Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Një nga vatrat aktive ndodhet në malin e Dajtit, në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës, ku dhe kërkohet mbështetje nga ajri për shuarjen e tij.
TIRANË- 22 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 3 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Në njoftimin e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet me dije se 4 vatra të tjera janë nën mbikëqyrje.
Një nga vatrat aktive ndodhet në malin e Dajtit, në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës, ku dhe kërkohet mbështetje nga ajri për shuarjen e tij. Një tjetër vatër aktive vijon të mbetet në në Vajkal të Bulqizës, ku zjarri është përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe dëllinja. Vatra e tretë aktive është në Sllatinë të Dibrës, në një sipërfaqe pyjore me ah.
Njoftimi i Plotë:
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar në total 288 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet nga ajri me 2 helikopterë, të angazhuar në 3 operacione.
Vatrat aktive janë:
* Mali i Dajtit, Tiranë – vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës. Në operacion u angazhuan 20 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, si dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura. Edhe sot forcat operacionale vijojnë punën në terren.
* Vajkal, Bulqizë – zjarri vijon aktiv në një sipërfaqe me shkurre dhe dëllinja, në terren shkëmbor. Gjatë operacionit janë angazhuar 40 forca vendore dhe vullnetare, ndërsa për shkak të favorizimit të flakëve nga era u aktivizua edhe 1 helikopter i FA-së. Gjatë ditës së sotme operacioni është përforcuar edhe me 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
* Sllatinë, Dibër – vijon aktive vatra në një sipërfaqe pyjore me ah. Për shuarjen e saj janë angazhuar 33 forca bashkiake, 5 forca të ADZM-së dhe 8 vullnetarë, gjithsej 46 forca, ndërsa për shkak të rrezikut të përhapjes drejt pyjeve me pisha operacioni është mbështetur edhe me 1 helikopter të FA-së. Forcat operacionale vijojnë punën edhe gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë, 4 vatra të tjera mbahen nën mbikëqyrje në Qafë të Helmës dhe Arrmollë në qarkun Dibër, si dhe në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit në qarkun Elbasan. Situata në këto zona është nën kontroll ose e izoluar dhe, sipas raportimeve, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
Gjykata e Tiranes TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën, të arrestuar gjatë ope...
Pamje nga vendngjarja DURRËS- Një alarm për bombë është raportuar në një pallat në lagjen nr. 3 të Durr&e...
Geoffrey Nice Ish-prokurori i Hagës, Geoffrey Nice, thotë se nuk pati ndonjë mendim apo emocion veçanërisht të fortë p...
Foto Ilustruese Bashkitë e Qarkut të Kukësit kanë nivelin më të ulët të mbulimit të funksioneve në vend, ...
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë...
foto ilustruese TIRANË- Një defekt i rëndë në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprer...
Egzon Bytyçi KOSOVË- Ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 26-vjeçari Egzo...
SERBI- Ambasadori i Serbisë në Indi, Sinisha Paviq, mori pjesë në një ceremoni në Ambasadën e Afganistanit në Nju...
pamje nga perleshja TIRANË- Dita e 89-të e protestës në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përp...
protesta 89 TIRANË- Është mbyllur protesta në ditën e saj të 89-të kundër qeverisë dhe kryemin...