"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Akull dhe ngrica në rrugët e Bulqizës, era e fortë pengon qarkullimin e automjeteve
14 December 2021, 08:33Nga DOSJA
DIBËR – Me hapjen e motit janë shënuar edhe problemet e para në Qarkun e Dibrës, pasi shumë prej rrugëve të Bulqizës kanë ngrirë, si pasojë e temperaturave të ulëta. Rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që në rrugë të ketë prezencë të madhe të akulllit. Era e fortë në Qafën e Buallit po pengon qarkullimin normal të automjeteve pasi herë pas here bllokon rrugën me borë.
Situatë e rënduar është edhe në fshatrat e Zerqanit, Ostrenit, Gjoricës, Trebishtit e Martaneshit. Edhe në këto zona ka prezencë të madhe të akullit në rrugë si dhe mungesë të energjisë elektrike.
Edhe fshatrat e Dibrës janë paralizuar nga ngricat, të cilat janë shfaqur që prej pasdites së të hënës. Selishta, Lura e Reçi, janë pothuajse pa komunikim me qytetin e Peshkopisë si pasojë e borës dhe ngricave.
Edhe situata me furnizimin me energji elektrike vijon të mbetet problem pasi me gjithë punën e bërë nga grupet e OSHEE, ende nuk është rikthyer rryma për qindra banorë të zonave rurale.
SHKODËR – Një ortek i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme, duke bllokuar rrugën në Qafë Thore të Shkodrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamjet...
TIRANË– Konflikti mes Jurgen Dukës dhe autorit të ngjarjes ka nisur për pijet alkoolike brenda marketit. Raportohet se Duka, një person me të kaluar ...
SHQIPËRI – Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus shënuan gjatë javës së fundit (7-13 dhjetor) një rënie, ndonëse, ndryshe nga java pararendëse, t...
TIRANË– Viktima Jurgen Duka, i cili u vra mbrëmjen e djeshme me armë zjarri u arrestua një vit më parë dhe pritej të ekstradohej drejt Italisë. Mësoh...
TIRANË– Shoku i Jurgen Dukës ka rrëfyer paraprakisht në orët e vona të mbrëmjes së kaluar se kanë hyrë në një market ku janë përplasur me një të panj...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, ashtu sikurse edhe disa nga portalet e tjera janë hapur me ngjar...
TIRANË– Jurgen Duka, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë, rezulton person me precedntë të mëparshëm në fushën e narkotik...