"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Apeli merr vendimin për gjyqin ndaj Lefter Kokës, e kalon Vitin e Ri pas hekurave
28 December 2021, 12:35Nga DOSJA
TIRANË – Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i vënë në pranga pasi akuzohet për shpërdorim detyre, do të dalë përballë gjykatës më datë 2 janar të vitit të ardhshëm. Pas Apelimit të vendimit të shkallës së parë nga Koka për masë sigurie më të butë, Gjykata e Apelit ka caktuar edhe datën kur do zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme la në burg ish-ministrin Koka, i cili u arrestua më 14 dhjetor për aferën korruptive të inceneratorëve. Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve nga SPAK.
Lefter Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. 57-vjeçari që ishte ministër i Mjedisit nga viti 2013 deri në 2017 në mandatin e parë të qeverisë Rama gjatë koalicionit me LSI-në, ka qenë më herë deputet dhe kryetar i bashkisë së Durrësit.
(E.H/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ISHP ka njoftuar ditën e sotme se të gjithë shtetasit shqiptarë që vaksinohen në Shqipëri apo jashtë vendit do të regjistrohen në e-Albania dhe do të marrin aut...
KAVAJË– Makina e Albi Bashaliut, viktimës së atentatit të djeshëm, është gjetur sot e djegur në Gocaj të Kavajës. Një ditë më parë, pasi vranë të riu...
TIRANË– Ambasada Gjermane në Tiranë ka dhënë sot një njoftim të ri lidhur me dhënien e vizave për familjet që bashkohen. Në njoftimin e bërë publik t...
ELBASAN – Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj, kreu i bashkisë së Elbasanit dhe...
TIRANË– Grupi i punës për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike ka publikuar udhëzimin për nisjen e procesit zgjedhor. Në deklaratën e le...