LIVE UPDATES
Art&Argëtim

1907/ Studimi i DR.Franz Baron Nopcsa mbi vrasjet në Shqipërinë e veriut

Është e sigurt që Shqipëria e Veriut nuk është një vend me siguri ideale dhe atje vrasjet janë tmerrësisht të shpeshta.

25 June 2022, 10:57 Nga j.c

1907/ Studimi i DR.Franz Baron Nopcsa mbi vrasjet në Shqipërinë e

Nga Aurenc Bebja

FRANCË- Revista “Union géographique du Nord de la France” ka botuar në buletinin e saj studimin e Dr. Franz Baron Nopcsa (Franc Nopçës) mbi vrasjet në Shqipërinë e Veriut botuar më 1907 në buletinin e Shoqërisë Gjeografike të Vjenës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

1907/ Studimi i DR.Franz Baron Nopcsa mbi vrasjet në Shqipërinë e

Kjo është një statistikë shumë kurioze e publikuar nga Dr. Franz Baron Nopcsa në Buletinin e Shoqërisë Gjeografike të Vjenës.

Është e sigurt që Shqipëria e Veriut nuk është një vend me siguri ideale dhe atje vrasjet janë tmerrësisht të shpeshta; një nga autorët më seriozë, Dr. Hassert, vlerësoi numrin në 25 deri në 75% të vdekjeve në popullsinë mashkullore. Dr. Nopcsa është i prirur të rehabilitojë shqiptarët duke reduktuar këto shifra. Ai u përpoq të krijonte punën e tij duke shqyrtuar me kujdes regjistrat e famullive (kishave). Por ai duhet të pranojë se rezultatet e tij janë vetëm të përafërta, sepse regjistrat janë mbajtur jashtëzakonisht keq dhe pastorët (priftërinjtë) ndonjëherë harrojnë, për vite të tëra, të bëjnë ndonjë regjistrim në to. Kjo është një nga hijeshitë e statistikave: ato mund të fillojnë pa pushim, duke arritur çdo herë në një përfundim të ri. 

Sipas autorit tonë, numri i vrasjeve do të ishte i parëndësishëm (tepër i ulët); nuk do të kalonte mesatarisht 19 % të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në popullsinë mashkullore katolike, duke përfshirë sigurisht fëmijët.

Në famullinë e Toplanës, me 420 banorë, nga 26 vdekje burrash të shënuara nga viti 1894 deri në vitin 1904, 11 kanë ndodhur për vrasje, ose 42,3 %, shifër e respektueshme. Për më tepër, në vend ekziston një shprehje plotësisht qetësuese “të vritesh si në Toplanë”.

Kjo është një statistikë shumë kurioze e publikuar nga Dr. Franz Baron Nopcsa në Buletinin e Shoqërisë Gjeografike të Vjenës (1) – [(1) 1907. Vol. 5o. Nr 8, f. 429]. 

Është e sigurt që Shqipëria e Veriut nuk është një vend me siguri ideale dhe atje vrasjet janë tmerrësisht të shpeshta; një nga autorët më seriozë, Dr. Hassert, vlerësoi numrin në 25 deri në 75% të vdekjeve në popullsinë mashkullore. Dr. Nopcsa është i prirur të rehabilitojë shqiptarët duke reduktuar këto shifra. Ai u përpoq të krijonte punën e tij duke shqyrtuar me kujdes regjistrat e famullive (kishave). Por ai duhet të pranojë se rezultatet e tij janë vetëm të përafërta, sepse regjistrat janë mbajtur jashtëzakonisht keq dhe pastorët (priftërinjtë) ndonjëherë harrojnë, për vite të tëra, të bëjnë ndonjë regjistrim në to. Kjo është një nga hijeshitë e statistikave: ato mund të fillojnë pa pushim, duke arritur çdo herë në një përfundim të ri.

Sipas autorit tonë, numri i vrasjeve do të ishte i parëndësishëm (tepër i ulët); nuk do të kalonte mesatarisht 19 % të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në popullsinë mashkullore katolike, duke përfshirë sigurisht fëmijët.

Në famullinë e Toplanës, me 420 banorë, nga 26 vdekje burrash të shënuara nga viti 1894 deri në vitin 1904, 11 kanë ndodhur për vrasje, ose 42,3 %, shifër e respektueshme. Për më tepër, në vend ekziston një shprehje plotësisht qetësuese “të vritesh si në Toplanë”. Në famullinë e Spaçit, nga 25 vdekje, nga viti 1901 deri në vitin 1905, ka deri në 17 vdekje natyrore.

 Në shumicën e famullive, përqindja e vrasjeve luhatet midis 20 dhe 25 për qind të vdekjeve, një shifër vërtet e parëndësishme.

Të tjerat janë edhe më të lumtura. Ndër këto mund të citojmë Shllakun ku statisticieni ia doli, duke marrë një periudhë 15-vjeçare, të ulte përqindjen e vrasjeve në 16 %, megjithëse, në vitin 1898, kur kishte vetëm 9 vdekje natyrore, një fyerje e shqiptuar të dielën e Pashkëve, para derës së kishës, shkaktoi pothuajse menjëherë 12 kufoma.

 

Në Blinisht, ku proporcioni i vrasjeve është 13 %, vërejmë se në vitin 1891 një individ u dënua me vdekje nga fshati dhe u pushkatua nga të gjithë banorët. Nga të gjitha famullitë, zakonet tek e cila janë më të buta është Qafa e Malit, ku në pesë vjet, nga 18 vdekje, pati vetëm një vrasje. Imagjinoj që njerëzit e këtij fshati duhet të duken frikacakë, të mjerë për ata të Toplanës apo Nerfandinas, të cilët mund të mburren me një proporcion prej më shumë se 28 %.

 Në këto vrasje duhet të dallojmë dy kategori: vrasjet parësore: ato që kanë si motiv vjedhjen, urrejtjen, zënkat dhe vrasjet dytësore, të shkaktuara nga hakmarrja apo provokimi.

 Ky dallim është shumë interesant; fatkeqësia është se nuk mund të themi se sa krime bëjnë pjesë në secilën kategori, por mund të mendojmë se të paktën gjysma i përkasin të dytës, sepse hakmarrja është e detyrueshme dhe shpesh është mjeti i vetëm për të vënë drejtësi. Ky element duhet të merret parasysh për të vlerësuar karakterin shqiptar, sepse një shqiptar që vret kundërshtarin për hakmarrje është shumë më pak kriminel se një evropian i qytetëruar që sfidon armikun e tij në një duel, për kënaqësi të tij, ndërsa ai ka në dispozicion një mori mjetesh ligjore (të paktën ky është mendimi i baron Nopçës). Për më tepër, hakmarrja, dueli dhe harakiri janë vetëm variacione të të njëjtës temë.

Duhet theksuar, për nder të shqiptarëve, se vrasja e një gruaje është si të thuash e panjohur mes tyre. Është e vërtetë se kur burri e kap gruan në flagrancë (tradhti), ndonjëherë ndodh që një plumb i vetëm të shpojë çiftin fajtor.

Është e lehtë të shpjegohet shpeshtësia e vrasjeve në një vend ku të gjithë ecin të armatosur, dhe ku të gjithë janë krenarë, të prekshëm dhe lehtësisht të acaruar. Vrasja për vjedhje është e rrallë. Krimet e tjera shkaktohen nga injoranca. Kështu i pohoi autorit një burrë nga Bugjoni se më mirë të vdiste nga një armë zjarri sesa të vdiste, i moshuar dhe i sëmurë “në dyshek”. Është absolutisht e nevojshme të lavdërohet ky filozof që ka zgjuarsinë të preferojë pikërisht atë lloj vdekjeje që me shumë gjasa do të jetë e tija; në të vërtetë, sido që të jenë përfundimet e statistikave të zotit Nopcsa, nëse marrim parasysh, në shifrën e vdekjeve, individët që vdesin në fëmijëri apo adoleshencë, ata që i nënshtrohen një sëmundjeje dhe ata që humbin aksidentalisht, na shtyn të themi se me pak fjalë, çdo burrë i rritur, i shëndetshëm dhe i fortë, është absolutisht i sigurt se do të vritet dhe se nuk ka asnjë në një mijë që vdes paqësisht, nga pleqëria “në dyshekun e tij prej kashte”, sidomos duke pasur parasysh se statistika ka të bëjë vetëm me katolikët, me njerëzit që shkojnë në kishë dhe janë të njohur për pastorin e tyre, pra për pjesën më të qetë të popullsisë, gjë që është e mirë për pjesën tjetër.

Marrë nga Darsiani. 


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin