LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Divorci, izolimi, kanceri dhe humbja e zërit/ Suksesi si aktor nuk e ndjeku dhe në jetë, ja cili është rrugëtimi i vështirë që kaloi ylli hollivudian, Val Kilmer

Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi trishtim në industrinë e argëtimit, ku shumë kujtojnë Kilmerin për talentin e tij, por edhe për rrugëtimin e tij të vështirë personal.

2 April 2025, 12:54 Nga M.L

Divorci, izolimi, kanceri dhe humbja e zërit/ Suksesi si aktor nuk e ndjeku

SHBA- Val Kilmer, aktori karizmatik që shënoi kinemanë me role si në Top Gun dhe Batman në Batman Forever, vdiq në moshën 65-vjeçare nga komplikimet e pneumonisë në Los Angeles. Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi trishtim në industrinë e argëtimit, ku shumë kujtojnë Kilmerin për talentin e tij, por edhe për rrugëtimin e tij të vështirë personal.

Vitet e fundit të jetës së tij u shënuan nga probleme të rënda shëndetësore. Në vitin 2014, ai u diagnostikua me kancer të laringut, një sëmundje që e çoi në trajtime rraskapitëse dhe përfundimisht në humbjen e zërit. Edhe pse arriti ta mposht kancerin, pasojat në shëndetin e tij ishin të përhershme. Por përtej sëmundjes, Kilmer luftoi edhe me një barrë tjetër, më të padukshme: vetminë. Në intervista dhe në librin e tij kujtimesh, “I'm Your Huckleberry”, ai kishte folur për vitet e izolimit pas divorcit, si dhe për marrëdhëniet e tij që nuk zgjatën.

Nga majat e Hollivudit te vetmia

Kilmer ishte një nga magjepsësit më të mëdhenj të Hollivudit, me një karrierë që zgjati mbi katër dekada. Megjithatë, jeta e tij personale nuk pasoi të njëjtin sukses. Edhe pse kishte lidhje me femra të famshme, si Daryl Hannah, Cindy Crawford, Angelina Jolie dhe Cher, asnjëra prej tyre nuk zgjati. 

“Nuk kam pasur të dashur në 20 vitet e fundit. E vërteta është se unë jam vetëm çdo ditë”,  shkruan ai në librin e tij, duke shprehur sinqerisht vështirësinë e tij për të gjetur një marrëdhënie të qëndrueshme që do t'i sillte lumturinë e vërtetë.

Martesa me Joanna Walley dhe divorci i vështirë

Kilmer u martua me aktoren angleze Joanna Walley në vitin 1988 dhe së bashku patën dy fëmijë, Mercedes  dhe Jack. Martesa e tyre zgjati deri në vitin 1996, kur çifti u divorcua. Pas kësaj, aktori u zhyt në një periudhë vetmie, e cila u përkeqësua nga problemet shëndetësore që i erdhën më vonë në jetën e tij.

Beteja me kancerin dhe mbështetja nga Cher

Në vitin 2014, Kilmer u diagnostikua me kancer të laringut, por për vite me radhë ai refuzoi të fliste publikisht për gjendjen e tij. Sëmundja dhe trajtimet patën pasoja të rënda për shëndetin e tij, duke rezultuar në humbjen e zërit natyral për shkak të rrezatimit, kimioterapisë dhe trakeostomisë.

Divorci, izolimi, kanceri dhe humbja e zërit/ Suksesi si aktor nuk e ndjeku

Gjatë kësaj periudhe të vështirë, një nga pranitë më të rëndësishme në jetën e tij ishte Cher, me të cilën kishte qenë në një lidhje në vitet 1980. Ata mbetën miq të ngushtë dhe ajo qëndroi pranë tij kur shëndeti i tij u përkeqësua. 

“Sapo Cher hyn në mendjen dhe zemrën tuaj, ajo nuk largohet kurrë. Për miqtë e saj të vërtetë, dashuria dhe besnikëria e saj nuk vdesin kurrë”, shkroi Kilmer.

Kilmer luftoi për vite me pasojat e sëmundjes, por zëri i tij nuk u kthye më. Në dokumentarin "Val", i publikuar në vitin 2021, aktori përshkroi vështirësitë e realitetit të tij të ri.

“Duhet të bësh zgjedhjen për të marrë frymë apo për të ngrënë”, tha ai në një deklaratë tronditëse, duke zbuluar sfidat me të cilat përballej çdo ditë.

Megjithë dobësinë e tij fizike, ai vazhdoi të ishte aktiv në art dhe të shprehte dashurinë e tij për kinemanë, derisa pneumonia ndikoi më shumë në shëndetin e tij tashmë të brishtë.

val kilmer top gun batman los angelos

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin