LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Detaje rrënqethëse dalin në dritë/ Autoritetet gjejnë plehra dhe drogë kudo nëpër shtëpinë luksoze të Gene Hackman dhe gruas së tij (FOTO)

Hetimi i kryer nga Departamenti i Shëndetit Publik në New Mexico në shtëpinë e çiftit, një rezidencë luksoze me vlerë katër milionë dollarë, ngre pikëpyetje serioze për kushtet e jetesës brenda shtëpisë, pasi imazhet dhe videot nga brenda nxjerrin një ndjenjë të neglizhencës dhe braktisjes psikologjike.

16 April 2025, 11:18 Nga M.L
Detaje rrënqethëse dalin në dritë/ Autoritetet gjejnë
Foto ilustruese

SHBA- Kanë kaluar dy muaj nga vdekja e Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, dhe detaje rrëqethëse vazhdojnë të dalin në dritë, duke hedhur dritë mbi aspektet e errëta të çështjes. Hetimi i kryer nga Departamenti i Shëndetit Publik në New Mexico në shtëpinë e çiftit, një rezidencë luksoze me vlerë katër milionë dollarë, ngre pikëpyetje serioze për kushtet e jetesës brenda shtëpisë, pasi imazhet dhe videot nga brenda nxjerrin një ndjenjë të neglizhencës dhe braktisjes psikologjike.

Departamenti i Policisë së Santa Fe publikoi videon e parë të kamerës së trupit të oficerëve që kontrolluan shtëpinë menjëherë pasi u zbuluan dy trupat. Videoja del në dritë vetëm pak orë pasi u bë e ditur se brenda pallatit ishin gjetur brejtës të ngordhur dhe fole. Pamjet tregojnë oficerët e policisë së Santa Fe duke ekzaminuar banjën e shtëpisë, e cila ishte edhe vendi ku Betsy Arakawa u gjet e vdekur, duke dhënë një pamje tronditëse në momentet e para të hetimit në vend.

Në një video të re 13 minutëshe të regjistruar nga kamerat e trupit të policisë, brenda shtëpisë shihen rroba të shpërndara, dokumente, fotografi dhe sende të ndryshme personale. Brenda një dollapi, autoritetet zbuluan një shtrat qeni, ku i dyti nga tre qentë e çiftit shtrihej i vdekur. 

Një nga oficerët e policisë që pa trupin e pajetë të Gene Hackman komentoi: Duket sikur po përpiqej të dilte jashtë. Ndërsa hetimi përparonte, oficerët hapën dyert dhe dritaret për të ajrosur zonën.

Njëri prej tyre dëgjohet duke thënë: 'Më vjen erë gazi', gjë që fillimisht bëri që autoritetet të konsideronin një rrjedhje gazi natyror si shkak të vdekjes. Megjithatë, ky rast më pas u përjashtua.

Imazhet e fundit nga rezidenca e Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, pikturojnë një skenë tronditëse braktisjeje. Fotot e publikuara në kuadër të hetimit policor kapin çorganizimin dhe neglizhencën e thellë që karakterizonte ambientet e brendshme të shtëpisë.

Në njërën prej imazheve, një hapësirë ​​e madhe, me gjasë një dhomë magazinimi apo gardërobë, është shembur fjalë për fjalë nën peshën e rrobave, kutive, këpucëve dhe objekteve të hedhura në rrëmujë. Varëse rrobash vendosen pranë njëra-tjetrës, ndërsa grumbujt e pëlhurave dhe pakove mbulojnë edhe mobiljet, duke e bërë hapësirën jofunksionale.

Detaje rrënqethëse dalin në dritë/ Autoritetet gjejnë

Një situatë po aq kaotike paraqet edhe banja e shtëpisë ku u gjet e pajetë Betsy Arakawa. Sportelet janë të mbingarkuar me kozmetikë, ilaçe, shishe dhe tuba, ndërsa sirtarët dhe dollapët janë lënë gjysmë të hapur me përmbajtjen e tejmbushur. Rrobat, kutitë e kartonit dhe objektet janë të shpërndara në dysheme.

Detaje rrënqethëse dalin në dritë/ Autoritetet gjejnë

Imazhi i shtëpisë pasqyron, në mënyrë tragjike, izolimin dhe përkeqësimin psikologjik që dy bashkëshortët duket se kanë përjetuar në vitet e fundit. Dëshmitë që dalin në dritë, si nga pamjet ashtu edhe nga raportet zyrtare, tregojnë se çifti dikur magjepsës i Hollivudit ishte tërhequr në një mikrokozmos të mbyllur, pa kujdes dhe pa ndihmë.

Autoritetet po vijojnë hetimet e mëtejshme për rrethanat e vdekjes së çiftit, ndërkohë që publikimi i fotove ka ngjallur reagime nga familjarët, të cilët flasin për cenim të privatësisë dhe të drejtës së zisë.

gene hackman dhe betsy arakawa


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin