"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
“Alo, ka armë”, policia arreston 35-vjeçarin që kërcënonte gruan
5 February 2022, 14:56Nga DOSJA
SHKODËR– Një 35-vjeçar i identifikuar si Kristian Kasneci, banues në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe me një armë gjahu e ka kërcënuar se do ta vriste. Sipas njoftimit të policisë, telefonatën e ka bërë vetë e dhunuara, e cila ka kërkuar ndihmë nga uniformat blu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me fishekë në fole, me të cilën 35-vjeçari kishte kanosur bashkëshorten, si dhe një sasi fishekësh arme gjahu.
Njoftimi nga Policia Shkodër:
Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja B. K., 32 vjeçe, ka telefonuar në sallën e komandimit të DVP Shkodër, se bashkëshorti i saj po ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kishte kanosur me armë gjahu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vlerësuar situatën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti dhe duke arrestuar në flagrancë bashkëshortin e shtetases B. K.. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me fishekë në fole, me të cilën 35-vjeçari kishte kanosur bashkëshorten, si dhe një sasi fishekësh arme gjahu. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja“ dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Partia Demokratike prezantoi ditën e sotme zyrtarisht tre kandidatët për tre bashki të vendit, që do të jenë në garë për zgjedhjet e pjesshme...
GREQI– Në vijm të axhendës së takimeve në vendet fqinj me Shqipërinë për kordinimin e procesit për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, Kryetarja e AM...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se nëse ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri flet, do të fundosë dhe shumë emra të tjerë politikanësh ...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar prapaskenat në lidhje me seancën maratonë nga gjyqi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. E ftuar n...
LEZHË- Një rrugë është shembur prej tre muajsh në Tresh të Lezhës, duke izoluar 6 shtëpi. Banorët e fshatit kanë deklaruar se kjo rrugë është shembur për s...
TIRANË- Reperi Ervin Selita, i njohur si Vinz ka dale sot para Gjykatës së Tiranës, pasi tentoi të viste pronarin e një hoteli në Rrugën e Elbasanit. Mbi 3...