LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Beyoncé dhe J.Lo vendosin Kosovën në hartën e modës botërore (FOTO)

Veshjet e Sahitit kanë pasqyruar vazhdimisht shtëpinë e tij, e cila për shekuj përfaqësonte udhëkryqin midis lindjes osmane dhe Europës.

7 February 2025, 15:04 Nga N.F
Beyoncé dhe J.Lo vendosin Kosovën në hartën e modës
Foto ilustruese

TIRANË- Stilisti i njohur Valdrin Sahiti fitoi rëndësi ndërkombëtare kur krijimet e tij kaluan Atlantikun. Është vetëm një udhëtim i shkurtër me një ashensor të artë nga rrugët e ndotura të Prishtinës deri në universin paralel të magjepsjes së Valdrin Sahitit. Dyert hapen për të zbuluar një paradë manekinesh dhe modelesh me fustane me ngjyra të ndezura.

Ajri i përsosmërisë në atelienë e zhurmshme të stilistit të veshjeve bie në sy në vendlindjen e tij, Kosovën, një komb i vogël ballkanik, për të cilin është folur më shumë për luftë dhe tension etnik, sesa për modë të lartë. Aty Sahiti, 39 vjeç, ka stiluar dhe bërë veshje për Beyoncé, Kardashians dhe së fundmi Jennifer Lopez.

Por tashmë kanë kaluar më shumë se tre vjet, që kur emri i tij u shfaq në Vogue si krijuesi i LBD (fustani i vogël i zi, little black dress), që Beyonce veshi në Festivalin e Filmit në Londër. Tani është veshja si rrjetë merimange i J.Lo-së për premierën e Kiss of the Spider Woman në Festivalin e Filmit Sundance të këtij viti, që ka tërhequr vëmendjen. Hapi tjetër, thotë Sahiti, është një ftesë në Javën e Modës në Paris ose shitja e markës së tij në dyqane.

Çfarëdo që të ndodhë, studioja e tij në katin e dytë të një ndërtese zyre në rrugën për në aeroportin e Prishtinës do të mbetet qendra e perandorisë së tij në rritje. Kërkoni emrin e Sahitit në Google dhe një nga rezultatet më të zakonshme është kombësia e tij. Ai filloi punën pas luftës në Kosovë mes forcave serbe dhe shqiptare, e cila la më shumë se 13,000 të vdekur. NATO ndërhyri në qershor 1999 dhe Kosova shpalli pavarësinë nëntë vjet më vonë. Në vend ka ende rreth 4500 paqeruajtës të NATO-s.

Si shqiptarë të Kosovës, familja myslimane e Sahitit jetonte me tensionin etnik, nga shtypja e gjuhës së tyre gjatë viteve të Jugosllavisë deri te humbja e kushërinjve adoleshentë gjatë luftës. Ajo ende rëndon mbi të. Edhe pse ai ka disa klientë serbë, ai ka refuzuar të hyjë në tregun serb ose të stilojë veshje për personazhe të famshëm atje.

“Ndjeva çdo përplasje”, thotë Sahiti. “E kuptoj vlerën e të qenurit gjallë. Ndihmon shumë për të qenë konsistent në biznes.”

Nocioni për t’u bërë një stilist ishte “i çuditshëm” për shumë njerëz, thotë ai. Para se të mbushte 20 vjeç, Sahiti bënte fustane për maturantë dhe për miqtë e televizionit dhe shoëbizit lokal. Ai gjithashtu nuk kishte frikë të sfidonte kulturën ‘burrërore’ ballkanike, duke veshur një kostum rozë ose çorape shumëngjyrëshe nëpër qytet.

Veshjet e Sahitit kanë pasqyruar vazhdimisht shtëpinë e tij, e cila për shekuj përfaqësonte udhëkryqin midis lindjes osmane dhe Europës. “Unë jam gjithmonë në mes, edhe kur jam shumë i brengosur,” thotë ai.

Krijimet e tij të para u shitën për jo më shumë se 300 euro – megjithëse në atë kohë kjo ishte më shumë se paga mujore si mësuese e nënës së tij. Ai shpejt filloi të shesë fustane përtej Kosovës, duke bërë emër në Shqipërinë fqinje dhe Maqedoninë e Veriut.

Sahiti thotë se klientët e tij, të cilët dërgonin mijëra euro për fustane përmes Western Union apo transferta bankare, shpesh pyesnin veten nëse ishte një mashtrim. Udhëtimi për të vizituar klientët e pasur kërkonte viza dhe të kalonte ditë duke pritur në ambasada për t’i miratuar ato. Disa vende të Bashkimit Europian, përfshirë Spanjën dhe Greqinë, ende nuk e njohin Kosovën si shtet sovran.

Mirënjohja ndërkombëtare erdhi rreth vitit 2016, kur Sahiti vendosi të fshinte të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale dhe të fillonte nga e para me një riemërtim, duke shfaqur fustanet e tij në manekinet pa kokë.

Kur erdhi një telefonatë, që ai duhej të stilonte një fustan për Beyonce-n, ekipi i tij mendoi se ishte një shaka. Sahiti i bindi ata se nuk kishin asgjë për të humbur nëse e bënin, ndonëse nuk ka pasur asnjë konfirmim nga këngëtarja apo rrethi i saj. (Ai e stiloi fustanin; ajo nuk e veshi kurrë atë.)

Pastaj, disa vjet më vonë, atij iu kërkua përsëri t’i dërgonte një fustan brenda pak kohe. Ende në dyshim, ekipi i tij dërgoi një copë mëndafshi të kuqe pa mëngë me një të çarë deri në kofshë dhe një dekolte të prerë. Më pas Sahiti e pa yllin me fustanin e tij në mbrëmjen gala para Grammy Awards 2020. “Ishte si një shuplakë,” thotë ai.

Sahiti tani punëson pak më shumë se 100 njerëz – një numër i madh në Kosovë – dhe bën deri në 100 fustane dasmash dhe fustane formale në muaj, me çmime që variojnë nga 800 euro deri në 7,000 euro. Fustani i veshur nga J.Lo në premierën e Sundance, për shembull, është 2200 euro. Shumica shiten në SHBA, MB, Francë dhe Nigeri, thotë ai. Ai po mendon gjithashtu një linjë veshjesh mbrëmjesh të përballueshme për tregun vendas të Ballkanit.

Ndërkohë, ai është përqendruar t’i përmbahet filozofisë, që mbështeti krijimet e tij të mëparshme. “Gjithmonë kam punuar me një sy në të kaluarën dhe një sy në të ardhmen,” thotë Sahiti. “Isha dhe jam për përzierjen e duhur të gruas me klas dhe sensualitet.”/ Monitor

kosove beyonce j.lo moda


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin