LIVE UPDATES
Bota

Armin Laschet ‘po lufton’ që të arrijë në majë dhe të bëhet kancelar i Gjermanisë

21 September 2021, 08:11 Nga DOSJA
Armin Laschet ‘po lufton’ që të arrijë në

GJERMANI- Kryeministri i landit gjerman Nordrhein-Westfalen  (NRW) Armin Laschet drejton CDU-në që nga mesi i janarit. Në zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit, 60-vjeçari garon për postin e kancelarit për partitë CDU dhe CSU. Por të paktën që pas katastrofës së përmbytjeve me mbi 170 viktima, që goditi landin Rheinland-Pfalz dhe disa zona të landit Nordrhein-Westfalen, kryetari i CDU-së gjendet nën presion. Që nga fundi i gushtit SPD socialdemokrate tregon rezultate më të mira në sondazhe se sa partitë konservatore të Unionit CDU-CSU. Disa ditë para zgjedhjeve më 26.09. kryetari i CDU nuk duket më si i preferuari.

Në fakt Laschet reagoi menjëherë ndaj përmbytjeve. Ai ofroi mbështetje për qeverinë e landit të dëmtuar, bisedoi me njerëzit e prekur nga katastrofa dhe me ndihmësit. Por prezantimi i tij u dëmtua nga deklaratat që tregonin një kurs shmangieje dhe nga sjellja e papërshtatshme.

Duke qeshur dhe këmbëngulur

Pas një vizite të përbashkët me Presidentin gjerman në komunën e dëmtuar me 50.000 banorë të Erftstadt-it, në jugperëndim të Këlnit, ndërsa Frank-Walter Steinmeier shprehte shqetësimin dhe tronditjen e tij, kamerat kapën disa metra pas kreut të shtetit Armin Laschet-in, duke bërë shaka me disa punonjës dhe duke u dridhur nga të qeshurat. Kryeministri kërkoi disa herë falje për këtë skenë në ditët që pasuan. Por edhe vlerësimi i tij për shirat e rrëmbyeshëm shkaktoi irritim. “Vetëm sepse sot është një ditë e tillë, ne nuk do të ndryshojmë politikën”, tha ai fillimisht me vendosmëri, kur shumica fliste tashmë për një lidhje mes motit dhe ndryshimit të klimës. Por disa ditë më vonë ai theksoi, “ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të luftuar ndryshimet klimatike”.

Që nga emërimi i tij si kandidati për kancelar laschet nuk është përcaktuar qartë për shumë çështje, që ngrihen në fushatën parazgjedhore ose në intervista. Prandaj programi zgjedhor i paraqitur në mes të qershorit nga dy partitë e Unionit, CDU, që konkurron në 15 nga 16 landet gjermane, dhe CSU, që ekziston vetëm në Bavari dhe është vetëm atje në fletët e votimit, mbetet e pakonkretizuar në disa pika.

Në disa gjëra Laschet është për vazhdimësinë e politikës së Merkelit, në të tjera ai ndryshon dhe këtë nuk e thotë me zë të lartë. Një nga përjashtimet e pakta ishte vlerësimi i tij për tërheqjen nga Afganistani dhe zhvillimet dramatike në vend. Ai foli për një “katastrofë” për Perëndimin dhe qeverinë gjermane.

Në luftë për pushtet kundër Söder

Në mesin e prillit kryeministri i landit më të populluar fitoi si kandidat i Unionit për kancelar në një luftë të ashpër kundër kryetarit të CSU Markus Söder. Sondazhet flisnin qartë për Söder dhe kundër Laschet. Por kryetari i CDU-së tregoi nerva dhe durim të fortë. Karakteristika themelore që i nevojiten një kryetari qeverie.

CDU e mesit

Çfarë përfaqëson Laschet? Kur një kongres komplet digjital i partisë CDU në janar 2021 e zgjodhi Laschet-in kryetar partie në votimin e dytë kundër Friedrich Merz me 53 përqind të delegatëve dhe një votim pasues me postë e konfirmoi atë me 83.5 përqind, shumë e konsideruan si garantues për kursin e deritanishëm të Merkelit. Armin Laschet, një nga pesë nënkryetarët federalë të CDU që nga viti 2012, ka qenë prej kohësh partneri i besueshëm i kryetareve Angela Merkel (deri në vitin 2018) dhe Annegret Kramp-Karrenbauer (2018-2020). Dhe shfrytëzoi pastaj dobësitë e paraardhëses së tij për të ardhur në pozitë. “Ne do të fitojmë vetëm nëse qëndrojmë të fortë në mes”, kjo frazë dëgjohet shumë shpesh në fjalimet e tij.

Me këtë moto Laschet u bë kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen në 2017, kryetar partie në janar 2021, dhe më pas kandidat për kancelar në muajin prill. Në të njëjtën kohë katoliku nga qyteti Aachen thekson shpesh dhe me vetëdije traditën e gjatë të ndikimit të zonës e Rinit në CDU. Vetëm njëri nga tetë kancelarët gjermanë të deritanishëm vjen nga landi Nordrhein-Westfalen: kancelari i parë Konrad Adenauer (1949-1963), që themeloi dhe bashkoi partinë. Selia e partisë në Berlin mban emrin e tij edhe sot e kësaj dite.

Dikur besnik i Merkelit 

Laschet ka një bashkëpunim të ngushtë me kancelaren Angela Merkwl. Kur Merkel u kritikua nga disa pjesë të partisë së saj për shkak të hyrjes së qindra mijëra refugjatëve që prej vitit 2015, Laschet i qëndroi asaj besnik.

Por gjatë defekteve dhe dobësive në luftën kundër pandemisë korona Laschet gradualisht u distancua nga kancelarja. “Ne nuk mund të vazhdojmë kështu”, u shpreh ai në debatin për shtrëngimin e masave për Pashket 2021.

Laschet dhe Të Gjelbrit

Toni midis partive të Unionit dhe Të Gjelbërve është ashpësuar që nga emërimi i tij. Të dy kampet kanë problemet e tyre me kandidatët për kancelar: Laschet, që është përballur me disa skandale të vogla gjatë periudhës së tij në NRW, dhe me paraqitjen e tij të papërshtatshme në kohën e përmbytjeve, kandidatja e Të Gjelbërve Annalena Baerbock me te dhëna biografike të pasakta dhe me botimin e një libri programatik pjesërisht të kopjuar.

Por ishte Lascheti, i cili para disa dekadash për çështje politike si integrimi kishte më shumë aleatë tek Të Gjelbrit se tek partia e tij. Lascheti, i cili pasi hyri ne Bundestag në 1994, punoi shpejt për krijimin e një raporti miqësor mes politikanëve të Unionit dhe Të Gjelbërve.

Slogani I tij si kandidat për kryesinë e CDU-së në janar vlen edhe si slogan në fushatën si kandidat I Unionit për kancelar: “T`i bëjmë vitet njëzet një dekadë modernizimi për Gjermaninë: dinamizëm të ri ekonomik, siguri gjithëpërfshirëse, mundësi më të mira dhe më të drejta për arsimim”.

Nga poshtë deri lart

Armin Laschet i njeh të gjitha anët e politikës. I diplomuari në drejtësi ai ka qenë anëtar i këshillit të qytetit Aachen (1989-2004), i Bundestagut (1994-98), i Parlamentit Evropian (1999-2005) dhe Parlamentit të landit Nordrhein-Westfalen (që nga viti 2010). I rritur në rajonin kufitar me Belgjikën, ai mendon si  evropian. Që nga viti 2019 Laschet është edhe përfaqësues i Gjermanisë për marrëdhëniet kulturore franko-gjermane. Kështu që ai mban prej kohësh kontakte të ngushta me udhëheqjen politike në Paris. Në marrëdhënien transatlantike Laschet, i cili në 2019 zhvilloi një vizitë disaditore në SHBA si kryeministër i landit gjerman NRW, sigurisht që ka për të thelluar.

“Armin Laschet është një politikan me të gjitha predispozitat për të ushtruar postet më të larta partiake dhe shtetërore në nivel kombëtar”, thuhet prej shumë javësh në faqen kryesore të Fondacionit Konrad Adenauer, i afërt me CDU. Laschet do të duhet t’i bindë votuesit për këtë. “Një kryeministër, që qeveris me sukses një land gjerman me 18 milion njerëz, mund të jetë edhe kancelar”, i pëlqen atij të thotë.

Pas zgjedhjeve

Por për këtë atij do t’i duhen partnerë koalicioni. Në Düsseldorf ai drejton një koalicion të CDU dhe FDP, në nivel federal qeveria përbëhet nga partitë e Unionit dhe socialdemokratët. Sido që të jenë rezultatet në javët pas zgjedhjeve atij do t’i duhet të gjejë partnerë për një aleancë politike. Lidhur me AfD-në e djathtë populiste Laschet përsërit vazhdimisht refuzimin e çdo bashkëpunimi dhe tolerance. Por rruga për në zyrën e kancelarit është ende një rrugë e gjatë dhe e vështirë.

Disa javë para zgjedhjeve, duket sikur CDU-CSU mund të formojë një qeveri të ardhshme dhe të mbajë postin e kancelarit vetëm në një koalicion me Të Gjelbrit dhe Liberalët. Sepse në fund të gushtit SPD i tejkaloi partitë e Unionit në një sërë sondazhesh serioze. Nga viti 2002 CDU-CSU ka kryesuar gjithmonë barometrin politik.

Kandidati është nën presion. Shpesh Unioni CDU-CSU ka kërkuar nga Lascheti të jetë më luftarak. Tani ai sulmon me forcë SPD-në dhe paralajmëron nga rreziku i zhvendosjes së republikës majtas. Për këtë ai u përgëzua në një kongres të partisë, CSU dy javë para zgjedhjeve. Në fazën përfundimtare të fushatës zgjedhore ai do të ketë disa paraqitje publike me kancelaren Merkel. Me ish konkurrentin Merz ai dëshiron të theksojë kursin e politikës ekonomike dhe financiare. Dhe vetë Laschet thekson se fitorja e ngushtë e CDU-së në landin Nordrhein-Westfalen, me bindje socialdemokrate, në vitin 2017 befasoi shumë ekspertë. Ai tani dëshiron që kjo të ndodhë përsëri./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armin laschet cdu/csu në gjermani zgjedhjet ne gjermani armin laschet cdu/csu në gjermani zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin