LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ditë e mbushur me harmoni dhe mundësi të reja, ja çfarë thonë yjet për ju sot

Në dashuri, tregohuni pak më të vendosur dhe mos lejoni që partneri të marrë gjithmonë drejtimin e situatave.

14 November 2025, 07:03 Nga E.d
Ditë e mbushur me harmoni dhe mundësi të reja, ja
Foto ilustruse

Dashi

Sot do duhet të tregoni më shumë seriozitet dhe pjekuri në sjellje, nëse doni që të tjerët t’ju marrin me respekt. Në dashuri, tregohuni pak më të vendosur dhe mos lejoni që partneri të marrë gjithmonë drejtimin e situatave. Autoriteti juaj do e bëjë të shohë tek ju një anë të re, më tërheqëse. Pasdite, një shëtitje intime mund të sjellë afërsi dhe qetësi shpirtërore. Ju beqarët do keni shansin të afroheni me dikë që ju pëlqen, por kujdes: mos e teproni me fjalët apo sjelljet, sepse mund ta largoni.

Demi

Një ditë e bukur dhe e mbushur me harmoni do ju shoqërojë sot. Në dashuri, do bashkëpunoni ngushtë me partnerin dhe do gjeni gjuhën e përbashkët për gjithçka. Do ndiheni mirë fizikisht dhe emocionalisht. Ju beqarët, mos prisni që fati të trokasë vetë në derë merrni iniciativën dhe krijoni mundësi për veten tuaj. Në punë, është koha e duhur për të ndryshuar qasjen dhe për të gjetur mënyra më të zgjuara për të arritur qëllimet.

Binjakët

Mërkuri sot ju fal kreativitet dhe zgjuarsi. Do dini si ta ktheni çdo situatë në avantazh. Në dashuri, do përpiqeni me çdo mënyrë ta bëni partnerin të ndjehet i vlerësuar dhe i dashuruar. Atmosfera do jetë e ngrohtë dhe plot emocion. Ju beqarët do keni mundësi për njohje të reja që do lënë gjurmë. Mos refuzoni ftesat – fati mund të jetë më afër se mendoni. Në punë, pranojeni sfidën e re që do ju ofrohet, edhe nëse ndiheni pak të pasigurt; yjet janë me ju.

Gaforrja

Dita sjell qartësi dhe ngrohtësi. Do jeni më të vëmendshëm dhe do dini të sillni harmoni në marrëdhëniet tuaja. Në dashuri, do dëshironi të ndryshoni disa gjëra tek partneri, por do gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë pa e lënduar. Humor i mirë dhe afërsi shpirtërore do ju bashkojë më shumë. Ju beqarët do njiheni me persona ndryshe nga ju, por shumë interesantë. Në punë, idetë tuaja do jenë të shumta dhe frytdhënëse, mjafton të keni pak më shumë guxim për t’i vënë në zbatim. 

Luani

Dita e sotme do jetë e ndritshme dhe plot vendosmëri. Në dashuri, mjafton pak më shumë kohë dhe vëmendje ndaj partnerit për ta ndier më afër se kurrë. Do jeni romantikë dhe do riktheni pasionin e munguar. Ju beqarët do jeni plot magnetizëm dhe do tërhiqni vëmendjen kudo që shkoni. Në punë, do merrni frytet e përpjekjeve tuaja dhe do ndiheni krenarë për arritjet që keni bërë. 

Virgjëresha

Sot do ndiheni më të lehtësuar shpirtërisht dhe më të hapur ndaj së ardhmes. Optimzmi do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Në dashuri, ruani pavarësinë tuaj, sepse ajo është çelësi i harmonisë. Shmangni debatet e panevojshme dhe mësoni të dëgjoni më shumë. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe vetëm, pa ndier nevojën e menjëhershme për një lidhje. Në punë, strategjia dhe kujdesi do jenë çelësi i suksesit. Mos merrni vendime të nxituara, por as mos humbni besimin tek vetja. 

Peshorja

Mundohuni t’i shihni gjërat me optimizëm gjatë kësaj dite, sepse energjia pozitive do t’ju ndihmojë të arrini më shumë sesa prisni. Po menduat keq, çdo përpjekje do duket më e vështirë. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të bëni diçka ndryshe me partnerin për të larguar monotoninë. Një surprizë e vogël, një dalje ndryshe apo një bisedë e ngrohtë do rikthejnë shkëlqimin mes jush. Ju beqarët do ndiheni disi të pasigurt dhe do hezitoni t’i shprehni ndjenjat dikujt që ju pëlqen. 

Akrepi

Dita e sotme mund të jetë paksa e paqëndrueshme. Në disa momente do ndiheni plot energji, e në të tjera mund të përfshiheni nga një ndjenjë vetmie. Nëse jeni në çift, kjo luhatje emocionale mund të sjellë keqkuptime. Mos lejoni që një reagim i nxituar t’i prishë gjërat. Partneri juaj ka nevojë për qartësi, jo për heshtje. Ju beqarët nuk do jeni të vendosur për të kërkuar dashurinë dhe do preferoni të qëndroni në zonën tuaj të sigurisë. Në punë do përballeni me ngarkesë të lartë dhe ndoshta do ndiheni nën presion, por mos e humbni fokusin.

Shigjetari

Mendimet do jenë pak të turbullta sot, dhe do hezitoni të ndërmerrni hapa të mëdhenj. Nëse jeni në një lidhje, do ndjeni mungesë pasioni, por kjo s’do thotë se dashuria po zbehet. Ndoshta keni nevojë për më shumë kohë për njëri-tjetrin. Shmangni kritikat që mund ta lëndojnë partnerin. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë një personi që e keni njohur kohët e fundit dhe do filloni ta shihni me një sy tjetër.  

Bricjapi

Sot do arrini të gjeni përgjigje për shumë pyetje që ju kanë shqetësuar kohët e fundit. Në dashuri, përpiquni të mos e shihni marrëdhënien si kufizim, por si një hapësirë për rritje të ndërsjellë. Mosbesimi dhe distanca vetëm do ftohin raportin. Ju beqarët do kaloni një ditë të qetë, por pa ndonjë zhvillim të madh sentimental. Në punë do përpiqeni më shumë se zakonisht dhe rezultatet do fillojnë të duken. Do përmirësoni edhe marrëdhënien me kolegët.

Ujori

Dita do jetë e bukur dhe plot harmoni me të tjerët. Nëse jeni në një lidhje, do jeni ju që do e drejtoni ritmin e ditës, duke e bërë marrëdhënien më të ngrohtë e të sinqertë. Mbrëmja do sjellë një atmosferë të veçantë romantike. Ju beqarët do merrni ftesa, por disa sjellje të personave që ju afrohen do ju bëjnë të stepeni. Në punë do keni më shumë motivim dhe energji për të përfunduar detyrat.

Peshqit

Humori juaj do ndryshojë shpesh gjatë ditës. Ndonjëherë do ndiheni plot energji, e ndonjëherë të tërhequr dhe të menduar. Nëse jeni në çift, mos e shtyni partnerin të ndjekë gjithmonë dëshirat tuaja. Një bisedë e qetë do jetë çelësi për të shmangur tensionet. Ju beqarët do ndiheni më të sigurt për veten dhe do filloni të flirtoni më shumë, duke tërhequr vëmendjen e dikujt interesant./Dosja.al

horoskopi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin