LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KLGJ dhe KLP, Artan Fuga kundër emrave të propozuar: Mandati i tyre nuk është legjitim

Sipas Fugës këta emra nuk janë propozuar nga Asambleja e Akademisë së Shkencave për të zënë vendet vakante në KLGJ dhe KLP

3 August 2023, 15:23 Nga I.A
Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KLGJ dhe KLP, Artan Fuga
Artan Fuga

TIRANË- Akademiku Artan Fuga i ka dërguar një letër Avokates së Popullit Erinda Ballanca në lidhje me plotësimin e vendeve vakante me anëtarët e rinj të KLGJ-së dhe KLP-së. Me anë të një postimi në Facebook, Fuga ka bërë publike letrën, ku shkruar se nuk ka deleguar asnjë person për ta përfaqësuar në komisionin e pavarur për këtë procedurë. Fuga ka kundërshtuar dy emrat që i kanë shkuar Avokatit të Popullit, të cilët janë Shaban Murati dhe Shaban Murati. Sipas Fugës këta emra nuk janë propozuar nga Asambleja e Akademisë së Shkencave për të zënë vendet vakante në KLGJ dhe KLP.

Postimi i Plotë:

Zonja avokate e Popullit, unë nuk i kam deleguar asnjë vullnet z. Shaban Murati për të më përfaqësuar në komisionin e pavarur ad hoc për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLGJ dhe KLP! Nga media publiku merr vesh se kanë filluar procedurat për caktimin e anëtarëve të komisionit të pavarur ad hoc që do të propozojë kandidaturat për anëtarë të KLGJ dhe KLP, pra për vendet vakante. Kuptohet që janë dy struktura të Pallatit të Drejtësisë me shumë rëndësi për funksionimin si duhet të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë. Kuadri ligjor në fuqi parashikon që edhe Akademia e Shkencave ftohet për të dërguar një anëtar në këtë komision ad hoc me kaq rëndësi për fatet e dhënies të drejtësisë në Republikën tonë. Merret vesh që Akademia e Shkencave paska dërguar si anëtar i këtij komisioni z. Shaban Murati, dhe zëvendësues z. Ardian Civici! Me cilësinë e anëtari të Akademisë së Shkencave deklaroj publikisht se për sa më takon nuk i kam dhënë asnjë mandat përfaqësimi z. Shaban Murati për të qenë anëtar i këtij komisioni. Aq më pak zëvëndësuesit. Sigurisht duke thënë këto, nuk është rasti as të jap konsiderata pozitive dhe as negative për të dy zotërinjtë e lartpërmendur, thjesht gjykoj në planin institucional. La ta sqaroj qendrimin tim që po e bëj publik me shqetësimin qytetar për një funksionim si duhet të sistemit të drejtësisë në vend.

Mbi të gjitha kjo kompetencë që i jepet Akademisë së Shkencave përbën një nënfunksion të saj që nuk ka asnjë lidhje me funksionin e saj kryesor të njohur nga ligja për të promovuar vlerat e shkencës dhe kërkimit shkencor në vend. Problemi është se ky nënfunksion e politizon Akademinë e Shkencave sepse kuptohet që agjenci, forca politike, qeveria, a kushdo tjetër mund të ushtrojnë presione duke supozuar se kanë interes që Akademia e Shkencave të dërgojë ata anëtarë në komision që mund të çojnë vullnetet e dëshiruara dhe që mund të kontrollohen. Këtu nuk paragjykoj askënd, as akuzoj, por konstatoj faktin se ky nënfunksion krijon të gjitha pistat e mundëshme që të krijohen ndërvarësi midis politikës dhe shkencës, dhe që sigurisht hapin të gjitha shtigjet për ta politizuar Akademinë e Shkencave dhe kërkimin shkencor. Unë kam të drejtë të supozoj se mos të gjitha ato presione politike të ardhura nga shumica parlamentare për të ndërhyrë në procesin e zgjedhjes të organeve drejtuese në Akademinë e Shkencave paskan lidhje pikërisht me këtë nën-funksion të dytë të Akademisë. Projekligji Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj u kalua me votim në orën pesë të mëngjesit, me nxitim, urgjencë, dhe me shkelje të rënda proceduriale. Mos tani kuptohet se përse paska ndodhur kjo? Dikush mund të thotë se kështu e ka ligja. Sigurisht, por asnjë qytetar nuk mund të privohet nga e drejta për të dhënë mendime për përmirësime të mëtejshme të kuadrit ligjor të reformës në drejtësi. Ndërkaq, edhe nëse ligja e parashikon sa më sipër, kandidaturat e Akademisë së Shkencave duhet të shprehin vullnetin e Asamblesë të Akademisë së Shkencave. Më së paku.

Asnjë vullnet nuk ka shprehur kjo asamble që të caktojë delegimin te z. Shaban Murati dhe të zëvendësuesit të tij Unë mendoj se pa shprehjen e këtij vullneti nga ana e akademikëve mandati i z. Shaban Murati dhe i zëvendësuesit të tij janë pa vlerë, të paqënë, dhe jo legjitim. Aq më tepër, ndonëse nuk e di se kush e ka përcjellë shkresën, me ç'firmë ka ardhur te avokati i popullit nga Akademia e Shkencave, informoj se për shkak se zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë penguar, marrë peng, uzurpuar për interesat personale, në shkelje të ligjit dhe të statutit të Akademisë së Shkencave, Kryesia dhe drejtuesi i saj është me mandat të përfunduar. Ndryshe thënë aktualisht është pa mandat. Si i tillë nuk mund t'i japë mandat përfaqësimi z. Shaban Murati të përfaqësojë me mandat Akademinë e Shkencave në komision. Pa paragjykuar z. Shaban Murati dhe as zëvëndësuesin e tij, unë personalisht nuk shoh as se përse është gjykuar që ai të përfaqësojë vullnetin e akademikëve. Nëse do të duhej të shprehej ky vullnet, duhej hapur konkurs publik, duheshin analizuar kandidaturat, duheshin dëgjuar ato nga asambleja e Akademisë së Shkencave, etj. Ndryshe i hapen rrugë të gjitha tjetërsimeve të vullnetit akademik që duhej të ishte shprehur me votë për këto detyra me rëndësi jetike për fatet e drejtësisë shqiptare dhe të reformimit të saj. Aq më shumë se z. Shaban Murati nuk është fare anëtar i Akademisë së Shkencave dhe nuk ka asnjë lidhje funksionale apo institucionale me të.

Unë nuk e di se çfarë dhe cilët do të përfaqësojë z. Shaban Murati në atë komision. Vullnetin e përgjithshëm të kombit, sikurse e kërkon ndërtimi i sistemit të drejtësisë, vullnetin e Asamblesë të Akademisë së Shkencave? Vullnetitn e Kryesisë të saj me anëtarë dhe Kryetari pa mandat? Vullnetin e vet personal? Apo cilin vullnet? Sinqerisht është krejt në ajër çdo legjitimitet i supozuar nga ana e tij. Për të mos thënë më gjatë se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave nuk ka më shumë se një ose dy juristë. Të tjerët, ne të tjerët, nuk kemi asnjë kompetencë akademike për të pasur legjitimitet për të ndikuar me influencën tonë në zgjedhjen e personave që do ta drejtojnë sistemin e së drejtës në Republikën tonë. Dhe vërtet, çfarë lidhje dhe kompetencë morale apo logjike ofron nanoteknologjia, siszmologjia, imunologjia apo gërmimet në Butrint për të ndikuar në formësimin e komisionin ad hoc për verifikimin dhe seleksionimin e kandidaturave për në KLGJ dhe KLP? Cfarë përfaqëson Akademia e Shkencave veç opinionit jo kompetent në fushë të neve tridhjet a më shumë anëtarëve të asamblesë ? Aq më pak e ka atë z. Shaban Murati që mesa di unë as nuk është jurist, as nuk ka tituj shkencorë, as nuk ka pasur ndonjë karrierë shkencore institucionalisht. Me ndërgjegje të plotë qytetare dhe atë akademike, zonja Avokate e Popullit, lutem verifikoni procedurat, sikurse i bëj thirrje z. Shaban Murati të mos ushtrojë një kompetencë jo të legjitimuar, mos përcjellë një mandat që nuk është i bazuar, i padeleguar institucionalisht nga anëtarët e Asamblesë të Akademisë së Shkencave. Me respekt, Artan Fuga

artan fuga erinda ballanca

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin