LIVE UPDATES
Aktualitet

Molla e sherrit/ Dy vëllezërit Smakaj u “betuan” për të vrarë shoferin e mobilerisë… pronarja rrëfen zanafillën dh

21 August 2020, 11:03 Nga DOSJA
Molla e sherrit/ Dy vëllezërit Smakaj u “betuan” për

SHKODËR– Sherri që përfundoi me vrasjen aksidentale të Gledis Krajës në Shkodër, nisi për mungesën e dy karrigeve. Gazetari Elton Qyno ka publikuar sot në “Shqiptarja.com” dëshminë e personazhit kryesor të ngjarjes. Vetë Jetmira Kopliku, pronarja dhe administratorja e kompanisë imobilare “Brixhoer” ka rrëfyer në polici gjithçka ndodhi. Ajo tregon se ditën e ngjarjes, kishin pasur montime mobilerish në Shkodër dhe zonën Ishull të Lezhës dhe se për këtë arsye, ajo dhe bashkëjetuesi i saj, me të cilin administronte edhe kompaninë imobilare, Ernis Kallafin, ishin ndarë në dy makina. Bashkëjetuesi i saj, Ernisi bashkë me një tjetër punëtor, Denis Halili, kishin qëndruar në Ishull të Lezhës për të lënë një porosi. Pasi kishin mbaruar punë, kanë telefonuar klientin Sebastian Smakaj për të saktësuar adresën.

“Ernisi ka qëndruar në Ishull Lezhë bashkë me një nga punëtorët tanë, Denis Halili, me një makinë “Toyota” të marrë me qira. Pasi kanë përfunduar punë, po në datën 17 gusht janë nisur së bashku Ernisi dhe Denisi për të ardhur në qytetin e Shkodrës, për të bërë dorëzimet e mobiljeve pasi një nga porositë ishte në zonën Qafëhardhi. Ernis Kallafi, i ka telefonuar klientit Sebastian Smakaj, për të konfirmuar marrjen e porosisë dhe pak minuta më vonë i ka telefonuar vëllai im, Gersi, për të saktësuar adresën e vendndodhjen e banesës. Gjatë bisedës telefonike, Sebastian Smakaj i thotë që ishte tek hyrja e pallatit sepse sapo ishte kthyer nga xhamia. Më pas kanë shkuar në adresën “Qafëhardhi” Danjel Matlija rreth orës 19:00, kanë parkuar makinën pak metra në lagje e më pas, Ardiani, shoferi i kësaj makine së bashku me Gersin, kanë zbritur nga makina për të bërë dorëzimin e porosisë, tek banesa e Sebastian Smakaj.

E teksa kanë parkuar makinën shoferi Ardiani, ka marrë kutinë e parë dhe nga larg, dëgjova një zhurmë. Klienti Sebastian Smakaj po zihej me Ardianin, shoferin tonë. Në ato momente afrohet vëllai im, Gersi Kopliku me qëllim që të mos debatonin me njëri-tjetrin e mos krijonin incidente. Më pas u afrova edhe unë, dhe u mundova që t’i qetësoja gjërat, pavarësisht se nuk e dija saktësisht se çfarë ndodhi mes tyre. Iu prezantova Stjuart Smakaj, i thashë që jam përfaqësuesja. “A do me e marrë porosinë apo jo?”- i thashë dhe më tha se donte. E mori mallin, një mobilje tualeti dhe karrige dhe më pas bëri pagesën,”– tregon ajo, e deri kwtu gjithçka duket njw sherr banal, i mbyllur me marrjen e produkteve tw porositura nw mobileri. 

Por, sipas relacionit të Policisë së Shkodrës, njëri nga të pranishmit që ishte në tavolinë me klientët Sebastian dhe Stjuart Smakaj është ngritur nga tavolina dhe i ka thënë Sebastianit: Eja ta kapim, Ardianin shoferin dhe ta rrahim! Këto fjalë janë dëgjuar edhe nga Jetmira, e cila tregon se ka ndërhyrë.

“Ardiani është punëtori im dhe është në besën time, çfarë ndodhi, jeni duke debatuar kot,”- tregon Jetmira, ndërkohë shton se duke u munduar të qetësojë të rinjtë, ka harruar që t’i japë dy karrige Stjuart Smakajt.

Më pas kamioni me Jetmirën, Ardianin dhe Gersi janë larguar nga vendi ku çuan mallin nga lagjia “Qafëardhi”. Jetmira ka shkuar në shtëpinë e saj, ndërsa punëtorët vazhduan shpërndarjen e mobiljeve në vendet dhe adresat e përcaktuara kohë më parë. Pas 30-minutash klienti i lagjes “Qafëardhi”, Sebastian Smakaj, i ka telefonuar vëllait të Jetmirës Gersi Koplikut, për karriget që kishin harruan t’u linin.

Gersi i thotë: Karriget qe kishim harruar për t’ja lënë më parë, po ja u sjellim tani.

Më pas Ardiani shoferi, së bashku me Gersin rikthehen përsëri në “Qafëardhi” për të dorëzuar dy karriget të cilat nuk i kishin lënë më parë. Gjatë kësaj kohe, Ardiani qëndron në vendin e shoferit ndërsa Gersi, ka marrë dy karriget për ti çuar tek klienti i “Qafëardhis” Sebastian Smakaj. Dy djemtë Smakaj, janë afruar te dera e kamionit dhe i kanë qëlluar me grusht. Kështu, Gersi Kopliku ka telefonuar Jetmirën dhe i ka thënë se ka plasur sherri.

“…Plasi grushti midis djemve që ishin me klientin Sebastian Smakaj dhe Ardianit…,”– mësohet të ketë thënë Gersi.

Ardiani, shoferi ka qëndruar në makinë dhe nuk e ka hapur derën e makinës por thjesht janë afruar djemtë e rinj, njëri pas tjetrit dhe kanë filluar duke i rënë shoferit dhe makinës. Duke qenë në këto kushte, Gersi është afruar dhe i ka ndarë dhe as një nga djemtë nuk e ka goditur atë. Ardiani është larguar më pas me makinë, ndërsa Gersi është larguar në këmbë. Pasi janë larguar nga banesa e Sebastian Smakajt dhe janë takuar të gjithë së bashku tek bar-7 në Xhabiaj, ngjitur me “Zig-Zak shop” por pa praninë e shoferit, që pa dashjen e tij u kthye në shënjestrën e djemve Smakaj. Gersi, Denisi, dhe Ernisi pasi janë ulur në lokal tek “bar-7”, po diskutonin se çfarë kishte ndodhur.

Më pas kanë parë edhe së kamioni ishte dëmtuar dhe kanë vendosur që të marrin makinën që kishin me qira, të llojit “Toyota” dhe të takonin vëllezërit Smakaj me shokun e tyre, për t’i sqaruar. Dhe ky sipas Jetmira Koplikut, dëshmitares kryesore të të gjithë dinamikës, është momenti kur ka ndodhur vrasja.  “Njëri nga personat që ishte me Sebastianin ose vetë Sebastiani, s’e mbaj mend mirë, i vendos pistoletën në kokë bashkëjetuesit tim, Ernis Kullafit dhe e ka shkrep pistoletën në atë kohë. Arma e zjarrit pistoletë është bllokuar dhe nuk nxori plumbin nga tyta. Më pas me pjesën e fundit të armës së zjarrit, personi shok apo i afërm i Sebastianit apo Sebastiani vetë, ka qëlluar Ernisin në anën e majtë të veshit,”– tregon ajo.

Si për të mos mjaftuar, nga kati i dytë i një pallati, Stjuart Smakaj, ka dalë me një armë zjarri në dorë dhe ka qëlluar në drejtim të Denis Halilit, Gersi Koplikut dhe Ernis Kullafit. Por plumbat kapën një tjetër person që ishte me ta. Dhe ai ishte pikërisht Gledis Kraja, miku i vëllezërve Smakaj, të cilin e kapën 14 plumba automatiku, duke humbur jetën rrugës për spital, nga plagët e shumta. Arma nga e cila vdiq aksidentalisht ishte gjetur nga vetë Gledis Kraja. Pas sherrit të parë, viktima i kishte dorëzuar armën Stjuart Smakajt dhe i kishte thënë që ta mbante, se ‘nuk i dihet’.

Dy vëllezërit Stjuart e Sebastian Smakaj, vranë shokun e tyre, ndërsa Stjuarti u përlot një ditë më parë në sallën e gjyqit pasi u la në burg. Ndërsa në kërkim është shpallur Sebastian Smakaj dhe babai i tyre, Halil Smakaj. Stjuart Smakaj, nuk është një emër i panjohur nga policia e Shkodrës. Ai është dënuar me dy vite burg në vitin 2016, pas një vit më herët, ka dhunuar dhe ofenduar efektivët e policisë, si dhe i ka kërcënuar, duke përdorur emrin e dajës së tij, Mehdi Ivziku. Ky i fundit njihet si një person problematik në qytetin e Shkodrës.

Policia ka zbarkuar në banesën e Mehdi Ivzikut, dajës së dy vëllezërve Smakaj, në muajin mars të vitit 2019, për kontroll dhe për ta marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali. Stjuart Smakaj është dënuar edhe me dy vite burg me vendim të gjykatës në vitin 2016, për kundërshtim të forcave të policisë, ku i riu u dënua me dy vite burg. Ai u vu në pranga bashkë me dy shokët e tij, Nikola Curgu dhe Noel Bajrami. Gjatë shoqërimit në polici, Smakaj ka kërcënuar efektivin e policisë, duke përdorur emrin e Mehdi Ivzikut.

“Jua q… ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut,”- mësohet të ketë thënë ai.

Medi Ivziku nuk është person i padëgjuar në Shkodër. Ai rezulton si pronari i kompanisë së ndërtimit “Shkodra Invest” dhe një biznesi në Velipojë. Ivziku është dënuar nga gjykata e Shkodrës për vrasjen në 10 maj 2002 të Sandër Gjekës.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denis halili ernis kallafi gledis kraja jetmira kopliku sebastjan smakaj stjuart smakaj denis halili ernis kallafi gledis kraja jetmira kopliku sebastjan smakaj stjuart smakaj

Sondazh

Aktualitet 21 August 2020, 09:55

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu ka bërë thirrje pacientëve që mos e bëjnë shpesh skanerin e mushkërive për COVID-19, pasi shkakton tu...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin