LIVE UPDATES
Art&Argëtim

A duhet t’i ringjallim speciet e zhdukura?

Gjenetikët shpresojnë të integrojnë përfundimisht “mamofantin” e tyre në natyrë, sidomos në Parkun Pleistocen, në rajonin ekstrem verilindor të Siberisë. Në këtë park, Sergei Zimov dhe djali i tij Nikita, janë përpjekur prej 25 vjetësh të rikrijojnë tundrën siç ishte disa qindra mijëra vjet më parë gjatë Epokës Akullnajore, me fusha të gjera me bar të populluara nga barngrënës të mëdhenj.

23 May 2023, 09:43 Nga k.m.
A duhet t’i ringjallim speciet e zhdukura?
Foto ilustruese

Në vitin 2700 Para Krishtit, arkitekti i parë i njohur i historisë, Imhotep, ndërtoi piramidën e Xhozer, e konsideruar si më e vjetra në botë. Gati në të njëjtën kohë, në Siberi po zhdukeshin mamuthët e fundit në planet. Mijëra vite më vonë, kjo specie vazhdon të shkaktojë kuriozitet dhe magjepsje tek njerëzit.

Tani, projektet e reja synojnë ta nxjerrin kafshën parahistorike nga librat e historisë dhe ta rikthejnë në jetë. Kompania australiane e mishit të kultivuar, Vow, i tregoi publikut një qofte gjigante të prodhuar nga qelizat e kopjuara nga një vigan i tillë i leshtë në një laborator. Sipas tyre, ky top proteinik nga e kaluara mund t’i hapë rrugën për ushqimin tonë të së ardhmes. Në nivelin shkencor, ne kemi tashmë aftësi për të rikrijuar specie që janë zhdukur më pak se 1 milion vjet më parë. Colossal Biosciences, një kompani start-up e themeluar në vitin 2021 nga gjenetisti i Universitetit të Harvardit, Xhorxh Çërç, synon të krijojë elefantë gjigantë leshatorë.

Gjenetikët shpresojnë të integrojnë përfundimisht “mamofantin” e tyre në natyrë, sidomos në Parkun Pleistocen, në rajonin ekstrem verilindor të Siberisë. Në këtë park, Sergei Zimov dhe djali i tij Nikita, janë përpjekur prej 25 vjetësh të rikrijojnë tundrën siç ishte disa qindra mijëra vjet më parë gjatë Epokës Akullnajore, me fusha të gjera me bar të populluara nga barngrënës të mëdhenj.

Renat, bizonët dhe drerët, bredhin tani lirshëm në parkun me një sipërfaqe prej 14.400 hektarë. “Me përparimet teknike të viteve të fundit, mundësia e suksesit në projekte të tilla po bëhet gjithnjë e më e besueshme”- thotë Lionel Kavin, paleontolog dhe kurator në Muzeun e Historisë Natyrore në Gjenevë, dhe bashkë–autor i librit “Ringjallja e specieve?” me biologunevolucionar Nadir Alvarez.

Por sado magjepsëse që mund të jetë, kjo ide nuk i lumturon të gjithë. “Teknikisht, nuk mjafton vetëm që të kesh sukses”– thotë Rezhis Debryjn, paleontolog në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore në Paris, për të cilin këto krijesa do të mbeten gjithmonë “pseudo-mamuthë”.

Për të, këto përpjekje nuk marrin parasysh periudhën e pas-zhdukjes. “4 mijë vjet më parë, lagështia e klimës shënoi fundin e mjedisit të kësaj specie. Mamuthi u shfaros sepse u zhduk mjedisi në të cilin kishte lulëzuar për gati 1 milion vite. Si mund të mbijetonte në kushte tëtjera?”-pyet ai.

Një specie mbart me vete kujtesën e historisë së saj. Që mamuthi të mbijetojë sot, ai duhet të evoluojë në një mjedis stepe. Megjithatë, siç e thekson studiuesi, gjerësitë e larta të Arktikut përbëhen nga tundra moçalore, të cilat janë shumë të lagështa për këtë kafshë.

“Aty ka një bimësi të ulët që nuk mund të ushqejë popullata barngrënësish të mëdhenj, ndaj do të na duhet t’i ushqejmë vazhdimisht dhe t’i zhvendosnim për të shmangur vdekjen e sigurt. Ideja e rikrijimit të stepës duke risjellë në jetë barngrënësit e mëdhenj, mund të tingëllojë e mrekullueshme në letër, por në realitet përbën një përmbysje të shkakut dhe pasojës”- thekson eksperti.

Qëndrueshmëria afatgjatë e specieve të ringjallura, nuk është aspak e sigurt. Përveç kësaj vështirësie mjedisore, shkencëtarët përmendim diversitetin gjenetik të nevojshëm për mbijetesën e kafshës. Sipas Debrujn, ky i fundit nuk është i mundur të krijohet artificialisht. Dhe ashtu si njerëzit, edhe këto kafshë mbështeten në transmetimin e brezave për të mësuarin e tyre. Si jetimë dhe pa një strukturë të vërtetë shoqërore, do të pakësoheshin shanset e tyre për të mbijetuar.

“Në këtë pikë, ne të pyesim veten se si do të reagonte një vigan i lindur nga një elefant aziatik. Në këtë aspekt mund të kemi surpriza. Dhe pa kafshët që jetonin përkrah mamuthëve dhe që luajtën një rol të rëndësishëm në fiziologjinë e tyre, sjellja e tyre mbetet e paparashikueshme”- shprehet Kavin.

Në përgjithësi, rikthimi i specieve të zhdukura mund të jetë një dhuratë e helmatisur. FlorensBurga, filozofe e specializuar në çështjet e kafshëve dhe drejtoreshë kërkimore në Institutin Kombëtar Francez për Kërkime Bujqësore, Ushqim dhe Mjedis, thotë:”Një specie mbart me vete kujtesën e historisë së saj. Imagjinoni sikur të ringjallim një njeri të species Neandertal. Ai do të ishte krejtësisht i çoroditur, sepse nuk ka kujtesën e gjithë këtij moderniteti, zhvillimi shkencor dhe teknik që formëson imagjinatën tonë, referencat tona, kush jemi ne. Një mamut i ringjallur do të ishte edhe më i çorientuar sesa një luan i futur në kafaz”.

Gjithsesi, themeluesit e Colossal kanë një argument bindës në favor të tyre. Ndërsa ndryshimet klimatike po shqetësojnë gjithnjë e më shumë mendjet e njerëzve, ata pretendojnë se kanë jo vetëm zgjidhjen për t’i dhënë fund zhdukjes së specieve, por edhe që kafsha gjigante ka aftësinë të ngadalësojë shkrirjen e permafrostit, duke kufizuar kështu emetimet e gazeve serrë.

“Toka e përhershme e ngrirë, po shkrihet gjithnjë e më shpejt. Sepse paradoksalisht bora që mbulon këtë zonë vepron si një izolim termik. Kjo e pengon tokën të qëndrojë e freskët. Ideja e Colossal, është që t’i dërgojë këta gjitarë të mëdhenj atje që të ngjeshin borën, në mënyrë që të ngadalësohet shkrirja e permafrostit dhe të reduktohen emetimet e gazit metanit”- thotë Kavin.

Që të funksionojë projekti, duhet të rifuten në zonë disa qindra mijëra mamuthë. Ndaj Debrujn e sheh atë si asgjë më shumë sesa si një truk publicitar për të tërhequr financime.

Njerëzit janë përgjegjës për një zhdukje të gjashtë masive. Në 130.000 vjet, më shumë se 2.5 milionë specie janë zhdukur nga bota, me 500.000 vetëm 1500 vitet e fundit. Duke premtuar se do të rikthejë në jetë kafshët, zhdukjen e të cilave ne mund ta kemi shkaktuar ne, kompania prek një nerv të ndjeshëm. Kjo mund të jetë vërtet zgjidhja për zhdukjen e specieve, por është e vështirë të mos shohësh edhe anë negative.

“Duke u përpjekur të na bëjnë të besojmë se do të zgjidhim problemet e biodiversitetit në këtë mënyrë, ata rrezikojnë të inkurajojmë mosveprimin e përditshëm në aspekte të tjera”–thotë Debrujn. Në vitin 2017, një studim i botuar në revistën shkencore “Nature Ecology & Evolution” vlerësoi se kostoja e ri–futjes së zogut me zile në ishullin Chatham, një zog i zhdukur në Zelandën e Re, është 360.000 dollarë vetëm për vitin e parë.

I njëjti dokument thotë se konvertimi i specieve të zhdukura, do të kërkonte 3-8 herë më shumë para sesa për speciet e kërcënuara. Nga ana tjetër, Colossal krenohet se ka mbledhurderi tani mbi 75 milionë dollarë, falë donatorëve të mëdhenj si Paris Hilton dhe Tomas Tull, ish-kreu i kompanisë së prodhimit të vitit 2018 “Jurassic World:Fallen Kingdom”. Këto shifra ngrenë pikëpyetje mbi prioritetet financiare që i janë dhënë botës së gjallë.

Marrë me shkurtime nga “Worldcrunch” – Bota.al

speciet e rralla

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin