Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Prokuroria i referohet nenit dhe paragrafit të Kodit Penal të Serbisë, që përcaktojnë se të dyshuarit mbanin armë pa autorizim, për të cilat kishin leje për t’i përdorur.

SERBI- Gjykata e Lartë në Suboticë ka zgjatur deri më 9 shtator paraburgimin e dy personave të arrestuar në kufirin serbo-hungarez në qershor, të cilët mediat gjermane i kanë raportuar si agjentë rusë, ka mësuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) nga ky institucion.
Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë, në provincën e Vojvodinës, në Serbi, më herët kishte nisur hetim ndaj B.D. dhe GJ.S. për posedim dhe mbajtje të paligjshme të armëve, municionit dhe eksplozivëve, si bashkëkryerës, ndërsa ndaj B.D. po zhvillohet hetim edhe për veprën penale të falsifikimit të dokumentit.
Prokuroria i referohet nenit dhe paragrafit të Kodit Penal të Serbisë, që përcaktojnë se të dyshuarit mbanin armë pa autorizim, për të cilat kishin leje për t’i përdorur.
Rasti u raportua fillimisht nga mediat gjermane. Gazeta Bild raportoi se forcat speciale kishin arrestuar në fillim të qershorit, në kufirin hungaro-serb, dy persona të dyshuar si agjentë “njëpërdorimësh” të shërbimeve sekrete ruse.
Sipas pretendimeve, ata ishin angazhuar përkohësisht, pa ndonjë detyrë të përhershme, dhe kishin planifikuar të vendosnin eksplozivë në Gjermani.
Një raport i Bild-it, i publikuar në korrik, gjithashtu thotë se në bagazhet e të dyshuarve ishin gjetur eksplozivë, dhe shton se nuk është e qartë se cili ishte objektivi i planifikuar i sulmit në Gjermani.
Hetuesit dyshohet se besojnë se objektivi mund të ketë qenë i lidhur me prodhimin ose dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.
Po atë muaj, ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha se shërbimet gjermane kishin parandaluar një sulm me eksploziv që synonte Gjermaninë, dhe se bëhej fjalë për një rast top-sekret.
Policia gjermane refuzoi t’i japë REL-it më shumë detaje rreth këtij rasti.
Prokuroria e Lartë Publike nuk deshi të jepte më shumë detaje për këtë rast dhe nuk dihet se çfarë shtetësie kanë personat ndaj të cilëve po zhvillohet hetimi.
Në Serbi, vitet e fundit janë shënuar disa raste arrestimesh për shkak të dyshimeve për lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës.
Gjashtë muaj para arrestimit të tyre në kufirin serbo-hungarez, tre persona u dënuan nga një gjykatë në Serbi për spiunazh për Rusinë dhe nxitje të incidenteve kundër komuniteteve hebraike dhe myslimane në Francë dhe Gjermani.
Ata u arrestuan së bashku me tetë të dyshuar të tjerë, ndaj të cilëve prokuroria kompetente në Smederevë, në Serbinë qendrore, është ende duke zhvilluar hetime.
Gjithashtu, në shtator të vitit 2025, dy persona u arrestuan në Serbinë perëndimore nën dyshimin se kishin organizuar një kamp trajnimi pranë qytetit të Loznicës për përleshje me policinë gjatë ditës së zgjedhjeve në Moldavi.
Policia moldaviane kishte publikuar më herët një video, për të cilën tha se tregonte “kampe ushtarake në Serbi të organizuara nga shërbimi sekret rus”.
Dy shtetasit e dyshuar serbë, Llazar Popoviq dhe Sava Stevanoviq, u liruan pas marrjes në pyetje për t’u mbrojtur në liri, ndërsa Prokuroria në Shabac ende nuk ka ngritur aktakuzë në këtë rast.
Llazar Popoviq dhe Sava Stevanoviq janë të lidhur me ministrin aktual pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, i cili ka lidhje biznesi në Rusi./REL
Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar në Parlamentin ukrainas. KOS...
Pamje nga arrestimi DURRËS- Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit finalizuan operacionin ...
Thika e zbuluar në burgun e Fierit FIER- Një thikë artizanale është zbuluar në burgun e Fierit e cila dyshohet se do t&e...
Ardian Çapja ELBASAN- Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka refuzuar e të burgosurit Ardian Çapja për të marë ...
Foto ilustruse LEZHA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Shënkoll n&...
Banorët e Mirakës në protestë LIBRAZHD- Banorët e Mirakës në Librazhd janë ngritur në protestë kundë...
Perlat Vatoci TIRANË- Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqi prej 7 gushtit, duke sjellë masa më t&eum...
Foto ilustruse Kur qeveria shqiptare finalizoi ndalimin e lojërave të fatit në vitin 2019, narrativa zyrtare premtoi shkuljen me rrënj&...
Marco Rubio TIRANË-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të Sekretarit a...
Hoteli HIMARA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar, pasi po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh. ...