LIVE UPDATES
Bota

Albin Kurti i prerë: Dialogun me Serbinë do ta udhëheq unë, jo presidenti

10 October 2019, 18:30 Nga DOSJA
Albin Kurti i prerë: Dialogun me Serbinë do ta udhëheq unë,

KOSOVË- Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ardhja e tij në postin e kryeministrit, do të thotë fillimi i qeverisjes së mirë me një njeri, i cili e kupton që politika është shërbim, që politika është përfaqësim, dhe që politika është vullnet e vizion. Ai thekson se dialogun politik me Serbinë do ta udhëheqë ai, dhe se presidenti nuk do të mund të udhëheqë më me këtë proces.

Zoti Kurti, ju jeni takuar me udhëheqës të LDK-së për të biseduar rreth arritjes se një konsensusi për formimin e Qeverisë. A ka ndonjë rezultat konkret nga takimi?

Ish-kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, zonja Vjosa Osmani, erdhi bashkë me kryetarin e partisë së saj, profesor Isa Mustafën, unë isha bashkë me profesor Besnik Bislimin, diskutuam hapur dhe fillimisht e uruam njëri-tjetrin, për të kaluar pastaj tek interesi ynë kryesor, ekipet e ekspertëve për harmonizimin e programit në njërën anë, dhe në anën tjetër, për reduktimin e numrit të ministrive, me ç’rast do ta synojmë numrin 12 të ministrive, ku së paku 30 për qind edhe sa i përket ministrave dhe zëvendësministrave do të jenë gra.

Gjithashtu, u dakorduam se duhet të ecim shpejt përpara, meqenëse edhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta, por edhe koha e humbur është bukur e madhe.

A është posti i kryeministrit i padiskutueshëm në këto negociata?

Më herët ka qenë i diskutueshëm, më 6 tetor është vendosur një gjë e tillë, e ka përcaktuar populli se kush do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës me diferencën e Lëvizjes Vetëvendosje krahasuar me Lidhjen Demokratike, është përcaktuar nga qytetarët e Republikës sonë se unë jam kryeministri i ri.

Mbase mund të jetë herët çështja e ndarjes së ministrive, por cilët resorë i shihni si të domosdoshëm për LDK-në dhe Vetëvendosjen, duke marrë parasysh edhe kapacitetet e partive?

Porsa ta harmonizojmë programin, që do ta bëjmë shumë shpejt, ne do t’i ndajmë edhe përgjegjësitë sa i përket ekzekutivit tonë, por unë nuk mund të them se në këtë ministri të veçantë do të kemi këtë emër të përveçëm të këtij apo atij subjekti.

Përveç LDK-së, a parashihni se mund të ketë ndonjë parti tjetër nga radhët e shumicës si pjesë e koalicionit?

Nuk e parashoh një mundësi të tillë, mbase edhe për shkak se nuk ekziston një nevojë e tillë. LDK-ja dhe LVV-ja së bashku i kalojnë 61 deputetë, ne do të fillojmë kontaktet edhe me pakicat joserbe, në mënyrë që edhe 10 ulëset e garantuara pakicat joserbe të jenë në qeveri, por sa i përket pakicës serbe, fillimisht do të shohim se çka është e mundur të bëhet me politikanët serbë, të cilët e pranojnë pavarësinë e Kosovës, e njohin Republikën e Kosovës, e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe të cilët fatkeqësisht edhe kësaj radhe u ndodhën nën trysninë edhe të Beogradit, por në të njëjtën kohë janë viktima të shkeljeve të panumërta të procesit zgjedhor më 6 tetor, siç kanë konstatuar tashmë edhe vëzhguesit tanë.

Do të respektoni Kushtetutën që për të pasur një koalicion dhe fillimisht do të nisni negociatat me serbët që nuk janë pjesë e Listës Serbe apo më pas do të bisedoni edhe me Listën Serbe?

Natyrisht se ne do të respektojmë Kushtetutën, por të respektosh atë nuk do të thotë se nuk ke strategji politike. Strategjia jonë politike, e cila ka një bazë etike, është që fillimisht të kontaktojmë dhe të shohim të gjitha mundësitë për inkuadrimin e serbëve të Republikës së Kosovës, të cilët e njohin dhe e pranojnë shtetin tonë.

Me kë konkretisht planifikoni këtë dialog dhe cili do të jetë qëllimi?

Pa dyshim që emrat si Nenad Rashiq, Sllobodan Petroviq, Petar Miletiq e të tjerë, janë ata të cilët i kemi në mendje kur i mendojmë serbët, të cilët kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, kanë vendosur të jetojnë në Kosovë dhe duan që të kontribuojnë në shtet-ndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë, për dallim të atyre, të cilët i kanë dirigjentët në Beograd dhe vijnë në Kosovë për të provokuar. Unë besoj që qytetaret serbë të Kosovës pakrahasimisht kanë probleme më të mëdha me Beogradin, sesa me Prishtinën.

Çka do të thotë ardhja e Albin Kurtit në pozitën e kryeministrit të Kosovës?

Do të thotë fillimi i qeverisjes së mirë me një njeri, i cili e kupton që politika është shërbim, që politika është përfaqësim, që politika është vullnet që politika është vizion dhe se jemi këtu ku jemi, duke iu falënderuar popullit, nga i cili edhe nuk ndahemi dhe rikthehemi.

Bashkësia ndërkombëtare pret që sa më parë të vazhdojë dialogu me Serbinë, por Serbia vazhdimin e dialogut e kushtëzon me heqjen e taksës. A jeni të gatshëm ta pezulloni apo shfuqizoni taksën?

Ne jemi jo vetëm të gatshëm, por edhe të interesuar që tarifën 100 për qind, ta zëvendësojmë me reciprocitet të plotë me Serbinë në përputhje me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 7 dhjetor 2011. Serbia nuk mund të presë që ajo të sillet mbrapsht e keq me neve, e ne të mos e mbrojmë interesin tonë.

Edhe sa i përket dokumentacionit të mallrave, certifikatës së prodhimit të mallit, edhe sa i përket targave të automjeteve, qofshin për qarkullimin e udhëtarëve apo të mallrave, shpedicionit e kështu me radhë, qoftë sa i përket investimeve te njëri- tjetri, duhet ta përdorim parimin e reciprocitetit si garantues normal i bilateralizmit konstruktiv midis Kosovës dhe Serbisë.

 Zoti Kurti, a mendoni se pala serbe do ta pranojë këtë reciprocitet?

Nuk e di, por unë besoj që faktorët ndërkombëtarë do të kenë mirëkuptim për këtë.

Flasim për një çështje tjetër, çështjen e dialogut… Kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë nga Kosova, dhe a do të udhëtoni bashkë me presidentin në Bruksel?

Dialogun do ta udhëheq unë, si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, meqenëse shteti ynë i pavarur është republikë parlamentare, është obligim kushtetues dhe ligjor edhe në bazë të aktgjykimit të gjykatës Kushtetuese të këtij viti që unë të jem në krye të ekipit negociator, të ekipit të dialogut për raportet me Serbinë. Presidenti i Republikës së Kosovës është, po ashtu, përfaqësues i politikës së jashtme, mirëpo nuk mund të jetë më krijues i politikës së jashtme siç ka pretenduar në këto dy vitet e fundit.

Dhe, udhëtimi do të jetë, nëse kërkohet, bashkë me presidentin Hashim Thaçi në Bruksel?

Nuk e di nëse do të rastisim në avionin e njëjtë ndonjëherë, mirëpo në Bruksel delegacionin, ekipin tonë do ta udhëheq unë dhe presidenti i Republikës së Kosovës nuk do të jetë i përjashtuar, mirëpo nuk do të mund ta udhëheqë më.

A prisni që në fund të dialogut të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të dy palët, Kosovën dhe Serbinë?

Ne presim që dialogu të jetë solid, sepse i përgatitur mirë dhe me parime të qarta të dakorduar me Brukselin paraprakisht, pra, një dialog me Brukselin para dialogut me Serbinë, në mënyrë që dialogu të mos dështojë. Pjesë e kësaj është edhe një lloj bilanci që do ta bëj brenda muajit të parë të Qeverisë sonë për 33 marrëveshjet e nënshkruara përgjatë dialogut 6-vjeçar 2011-2017, lidhur me shkallën e zbatimit të tyre dhe gjithashtu me përmasën e ndikimit në realitetin e qytetarëve pa dallim etnie.

Ndarazi prej kësaj, unë do të filloj qysh në javën e parë një dialog me pakicat në Kosovë, përfshirë këtu edhe pakicën serbe, por edhe me pakicat e tjera, dialog ky për zhvillim e për integrim në mënyrë që shoqëria jonë të jetë sa më kohezive dhe ta theksojmë atë që e kemi të përbashkët e të mos e vendosim si gjë të parë atë që edhe na dallon. Rolet tona shoqërore, funksionet tona ekonomike si qytetarë të republikës, do të jenë në rend të parë, pra një lloj rrafshi universal i të gjithë qytetarëve do të ketë prioritet karshi dallimeve që mund t’i kemi.

Si e parashikoni marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe a jeni të gatshëm për kompromis, qoftë për ndryshim të kufijve, apo për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serb?

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i tillë çfarë është nënshkruar me datën 25 gusht të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një aktgjykim me datën 21 dhjetor të viti 2015 dhe të publikuar dy ditë më vonë me 23 dhjetor 2015 dhe ka thënë se secili prej shtatë kapitujve të atij asociacioni, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në gjithsej 23 nene.

Realisht, Asociacion nuk ka më. Dhe, është interesante që asnjë serb i Kosovës nuk u ankua. Vetëm Beogradi dërgoi notë proteste. Unë mund t’i dëgjoj kërkesat për përmirësimin e jetës së pakicave në Kosovë, por jo për pretendimet territoriale siç ekzistonin në shekullin e njëzetë apo nëntëmbëdhjetë. Pra, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si i tillë, nuk do të mund të zbatohet në Kosovë.

Serbët do t’i kenë të drejtat qytetare dhe të tjera të parapara me ligjet e vendit tonë. Ndërkaq, ato projektet për shkëmbime territoriale kanë dështuar, nuk them se ajo ide ka vdekur. Por, që nga protesta masive e 29 shtatorit të vitit të kaluar e deri te Qeveria jonë e re që vjen nga verdikti i popullit më 6 tetor mund të thuhet se edhe i takon së kaluarës.

A mendoni se është e mundshme një marrëveshje me Serbinë pa një ndonjë kompromis?

Unë besoj se Serbisë duhet t’ia dërgojmë një listë të kërkesave si borxhli i yni që është prej suksesioni të Jugosllavisë deri të reperacioni i luftës. Le të na e dërgojë edhe ajo një listë se çka mendon se ne i kemi borxh. Unë nuk mendoj që i kemi borxh Serbisë. Unë do të flisja tash për kompromiset e koncesionet, por, sinqerisht e seriozisht, duhet t’i sqarojmë pozicionet tona. Dhe, Serbia duhet të pushojë se shikuar shqiptarët me dylbi ushtarake, por do të duhej ta shikonte veten si politikë në pasqyrë.

Pa u ballafaquar Serbia me të kaluarën e saj, nuk mund të ketë paqe e pajtim. Sa më herët që Serbia e bën këtë gjë, është më mirë jo vetëm për Serbinë. Fundi i dialogut tonë natyrisht që duhet ta përfshijë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë dhe gatishmërinë e tyre për t’u ballafaquar me të kaluar dhe për të nxjerrë të gjitha mësimet e nevojshme dhe zhdëmtimet e domosdoshme për viktima.

Deri në çfarë shkalle mund të shkojë bashkëpunimi juaj me opozitën dhe për cilat çështje mendoni se bashkëpunimi është mëse i nevojshëm?

Do ta shihni që unë, si kryeministër i ri i Kosovës, nuk do të kem asnjëherë arrogancë ndaj opozitës, por gjithnjë respekt dhe gatishmëri për bashkëpunim. Unë nuk do të lejoj që Serbia të futet si pykë në skenën politike kosovare, por në ekipin tonë të përbashkët për dialog me Serbinë do t’i përfshij edhe politikanët edhe kuadrot e opozitës, sepse nuk e kemi komoditetin të ndahemi për këtë çështje. Le të ballafaqohemi, le të diskutojmë, e lë të polemizojmë për zhvillimin ekonomik, për sistemin tatimor, për mirëqenien sociale, për arsim e shëndetësi, por jo edhe për Serbinë.

A do të vazhdoni të angazhoheni edhe më tej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë?

Nuk është që ne si shqiptarë angazhohemi për bashkim të Kosovës me Shqipërinë politikisht, po është vetë bashkimi si i tillë si një lloj intence historike e shqiptarëve që shprehet nëpërmjet vetë shqiptarëve. Le të mos harrojmë se nuk mund të gjeni një popull tjetër ku ka emra burrash si Flamur e Bashkim.

Dhe, për mendimin tim natyrisht që jemi të interesuar për afërsi sa më të madhe me Shqipërinë, për hapa integrues me të, por detyrë mbi detyrat e kemi ta shpëtojmë shtetin e Kosovës nga kapja. Ta ngre në këmbë republikën tonë me drejtësi, me zhvillim, me barazi, me luftim të korrupsionit, me zbutje të papunësisë dhe të varfërisë dhe kësisoj unë e shoh edhe integrimin me Shqipërinë edhe integrimin evropian nëpërmjet suksesit të shtetit të Kosovës.

A mund të na shpjegoni se si do të ndodhë kjo afërsi mes dy shteteve?

Ato mbi 50 marrëveshje të nënshkruara do të fillojnë të zbatohen me shpejtësi. Do të krijojmë mekanizma të përbashkët, sepse jemi një komb me dy shtete dhe është për të ardhur keq vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian që edhe kanë luftuar me njëra-tjetrën në të kaluarën e afërt, janë shumë më shumë të integruara sesa Kosova me Shqipërinë, të cilat e kanë përjetuar veten bashkë dhe e kanë ndihmuar edhe në luftë edhe në paqe njëra-tjetrën.

(Marrë nga Radio Evropa e Lirë)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti kryeminister albin kurti albin kurti kryeminister

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin