zgjidhje. Sot mjekësia nuk ofrohet vetëm nga njohuritë e mjekëve, sot mjekësia është teknologji. Nëse nuk ka udhëzues të praktikës klinike, të përshtatura me mundësitë që ka sistemi, nëse nuk ka protokolle të trajtimit të sëmundjeve, edukim në vazhdim për t’i zbatuar këto, nëse nuk ka medikamente të fjalës së fundit, mjeku nuk mund ta ushtrojë profesionin si duhet”- u shpreh për Zërin e Amerikës Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik.

Autorët e studimit mendojnë se largimi i mjekëve është një goditje e rëndë për sistemin shëndetësor në kushtet kur Shqipëria ka tregues të ulët të numrit të mjekëve për banorë, 188 për 100 mijë banorë, kur në vendet e BE është 374 dhe në Gjermani 446. Ajo renditet ndër vendet e fundit në rajon dhe Europë.

Një element tjetër i studimit lidhet me arsyet që do të rikthente mjekët në vend, që gjithashtu janë pak a shumë të njëjta me ato të largimit, ndër të tjera kushtet ekonomike, stabiliteti politik, lufta ndaj korrupsionit dhe reformimi i sistemit shëndetësor.

“Duhet investuar më shumë në sistemin shëndetësor, në raport me PBB, duhet një reformim i këtij sistemi, që të luftohet nepotizmi, korrupsioni, të rritet numri i studentëve të mjekësisë, dhe të bëhen përpjekje që ky emigrim të kthehet në qarkullues, duke bashkëpunuar me vendet pritëse të mjekëve”- vijoi Ilir Gëdeshi, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik, i cili punon në Gjermani, prej disa vitesh, kur flet për ndikimin politik në çështjet e organizimit dhe të drejtimit të mjekësisë, si një prej kushteve që vendosin mjekët për t’u kthyer në Shqipëri, sjell përvojën e tij personale.

“Kur flas me kolegët në Shqipëri, për fat të keq më thonë se ndiejnë politizim të tejskajshëm në sistemin shëndetësor dhe mbi të gjitha kontrollin përmes strukturave që ka ngritur partia në pushtet. Madje miq të mi më thonë se edhe kur më ndjekim në rrjete sociale nuk mund të komentojnë ose të bëjnë pëlqime në statuset e mia se i kontrollojnë shefat”- vijoi Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik.

Ndërsa mjeku toksikolog në Spitalin Amerikan në Tiranë Alban Haxhi, vë theksin te vështirësitë që kanë hasur ndër vite studentët e mjekësisë për t’u specializuar, megjithë disa lehtësira të kohëve të fundit.

“Janë lehtësuar kohët e fundit, por deri para pak viteve ka qenë shumë e vështirë, të arrije një specializim. Dhe kjo bëhej përmes miqësive, s’ka patur konkurencë, kishte kritere penalizuese me qëllim që të fitonte ai që ishte paracaktuar. Këta janë faktorë që e vështirësojnë punën por dhe mungesa e trajnimeve e minispecializimeve. Shumë prej tyre mjekët i kryejnë jashtë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Dr.Alban Haxhi, mjek toksikolog në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Si mjek që disa vite ka drejtuar një prej shërbimeve të urgjencës në vend, zoti Haxhi, veçon disa mangësi të sistemit, pavarësisht përmirësimeve.

“Ajo që vihet re, është mungesa e theksuar e aparaturave, dhe aty ku janë, kanë probleme, s’kemi dhe stafin e kualifikuar për t’i mirëmbajtur. Këto i penalizojnë mjekët për të qenë funksionalë. Shpeshherë ne bëjmë një analizë mjekësore, nuk bëjmë një tjetër, i dërgojmë në sektorin privat, një shërbim e mbulojmë, një jo. Shpeshherë dhe disa analiza të tjera që nuk bëhen fare në Shqipëri i dërgojmë jashtë. Janë disa hallka që e bëjnë shumë të vështirë diagnostikimin e sëmundjes dhe e vështirësojnë punën e mjekut”- vijoi Dr. Alban Haxhi mjek toksikolog në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Largimi i mjekëve drejt vendeve të zhvilluara është një fenomen që ka prekur dhe vende të Ballkanit, kjo edhe për shkak të kërkesave në rritje në disa vende të BE, kryesisht në Gjermani.

Por në Shqipëri pasojat e këtyre largimeve janë më të mëdha për shkak të dobësive të sistemit shëndetësor dhe numrit të ulët të mjekëve për banorë.

Sipas përllogaritjeve të ekspertëve të fushës, për të përgatitur një mjek duhen 20 vite, ndaj dhe shqetësimi për largimin e tyre nga vendi, konsiderohet një këmbanë alarmi. Shpenzimet e Shqipërisë për shërbimet publike në shëndetësi, sipas këtij studimi që i referohet të dhënave të Eurostat janë më të ulëtat në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, 3.2% të PBB-së në raport me 5 apo 6 % në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë, apo me mesataren prej 8.1% në BE.

Sot mjaft qytetarë shtrojnë pyetjen nëse është e drejtë që vende me nivel të lartë varfërie si Shqipëria të pagujanë shtrenjtë për edukimin e mjekëve që më pas ata të largohen për të plotësuar boshllëqet në sistemet shëndetësore të vendeve të pasura?

Përgjigja e kësaj pyetje sipas studiuesve gjendet në lirinë e funksionimit të kërkesës dhe ofertës në tregjet globale si dhe në përpjekjet serioze të autoriteteve qeveritare për të frenuar largimin e mjekëve nga vendi./VOA

largimi i mjekeve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin