13 April 2023, 20:51
Nga A.B
Leonard Thodhori
SARANDË- Prej 1 jave, Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori të dy të moshës 46-vjeçare rezultojnë të zhdukur. Policia e Sarandës po kryen hetime, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë ne rruge dhe marrjen në pyetje të disa personave, kryesisht lidhje shoqërore të dy të zhdukurve.
Banorët tregojnë se në 6 Prill, rreth mesditës Sulovari kishte ardhur për të takuar Thodhorin që banonte në këtë fshat. Të dy kanë pirë kafe në lokalin që shihni në pamje, kanë qendruar 40 minuta, kanë qerasur me pije freskuese disa fëmijë që ndodheshin rastësisht aty dhe janë larguar nga fshati. Prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Thodori ishte i papunë, ndërsa miku i tij, Fatmir Sulovari që banon në qytetin e Sarandës është pronar i një restoranti të njohur në bregdetin e Ksamilit, “Eldorado”.
Të dy kanë një të shkuar të theksuar kriminale, Leonard Theodhori i njohur si “Koçole”, ka qenë i dënuar disa here për moskallëzim krimi, vjedhje dhe mashtrim. Ndërsa në vitin e largët 1997 ishte i dyshuar për Masakrën e Qafe-Gjashtes ku u vra oficeri i policise Gjergj Mehmeti.
Nga ana tjetër Fatmir Sulovari që njihet dhe me emrin Fatmir Krasniqi ka qenë i dënuar për armë dhe plagosje, ndërsa ne 2022 ishte arrestuar me disa doza kanabis në makinë. Burimet e policisë thanë se zhdukja e tyre ka prapavije kriminale, çka ka pak shpresa për gjetjen e tyre./Dosja.al
fatmir sulovari leonard thodhori
Aktualitet
13 April 2023, 20:46
A.B
Makina
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon hetimin me përparësi të ngjarjes së ndodhur në Vaun e Dejës, ku...
Aktualitet
13 April 2023, 20:43
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Për shkak të motit të keq në Portin e Durrësit, janë anuluar lundrimet e trageteve të linj&...
Aktualitet
13 April 2023, 20:27
k.m.
Rrënjë kanabisi
Për shumë bujq në pranverë nis puna për përgatitjen e kulturave që do të kultivojnë,...
Aktualitet
13 April 2023, 20:28
A.B
Policia
SARANDË- Gjykata e Sarandës me kërkesë te Prokurorit, ka lënë të lirë ish-Inspektorin e IVMT Sarandë, ...
Aktualitet
13 April 2023, 20:26
k.m.
Foto ilustruese
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar shifra alarmante në lidhje me infertlitetin. 1 n&e...
Aktualitet
13 April 2023, 20:20
A.B
Slogani
LEZHË- Kjo foto tregon sesi përfundoi fushata e sotme e kryeministrit Edi Rama në Lezhë. Mesa duket lezhjanët nuk e k...
Aktualitet
13 April 2023, 20:04
A.B
Policia
ITALI- Media italiane i ka kushtuar një artikull krimit të organizuar në qytetin e Brindizit, ku nuk lë pa përmendur edhe ...
Aktualitet
13 April 2023, 19:24
A.B
Enkelejd Joti
TIRANË- Ditën e sotme, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është vendosur emërimi i Enkelejd Jotit...
Aktualitet
13 April 2023, 19:12
A.B
Detar ‘Tali’ Muça
ITALI- Detar ‘Tali’ Muça, 26-vjeçari shqiptar, ka ndërruar jetë. Futbollisti i lig...
Aktualitet
13 April 2023, 19:08
k.m.
Izet Haxhia
TIRANË- Motra e Izet Haxhisë, Ilmija ka treguar komunikimin e parë që ka pasur me të vëllanë, të cilin ...