LIVE UPDATES
Bota

Analistët për zgjedhjet në Kosovë: Problemet mbeten pak shpresë për zgjidhje

6 February 2021, 08:46 Nga DOSJA
Analistët për zgjedhjet në Kosovë: Problemet mbeten pak

Partitë politike në Kosovë po shpalosin tek qytetarët programet e tyre për zgjedhjet e parakohshme më 14 shkurt. Lufta me pandeminë, vaksinimi i qytetarëve në periudhën e afërt, ndonëse në Kosovë akoma nuk ka asnjë vaksinë ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike po mbizotërojnë fushatën zgjedhore pothuaj të të gjitha subjekteve politike që konkurrojnë në këto zgjedhje. Nuk po mungojnë as akuzat dhe kundër-akuzat mes partive dhe kjo klimë e nxehtë paraelektorale për njohësit e zhvillimeve politike nuk është aspak e mirë.

Klimë e ashpër parazgjedhore

Blerim Burjani analist politik i tha DW-së, se nuk është e mirë klima që po e karakterizon këtë fushatë: “Tendencat e zhvillimit politik të shoqëruar me ashpërsi politike, janë karakteristikë jo e dëshiruar për një shtet të ri demokratik siç është Kosova. Mbledhja e mllefit dhe lufta politike do të dëmtojë interesat e qytetarëve. Kosova nuk po shpëton prej dramacitetit të tepruar politik dhe mbledhjes së emocioneve e shkarkimit të tyre mes vetë partive politike. Pra, kush është shpëtimtari apo kush i keqi po e karakterizojnë këtë fillim fushate zgjedhore”, thotë Blerim Burjani. Sipas tij, pritshmëritë nga këto zgjedhje janë të vogla, sepse “kemi një klasë politike tash e shumë vite”.

“Pritshmëria ime nuk është pozitive edhe pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, për shkak se qeveritë gjithmonë formohen me dy tre partnerë qeverisës dhe secila mbron interesat e veta të përfitimit prej votës së qytetarëve, dhe kurrë nuk kanë arritur të bëjnë harmonizimin e një programi qeverisës me shtylla të forta për ndryshimin e jetës ekonomike, sociale dhe shëndetësore që burojnë nga interesat e gjera të qytetarëve”, thotë Blerim Burjani.

Ekonomia prioritet – pasojat e pandemisë të mëdha

Edhe një analist tjetër politik Arton Demhasaj, i tha DW-së, se nuk ka pritshmëri të mëdha nga qeveria e ardhshme cilado qoftë ajo, por megjithatë ai thotë se prioritetet e qeverisë së ardhshme tashmë dihen: “Eshtë urgjente që qeveria e ardhshme të merret menjëherë me rimëkëmbjen e ekonomike, sepse pasojat e pandemisë janë shumë të mëdha në bizneset kosovare. Çështje tjetër është që qeveria e ardhshme të angazhohet maksimalisht me edukimin dhe shëndetësinë. Çështja tjetër drejtësia dhe sundimi i ligjit ku pritet të ketë një proces të vetingut për gjyqtarë dhe prokurorë është proces po ashtu i pashmangshëm”, thotë Demhasaj.

Dialogu me Serbinë – sfidë për qeverinë e re

Dialogu me Serbinë është sfida tjetër me të cilën do të përballet cilado qeveri, thotë Demhasaj. “Duke marrë parasysh që dy qeveritë e fundit kanë rënë për shkak të dialogut me Serbinë dhe pikërisht çështja me të cilën duhet të merret qeveria e ardhshme është dialogu dhe përmbyllja e tij me një marrëveshje me Serbinë dhe njëherë e përgjithmonë të mbyllet kjo çështje që do t’i hapte rrugë anëtarësimit në strukturat euroatlantike dhe organizata ndërkombëtare”, thotë Demhasaj.

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajqak, këtë javë (04.02) shpalosi planet e tij para përfaqësuesve të shteteve të Evropës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, por, detajet nuk i bëri të ditura. Kështu shkroi ai në twitter. “Sot i informova ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe delegatët e rajonit perëndimor të Ballkanit për vitin tim të parë dhe punën e bërë. Gjithashtu, i kam shpalosur planet e mia për javët dhe muajt në vazhdim. Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e fortë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, shkroi Lajqak në Twitter.

Stabiliteti i qeverisë dhe përkrahja – jetik për efektivitetin e dialogut

Analisti Blerim Burjani, e sheh të vështirë dialogun me Serbinë pa një qeveri stabile në Kosovë. “Dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një qeveri stabile, funksionale dhe me fuqi përkrahëse në Kuvend, pra ky është kusht për të pasur negociata me një rezultat efektiv dhe zbatues të ndonjë marrëveshjeje të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tash duket se Kosova sërish ka nevojë për asistencë  ndërkombëtare në krijimin e  një qeverie funksionale dhe që nuk bie para se të arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë. Duke parë zhvillimet në vend nuk është shumë premtuese se do të ketë një qeveri stabile”, thotë Burjani.

Sipas tij, në Kosovë ka subjekte politike që nuk i rezistojnë aspak presionit të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa, ka të tjera që nuk kanë zgjidhje, por vetëm bllokojnë procese. Prandaj në këtë linjë ai thotë se “tani duhet të kërkohet një koalicion kreativ, i përgatitur shumë mirë dhe jashtëzakonisht të jetë aktiv me ide në dialog në mënyrë që të nxirret më e mira për Kosovën.

Gara e kandidatëve

Partitë kryesore që garojnë në këto zgjedhje, tashmë kanë nxjerrë në garë emrat e atyre që synojnë postin e kryeministrit, i cili zgjidhet me votat e deputetëve në parlament pas zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosja ka kandidatin e saj Albin Kurti, i cili megjithatë në këto zgjedhje nuk mund të konkurojë në listën zgjedhore për shkak që KQZ-ja nuk e certifikoi atë për shkak të problemeve me ligjin.

LDK ka në garë për kryeministër kandidatin Avdullah Hoti, kryeministër aktual në detyrë. Kandidati i PDK-së për kryeministër është Enver Hoxhaj, i cili tashmë e drejton partinë, pas dorëheqjes së Kadri Veselit, që po përballet në Gjykatën Speciale me akuzat për krime lufte. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, iu bashkua listës Vetëvendosja dhe synon postin e presidentes. Të njëjtin post e synon edhe Ramush Haradinaj. Sfida e parë e parlamentit të ri do të jetë zgjedhja e presidentit, i cili më pas duhet të propozojë formimin e qeverisë së re. Për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania në seancë plenare e dy të tretave të deputetëve dhe nëse kjo nuk mund të arrihet në  tre raunde, atëherë vendi sërish shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin