Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Organizata bën me dije se ka dokumentuar të paktën 21 raste të denoncuara publikisht të pengimit, dhunimit apo lëndimit të gazetarëve dhe operatorëve, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për incidente të izoluara, por për një fenomen shqetësues.

TIRANË- Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJ Albania) ka lëshuar një deklaratë të fortë ku shpreh shqetësim të thellë për kushtet e pasigurisë në të cilat po punojnë mediat gjatë mbulimit të protestave studentore të nisura më 13 tetor. Organizata bën me dije se ka dokumentuar të paktën 21 raste të denoncuara publikisht të pengimit, dhunimit apo lëndimit të gazetarëve dhe operatorëve, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për incidente të izoluara, por për një fenomen shqetësues.
Sipas evidencave të detajuara nga APJ Albania, punonjësit e medias janë sulmuar dhe penguar në detyrë si nga ana e efektivëve të policisë, ashtu edhe nga protestuesit në terren. APJ Albania u bën thirrje urgjente Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës që të hetojnë këto raste pa vonesë. Nga ana tjetër, organizata u kërkon edhe organizatorëve të protestës të respektojnë integritetin e medias.
Njoftimi i Plotë:
• Më 18 tetor, gazetarët Glidona Daci (Klan News) dhe Klodiana Lala (News24) kanë denoncuar pengim në ushtrimin e detyrës, kufizimin e filmimeve dhe ndërhyrjet e policisë gjatë raportimit të situatës në terren dhe pranë komisariateve.
• Po më 18 tetor, drejtori i emisionit investigativ “Piranjat” (Syri TV), Taulant Kopliku ka denoncuar se është goditur nga një polic teksa filmonte protestën tek selia e Partisë Socialiste, i është marrë marrë celulari dhe i janë fshirë pamjet.
• Më herët, gazetari Elkier Bushkolaj (SYRI TV) ka denoncuar dhunën dhe pengimin fizik nga efektivë të policisë, teksa raportonte drejtpërdrejt.
• Gazetari Renaldo Salianji (News24) ka denoncuar pengimin nga persona të maskuar dhe punonjës policie, ndërsa ndiqte shoqërimin e disa të rinjve gjatë protestës.
• Pengime në raportim dhe në ushtrimin e detyrës dhe kufizim në filmime nga ana e efektivë të policisë, janë denoncuar edhe nga gazetaret Enkelejda Mema dhe Alice Taylor (Euronews Albania), Bekim Bici (Ora News) dhe fotoreporteri Felix Bilani (SYRI TV),
• Një ekip i Report TV, gazetarja Raziela Myslymaj dhe operatori janë përballur me një sulm nga protestues të maskuar, që tentuan dëmtimin e kamerës së televizionit.
• Gazetarja Doriana Bezat (Top Channel) raportohet gjithashtu se është sulmuar nga protestues gjatë mbulimit të protestës.
• Gazetaret Vjolanda Peca (Citizens.al) dhe Fatime Halmusaj (Fax News) janë lënduar nga goditjet me gurë dhe mjete të forta, teksa raportonin në terren mbi zhvillimet e protestës.
• Operatori Elvin Kamberi (News24) ka mbetur i lënduar pasi policia hodhi granatë zhurmuese drejt zonës ku ndodheshin punonjës të medias.
• Gazetari Anesti Bajramemaj dhe operatori Henri Simota (A2 CNN) janë përballur me pengim dhe dhunë nga efektivë policorë gjatë ushtrimit të detyrës.
• Gazetari Izmir Akulli, kryeredaktor i Dosja.al, është dhunuar nga punonjës policie teksa filmonte me celular zhvillimet e protestës, duke marrë më pas ndihmë mjekësore në spital.
• Ekipi i emisionit Piranjat (SYRI TV), gazetarja Jonida Mukja dhe operatori Albi Muçollari, ka denoncuar pengimin e raportimit nga policia dhe shoqërimin me forcë të operatorit.
• Gazetari Xhoi Malësia (Top News) ka denoncuar se një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i kishte drejtuar një granatëhedhës për bombola lotsjellëse.
Përsëritja e këtyre rasteve nga dita në ditë tregon se nuk kemi të bëjmë më me incidente të izoluara, por me një fenomen shqetësues, që nuk duhet neglizhuar. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë u bën thirrje Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Tiranës, që të verifikojnë pa vonesa të gjitha denoncimet publike, të identifikojnë përgjegjësit e t’i vendosin para ligjit. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme duhet të marrin masa konkrete për garantimin e sigurisë së gazetarëve në terren, në respekt të lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t'u informuar.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protesta, të respektojnë sigurinë dhe integritetin fizik të gazetarëve, si përfshi mjetet e tyre të punës. Gazetarët nuk janë palë në protestë, por janë aty për të informuar publikun. E drejta e tyre për të raportuar të qetë e pa pengesa duhet të garantohet nga të gjitha palët, si nga autoritetet publike ashtu edhe vetë protestuesit.
TIRANË- Pas protestave studentore në Tiranë edhe ditën e sotme një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Sk&eu...
TIRANË- Një alarm për bomë është dhënë në një sërë institucionesh shtetërore, përfs...
pamjet TIRANË- Protestuesit kanë nisur të mblidhen në ditën e shtatë të revoltës studentore. Por, ashtu si edhe n...
SHKODË- Të rinjtë në Shkodër kanë nisur të mblidhen në protestën kundër qeverisë Rama. Me thirrjet ...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka dhënë një mesazh nga zyrat e Ministrisë së Arsimit...
LEZHË- Ditën e sotme është bojkotuar mësimi edhe në Lezhë nga një grup të rinjsh duke dalë kështu në...
Igli Bimaj VLORË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Llakatund të Vlorës, ku është d&e...
Lea Ypi TIRANË- Shkrimtarja e njohur shqiptare, Lea Ypi, ka reaguar për protestën masive të studentëve në Tiranë, q&e...
pamjet TIRANË- Dita e gjashtë e revoltës studentore kundër qeverisë Rama u shoqërua sërish me përplasje të ashpra...
pamjet nga protestat TIRANË- Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë vëmendjen e mediave ndëerkombëtare. Deutsche ...