LIVE UPDATES
Bota

Albcoin, lind dhe kriptomonedha e parë shqiptare

15 April 2021, 13:59 Nga DOSJA

“Ata, janë Mbinjeriu i Niçes”,- thoshte për shqiptarët Henry Noel Brailsford, një gazetar britanik rreth viteve 20’. Ndonëse, një shekull më vonë Mbinjeriu nuk simpatizohet më, madje as nuk quhet ashtu, por ne kemi midis nesh njerëz që nuk janë të gjithë pushtetshëm por , qënie që daun të zhvillohen lirshëm për të tejkaluar vetveten. Të tillë që kanë bërë histori, të tillë që po punojnë për të bërë histori dhe të tjerët që po sjellin të ardhmen.

Për të po mundohen edhe dy djemtë nga Shqipëria që themeluan Albcoin, kriptomonedhën e parë me origjinë dhe markë shqiptare.

ALBC është përshtatur në rrjetin e Ethereum, ku transaksionet miratohen, pra ndryshe nga Bitcoin,

Përfaqësuesi i Albcoin tregon për gazetën “SI”, se ka mbi tre vite që punohet për të. Shtyrë nga vëmendja dhe rëndësia që po marrin kriptomonedhat në tërësi.

”AlbCoin, krijimi i nje kriptomonedhe që do të rriste kuriozitetin për kuptimin dhe përkrahjen e kësaj teknologjie dhe në vendin tonë, këtë teknologji e cila po revolucionon sistemin ekonomik botëror”,-shprehet ai.

Themelues të monedhës digjitale shqiptare janë vetëm dy, të cilët sollën në jetë idenë dhe kodin e Albcoin. Ka disa të tjerë që punojnë për mbarëvajtjen e teknologjisë së sistemit, që janë të shpërndarë nëpër botë. Për një monedhë në rrjet nuk nevojitet prezenca fizike e punonjësve. Ai thotë se ka dhe një grup të vogël që merret me diskutimet dhe shpërndarjen e Albcoin në rrjetet sociale.

“Ky është ekosistemi i Albcoin.”

Albcoin aktualisht është i shpërndarë dhe vepron përmes dy blockchain-eve, Ethereum, ku është “vendbanimi”origjinal i tij dhe xDai. Në treg janë hedhur 1 milionë njësi kriptovaluta shqiptare, të cilat janë prodhuar në të njëjtën kohë kur u krijua. Në qarkullim janë mbi 40 mijë ALBC dhe janë kryer qindra transaksione, sipas përfaqësuesëve.

Si një pikë ujë në mes të oqeanit, ALBC ka akoma një vlerë të vogël, midis 0.50-0.60$ për monedhë, por krijuesit e saj parashikojnë një vlerë të pesëfishuar në një të ardhme të afërt.

“Vlera e një AlbCoin është dinamike jo statike, që do të thotë se vlera e saj varet nga sa kërkesë ka për të në tregun global të kriptovalutave dhe raportet e ekuilibrave që ka me kriptomonedha të tjera. Një njësi ALBC aktualisht lëviz brenda 0.50 deri në 0.60$ si vlerë e këmbyeshme në dollarë. Fully Diluted Marcet Cap i Albcoin duke marrur parasysh vlerën aktuale, llogaritet rreth 500.000$. AlbCoin me kohen vetëm bëhet më i fortë, mendojmë se minimalisht brenda fundit të vitit do ketë pesëfishim të vlerës aktuale,”-shprehet ai për “SI”. “Nuk ka një mënyrë standarde për të krijuar një kriptovalutë, krijuesi i saj zgjedh karakteristikat që një kripto duhet të ketë. Albcoin vetë është një Smart Contract brenda blockchain-it Ethereum dhe xDAI. Gjuha e programimit që është përdorur për programimin e AlbCoin është Solidity, kodi i AlbCoin është i ndërtuar me protokollin Erc20 (protokoll i nevojshem për të ekzistuar brenda ecosistemit Ethereum) me mbi 2.400 rreshta programim dhe është unik nga të gjitha kodet e kriptomonedhave të tjera në botë. Kodi përmban karakteristikat vetjake të Albcoin, kodin e AlbCoin-it mund ta gjeni në faqen Etherscan të Etherium, është publik dhe është i ruajtur me MIT licensë.”

Përfaqësuesi i ALBC tregon se investimi në të është po aq i sigurt sa në Bitcoin apo Ethereum. “Albcoin është krijuar dhe jeton në zinxhirin e kriptomonedhave botërore, gjë që siguron garanci këmbimi, pranimi dhe njohje nga të gjitha kriptot, portofolet elektronike, exchanget e zakonshme apo Dex (Decentralized Exchange) në mënyrë direkte pa nevojën e një pale të tretë. Kriptomonedha shqiptare mund të këmbehet në para të thata nëpërmjet proceseve me disa kalime.

“Shpresojmë që së shpejti dhe institucionet shqiptare të ofrojnë shërbime plus për të lehtësuar këmbimin e ALBC në Cash. Vende shumë të zhvilluara po e trajtojnë me kujdes krijimin e rregullave fikse për kriptot.”

Institucionalizimi sipas ekspertëve mund të ulë vlerën e monedhave digjitale dhe të prishë tregun e tyre. Përfaqësuesit e Albcoin, mund të pranojnë “dorën e padukshme” me kushte dhe pa i prishur punë dorës së tyre.

“Kriptomonedhat kanë lindur për të qenë një mjet këmbimi i lirë në të gjithë botën përveç se në vendet me regjime diktatorale. Nëse arrihet të ruhet esenca e kriptove, institucionalizimi është i mirëpritur.”

“Nuk është biznes, është inovacion, përkufizimi i kriptove është kompleks. Kur një person merr Albcoin nuk i blen ato si malle konsumi, por merr në këmbim të njëjtën vlerë monetare në formë elektronike, pra është një akt këmbimi me një monedhë tjetër që nuk të rri në portofolin tënd të zakonshëm, por në wallet-in tënd elektronik. Dikur përdorej floriri si mjet këmbimi, pastaj kripa, sot letrat e stampuara, nesër kriptomonedhat. Çdo kush që ka ALBC bën fitime me rritjen e vlerës së tij.”

Në mbështetje të ALBC, është krijuar dhe platforma që vjen në ndihmë të investitorëve dhe jo vetëm. Një monedhë digjitale nën emrin e Shqipërisë që mund të bëhet pjesë e një rrjeti të fuqishëm dhe të vlefshëm ose thjesht pjesë e një flluske globale. Por, siç thonë etërit e ekonomisë, një produkt për sa kohë sjell vlerë të shtuar në treg nuk është ende spekulim.

Marre nga gazeta Si

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albcoin kriptomonedha e pare shqipetare albcoin kriptomonedha e pare shqipetare


Sondazh

Bota 15 April 2021, 13:50

SERBI– Ambasadori serb në Moskë, Miroslav Lazanski tha të mërkurën se Serbia shpreson që presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Beograd në maj.Sipas medi...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin