"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Arrestohet banda kriminale e të miturve në Greqi, koka e grupit 17-vjeçari shqiptar
9 November 2021, 17:13Nga DOSJA
GREQI – Policia e Athinës ka deklaruar ditën e sotme se një nga bandat më brutale dhe kriminale e të miturve në Athinë e quajtur “Familja e Huliganëve Kolonos” është përgjegjëse për sulmin dhe plagosjen e rëndë të studentes 17-vjeçare më 25 tetor në qëndër të shkollës EPAL.
Sipas Protothema, tre të mitur, një 15-vjeçar rumun , një 17-vjeçar shqiptar dhe një 16-vjeçar grek, u arrestuan si pjesë e një operacioni të koordinuar nga ana e punonjësve të policisë të Athinhës dhe akuzohen se janë anëtarë të bandës Kolonos. U identifikuan gjithashtu katër anëtarë të tjerë të bandës . Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal për krimet e organizatës kriminale (bandës), vrasje e mbetur në tentativë, grabitje në konspiracion, tentativë për plagosje të rëndë me anë të komplotit dhe shkelje të vazhdueshme të ligjit për armët. Gjithashtu, 15-vjeçari dhe 16-vjeçari akuzohen për mosbindje.
Në veçanti, nga hetimi para hetimor u zbulua se të pandehurit e mitur kishin krijuar dhe bashkuar një bandë me veprime të vazhdueshme dhe role diskriminuese. Ata kishin një emër specifik dhe një strukturë specifike, në krye të së cilës, si drejtues dhe organizator i sulmeve, ishte 17-vjeçari shqiptar. Sa i përket autorit, grupi kriminal vepronte kryesisht në qendër të Athinës dhe më konkretisht në zonat e Agios Panteleimon, Sepolia dhe Kolonos. Çdo sulm kishte për qëllim marrjen e sendeve personale të viktimave, si dhe shfaqjen e forcës dhe epërsisë, qoftë duke shkaktuar lëndime trupore ose duke u hequr rrobat.
Përmes bisedës në grup në një faqe në rrjetet sociale organizoheshin sulmet dhe përcaktoheshin lëvizjet e secilit anëtar. Sulmet e tyre bazoheshin gjithmonë në epërsinë e tyre numerike, për të siguruar rezultatin e tyre, ndërsa mbanin mbi vete një sërë sendesh të mprehta, gjë që e bënte veprimin e tyre jashtëzakonisht të rrezikshëm. Përveç kësaj, dhe për arsye të shfaqjes së forcës së bandës, ata regjistronin shumicën e sulmeve të tyre në video.
KOSOVË – Gazetarja kosovare e RTK, Laura Krasniqi ka reaguar ditën e djeshme nëpërmjet një statusit në rrjetin social Instagram ndaj dy këngëtarëve ...
ITALI- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u takua të hënën në Romë me homologun e tij italian Luigi Di Maio. Gjatë takimit të dy ministrat ratifikuan Marrëve...
SHKUP – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur ditën e sotme zyrtarisht krizën energjitike e cila do të zgjasë 30 ditë. Këshilli i Ministrave ka vendo...
OSLO – Një agresor i armatosur me armë u eliminua nga policia ditën e sotme në kryeqytetin norvegjez Oslo. Mediat vendase raportojnë se personi iu turr ka...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar ditën e sotme bilancine Covid për 24 orët e fundit. Fatmirrësisht nuk ka anjë viktimë, kurs...
DUBAI – Ministri i Sigurisë Publike të Vietnamit To Lam është bërë personazh në rrjetet sociale, ndërsa ka ngjallur zemërim në atdhe. Funksionari i lartë ...
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë komunikuar së fundmi midis tyre, pavarësisht mosmarrëveshjeve të ashpra politike. Drejtori i Agjencisë Qend...