"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Alibeaj: Grupi i PD duhet të marrë vendime pavarësisht mendimit të Berishës
16 April 2022, 08:37Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se Grupi i Partisë Demokratike nuk do të pengohet nga mendimi i Sali Berishës. Nga konferenca me gazetarët, Alibeaj tha se ai ka bërë thirrje që në fillim për bashkimin e PD-së mirëpo jo të gjithë iu janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së tij.
‘Disa prej kolegëve të njëjtën thirrje dashamirëse, dhe me qëllimin e vetëm për të bashkuar partinë, ja drejtuan edhe Berisha. Deri më tani një thirrje e tillë nuk ka gjetur mirëkuptimin e zBerisha. Mirëpo, kjo nuk pengon Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike që të eksplorojë cdo mundësi, cdo hapësirë, për të shmangur përcarjen e partisë. Kushdo e ka në ndërgjegjen e tij, nëse vendos në interes të parë, Partinë Demokratike, demokratët, apo veten e tij, karrigen e tij. Veprimet e secilit prej nesh do ti gjykojë koha, por edhe demokratët. Në cilësinë time si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që në fillim kam bërë thirrje për bashkim, kam bërë akte konkrete për bashkim. Duke quajtur si pikënisje për bashkim, më së pari bashkimin e pjesëve të ndara të grupit Parlamentar. Kam kërkuar dakordësinë e kolegëve të grupit Parlamentar, që në mbledhjet e grupit të ftoja edhe kolegët deputetë që ishin pezulluar apo përjashtuar nga grupi me vendimet e 12 Janarit. Falenderoj secilin prej kolegëve për gadishmërinë e shprehur menjëherë që kjo të ndodhte. Për këtë shkak kam ftuar në mbledhjet e grupit Parlamentar të gjithë kolegët që ishin përjashtuar apo pezulluar në 12 Janar, dhe tashmë është një fakt që cdo mbledhje e grupit është bërë edhe me prezencën e tyre. Dua të falenderoj edhe secilin prej tyre që ju përgjigj pozitivisht ftesës tonë për të marrë pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD dhe që gjatë mbledhjeve që janë zhvilluar kanë luajtur një rol konstruktiv.‘-tha Alibeaj.
TIRANË– Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar ashpër pas prezantimit të platformës së Enkelejd Alibeajt. Salianji ka theksuar se kjo është një d...
TIRANË– Xhelal Mziu është deputeti i Partisë Demokratike që iu është bashkuar platformës së prezantuar ditën e sotme nga Enkelejd Alibeaj për bashkim...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas prezantimit të platformës së Enkelejd Alibeajt për bashkimin e PD-së. Paloka ka shpë...
TIRANË– Analisti Andi Bushati ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. Përmes një postimi të bërë në Facebook, Bushati shkruan se PD po shkon dr...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur edhe ditën e sotme thirrjen që bëri ditën e djeshme ndaj Kuvendit dhe Qeverisë, “për ndërmarrjen sa më p...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin se pasardhësi i tij në detyrë, Edi Rama është shoqëruar nga policia federale në ...
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali ka komentuar mundësinë që ish-kryedemokrati Lulzim Basha të bëhet presid...
TIRANË- Dega e Partisë Demokratike në Vlorë ka njoftuar se ditën e dielë do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD. Përmes një postimi në faqen zyrtare b...