"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Art&Argëtim
Akuzohet për sjellje të papërshtatshme, Bill Murray: Mendoja se ishte qesharake
1 May 2022, 11:35Nga DOSJA
SHBA- Aktori i njohur Bill Murray ka pranuar se sjellja e tij e pa përshtatshme ka bërë që të mbyllen xhirimet të filmit ‘Searchlight Being Mortal’. Sipas The Guardian, arsyeja e pezullimit të xhirimeve është ankesa e një gruaje e cila akuzoi ate për “sjellje të papërshtatshme”.
Pas pezullimit ka reaguar aktori i cili ka thënë gjatë një interviste në mbledhjen vjetore të aksionarëve për Berkshire Hathaëay se veprimet e tija ishin në formë shakaje edhe pse nuk u morën si të tilla.
“Bëra diçka që mendoja se ishte qesharake dhe nuk u mor në këtë mënyrë. Studio e filmit donte të bënte gjënë e duhur, kështu që ata donin të kontrollonin të gjitha, ta hetonin dhe kështu ndaluan prodhimin. Bota është ndryshe nga sa ishte kur isha i vogël. Ajo që gjithmonë kam menduar se ishte qesharake si fëmijë nuk është domosdoshmërisht e njëjtë me atë që është qesharake tani. Gjërat ndryshojnë dhe kohët ndryshojnë, kështu që është e rëndësishme për mua ta kuptoj atë. Unë mendoj se është një qen i trishtuar që nuk mund të mësojë më. Nuk dua të jem ai qen i trishtuar dhe nuk e kam ndërmend,”-tha ai
Murray tha se ai dhe gruaja e paidentifikuar po e diskutojnë atë dhe po përpiqen të bëjnë paqe me njëri-tjetrin. Ai nuk tha se kur apo nëse do të rifillonte xhirimet dhe nëse do të vazhdonte të merrte pjesë në film.
“Ne të dy jemi profesionistë. Ne na pëlqen puna e njëri-tjetrit. Mendoj se ne e pëlqejmë njëri-tjetrin dhe nëse nuk mund të merreni mirë dhe t’i besoni njëri-tjetrit, nuk ka kuptim të vazhdoni më tej të punoni së bashku ose të bëni një film gjithashtu,” -tha Murray.
(j.c)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
SHBA- Kur të famshmit të dalin në tapetin e kuq të Met Gala më 2 maj, ka të ngjarë të mos mungojnë korsetë dhe tantellat. Kjo sepse kodi i veshjes për ngjarjen ...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Shërbimi, i cili do të fillojë të funksionojë brenda tre viteve të ardhshme, do të lidhë Sidnein me Londrën dhe do të zgjasë rreth 20...
TIRANË– Këngëtari Butrint Imeri është gjobitur nga policia rrugore e Tiranës. Këngëtari ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor pasi ai ka tejkalua...
TIRANË- Këngëtarja Arilena Ara ka folur për jetën e saj sentimentale. Ajo ishte e ftuara e parë në emisionin “A live night”, ku përveç anës profesio...
SHBA- Sot, njerëzit në disa pjesë të Amerikës Jugore, Antarktidës dhe Oqeanit Paqësor dhe Jugor do të mund të shikojnë eklipsin e parë diellor të vitit. Një ek...
ITALI- Këngëtarja Ronela Hajati e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022 ka nisur provat në Itali. Ronela do të hapë festivalin europian me këngë...
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Maj 2022“The Paris Time” ka botuar, të mërkurën e 31 dhjetorit 1924, në ballinë, një shkrim në lidhje me rikthimin asokohe në push...
SHBA– Në darkën e korrespondetëve të Shtëpisë së Bardhë morën pjesë edhe Kim Kardashian dhe Pete Davidson. Aktori i Saturday Night Live iu bashkua yllit t...