"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
ALARMI/ Si shpërndahen antibiotikët pa recetë në Lushnje
16 December 2021, 07:15Nga DOSJA
Në vijim, do të drejtohemi në Lushnje, e konsideruar si kryeqendra jonë e bujqësisë dhe blegtorisë. Në farmacinë e parë, fermeri kërkon barna për 30 gjela deti pa paraqitur asnjë recetë.
Farmacistja-Atëherë, 30 një ditë 30 ditën tjetër. Ose…Të plotë kokrrën? Të plotë, por mund të bësh dhe gjënë tjetër, të bësh ata që bëjnë ashtu, mos ti bësh të gjithë. Dhe i bën edhe 3-4 ditë nëse i veçon. E mira është t’ja japësh esëll, dhe shtrydhe nëse kanë qurre nga hundët. Në rregull. Dy ditë dhe tre ditë ata që janë. Një tablet një kre. Të paktën sëmundja të frenohet aty.
Ajo që i ofrohet nga farmacisti janë tabletat e verdha topantivit. Të njëjtat që gjetëm dhe në farmaci të tjerë dhe nga analizat në Itali rezultuan se kanë dimetritazol dhe furazolidon, lëndë kancerogjene.
Aty fermeri kërkon edhe medikamente për bletët. Farmacisti i jep disa tableta pa etiketë. Ato, nuk dihen çfarë janë dhe nuk ka asnjë mundësi verifikimi nëse janë në regjistrin zyrtar pasi mungon etiketa. Fermeri i drejtohet farmacisë së dytë në Lushnje aty pranë. Fermeri-Dua një ilaç për gjirin e lopës. Më është prishur gjiri lopës, një gjilpërë a çfarë i bëhet asaj? Mastik? Jo jo, gjiri lopës më është prishur.
Farmacistja- Epo të është prishur nga jashtë apo…? Fermeri-Jo jo, brenda, qumështi. Është prishur qumështi? Si e do, një…? Një një… Edhe këtu, farmacisti nuk i jep asnjë këshillë blerësit për mbetjet antibiotike. Për një periudhë ai duhet të pezullojë shitjen e qumështit apo mishit. Fermeri, nuk ia ka idenë e këtij parametri sigurie. Kjo do të thotë, se mbetjet antibiotike përfundojnë te konsumatori. “Është përgjegjësi shumë e madhe që veterineri të jape medikamente për kafshët pa bërë vizita mjekësore. Nuk mundet që shitësi të bëjë dhe rolin e vlerësuesit të shëndetit, duhen ndarë” u shpreh Dritan Laçi, Profesor i Mjekësisë Veterinare.
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al hapet në faqen kryesore me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka...
TIRANË-Shqipëria është mbërthyer nga i ftohti siberian. Dita e sotme parashikohet të jetë me temperatura minus, ku në disa zona do të arrijë deri në -5 gra...
Të dëmtuarit në aksidente, do të kenë një referencë më shumë, në kërkesat e tyre për dëmshpërblim te shoqëritë e sigurimit.Në faqen e Autoritetit të Mbikëqyrjes...
Çështja e humbur nga Shqipëria përballë biznesmenit Francesco Becchetti në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar mund të cenojë edhe besueshmërinë e Shqipë...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama i ka mbledhur në një darkë të gjithë ambasadorët në vendin tonë në Elbasan. Darka nuk po zhvillohet në ambientet e Kryemini...
Mjekësia humane sot ka një shqetësim madhor, atë që njihet si rezistenca mikrobike. Thënë ndryshe, pafuqia e antibiotikëve për të vepruar ndaj sëmundjeve të ndr...
VERMOSH- Energjia elektrike është rikthyer në Vermosh. Këtë gjë e ka bërë të ditur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me anë të një njoftimi në rrj...
KOSOVË- Danimarka planifikon të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë për të burgosurit që do të deportohen në fund të dënimit të tyre. The Guardian shkru...
TIRANË– Vetëdorëzohet në Polici, Gjergji Kohila, ish-shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, i cili ësht...