Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili, e cila njofton se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim do të financojë dhe realizojë këtë projekt.

TIRANË- Arkiva e Radio Televizionit Shqiptar do t’i nënshtrohet një procesi të plotë digjitalizimi. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili, e cila njofton se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim do të financojë dhe realizojë këtë projekt.
Vendimi është marrë nga Bordi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, pas kërkesave dhe insistimit të vazhdueshëm të ekipit drejtues të RTSH-së, veçanërisht të drejtoreshës së përgjithshme.
“Do doja të ndaja sot me ju personalisht një lajm shumë të veçantë dhe shumë të rëndësishëm. Është një lajm shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua, mendoj që edhe për çdo shqiptar. Nuk është thjesht një projekt pune, është një punë zemre do të thosha. Në këto bobina në këto ambiente kur ruhet fondi 75 vjeçar arkivor i Radiotelevizionit Shqiptar për dekada me radhë, është ruajtur le të themi shpirti i këtij kombi, zërat tanë të fëmijërisë, janë ruajtur filmat, koncertet, gjithçka që është prodhuar në Radiotelevizionin Shqiptar, dokumentarë, është ruajtur memoria jonë kombëtare për dekada me radhë. Por sigurisht këto materiale arkivore kanë edhe datën e tyre të skadencës dhe gjithçka po shkonte drejt shkatërrimit. Mijëra e mijëra orë televizive, orë në shirita dhe bobina po shkonte drejt humbjes së pakthyeshme. Dhe ja ku vjen vendimi i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, të cilët pas kërkesave tona të njëpasnjëshme, të këmbënguljes tonë, insistimit dhe disa studimeve që ata kryen, morën vendimin për të financuar dhe realizuar po ata vetë digjitalizimin e plotë të arkivës së Radiotelevizionit Shqiptar”, bën me dije Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH.
Vasili e ka cilësuar këtë zhvillim si një moment historik jo vetëm për RTSH-në, por edhe për trashëgiminë dhe kujtesën kombëtare të shqiptarëve.
“Ky është një projekt historik, është një moment historik, jo vetëm për RTSH-në. Ky është një moment historik për pasuritë dhe memoriet tona kombëtare. Kam një falënderim të veçantë sot për bordin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, për vendimin që morën për të qenë partnerë të Radiotelevizionit Shqiptar në një nga proceset më të rëndësishme dhe historik që ka RTSH-ja, pikërisht digjitalizimin e arkivës, ashtu siç kam një nderim të veçantë për të gjithë ata që kontribuuan dhe ndërtuan arkivin e Radio Televizionit Shqiptar në vite”, thekson Vasili.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për modernizimin e arkivës së transmetuesit publik dhe ruajtjen e një pjese të rëndësishme të historisë së Shqipërisë./Dosja.al
TIRANË- Në ditën e 21-të të protestës studentore dhe revoltës së tyre me kërkesën kryesore dorëheqjen e ...
TIRANË- Mazhoranca ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027 dhe Paketën Fiskale, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjev...
SPANJË- Garda Civile është nën hetimin për përfshirjen e mundshme të një organizate me origjinë shqiptare në ...
SHKODËR- Pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër ku humbi jetën një 67-vjeçare e cila po ecte në trotuar kur u pë...
TIRANË- Studentët kanë nisur ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Siç s...
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me grabitjen e Raiffeisen në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet me dije se a...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së P...
TIRANË- Një bankë e nivelit të dytë u grabit këtë të hënë me armë zjarri. Siç shihet edhe në...
Pamjet TIRANË- Banka Raiffeisen në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është grabitur pak minuta më par&eum...
Saimir Vishaj TIRANË- Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar në...