16 November 2023, 20:44
Nga A.TH
Aktorja qe luan Dianen
ANGLI- Më shumë kritika dhe pak vlerësime ka marrë seria e re e “The Crown”, e cila sapo ka shfaqur katër seritë e para në Netflix. Sezoni i gjashtë i dramës mbretërore përshkruan ngjarjet e fundit të viteve 1990, duke përfshirë vdekjen e Princeshës Diana. Sipas komenteve të mediave prestigjioze, shfaqja e fantazmës së Dianës, aksidenti tragjik dhe shumë elemente të tjerë historikë janë disa elementë që kanë nxitur kritikat.
The Guardian tha se seriali i fiksuar pas Dianës është vetë përkufizimi i shkrimit të keq.
“Ai filloi të zhytet në sezonin e tretë, humbi plotësisht ekuilibrin gjatë dy të tjerëve dhe tani po bie në humnerë, pavarësisht performancave uniforme brilante nga i gjithë kasti", shkruan Lucy Mangan e The Guardian.
Anita Singh e The Telegraph i bëri jehonë Guardian, duke shkruar se xhevahiri i Netflix godet në një qorrsokak pasi sezoni i ri është i përhumbur nga fantazma e çuditshme e Princeshës Diana. Sing kritikon ashpër skenën kur fantzama e Dianës I shfaqer princit Charles dhe Mbretëreshës. BBC Culture thotë se sezoni i fundit është i ngathë dhe i parashikueshëm. Përkundër një rishikimi me katër yje nga The Times, Carol Midgley vëren se fantazma e Dianës nuk ishte ora më e mirë e shfaqjes.
Vlerësimet
Aramide Tinubu i Variety thotë se sezoni i ri e ka ndihmuar shfaqjen të rimarrë fronin e tij vezullues. Empire vlerëson gjithashtu sezonin e ri, duke thënëse ky sezon është m emocionuesi që ka patur ndonjëherë The Crown, duke përdorur një përzierje lotësh, pamje të jetës reale dhe fantazmave.
“Megjithatë ju do ndjeni për këto fantazma, të cilat përfshijnë Dodin si dhe Dianën, episodi i katërt mbetet një orë e paharrueshme që e lartëson sezonin në tërësi," shkruan Empire.
Sezoni i ri mbulon furinë mediatike rreth marrëdhënies së Dianës dhe Dodit (Khalid Abdalla), e cila kulmoi me ndjekjen e paparacëve që shkaktoi përplasjen e makinës me të cilën ishin të dy në një tunel në Paris. Të dy vdiqën më 31 gusht 1997. Gjashtë episodet e mbetura të sezonit të ri do të publikohen më 14 dhjetor.
Pjesa e dytë e sezonit final do të mbulojë miqësinë e William dhe Kate. Princat William dhe Harry do të luhen nga Ed McVey dhe Luther Ford përkatësisht në gjysmën e dytë të sezonit. Kate Middleton do të interpretohet nga Meg Bellamy. Është roli i parë madhor për të tre aktorët e rinj.
the crown
Art&Argëtim
16 November 2023, 07:46
a.l
Horoskopi
Dashi
Sot do të përfshiheni nga një frymë e fortë e pasionit. Në fushën sentimentale ju do të jeni eufo...
Art&Argëtim
15 November 2023, 21:04
r.ll
david schwimmer dhe mathew perry
SHBA- David Schwimmer ka kujtuar kohët e bukura që ka ndarë mikun dhe kolegun e tij të Friends, M...
Art&Argëtim
15 November 2023, 21:10
A.TH
James Bond
ANGLI- Autoriteti zyrtar që lëshon monedhat në Britani Royal Mint publikoi këtë të mërkurë një seri...
Art&Argëtim
15 November 2023, 20:42
r.ll
mathew perry dhe lisa kudrow
SHBA-Ylli i "Friends", Lisa Kudrow ka thyer heshtjen për vdekjen e mikut dhe kolegut të saj Matthew Perry....
Art&Argëtim
15 November 2023, 16:00
r.ll
jennifer aniston dhe mathew perry
SHBA- Aktorja e njohur Jennifer Anniston, është e treta nga yjet e serialit "Friends" që ka diskuar nj&eum...
Art&Argëtim
15 November 2023, 10:23
A.B
Will dhe Martin
SHBA- Will Smith është bërë sërish temë e lajmeve, këtë herë pas një thashethem...
Art&Argëtim
15 November 2023, 08:06
a.l
Horoskopi
Dashi
Mos kërkoni që çdo gjë të bëhet ashtu si doni ju sot, por dëgjoni, merrni mendime e më pas vend...
Art&Argëtim
14 November 2023, 21:42
r.ll
courteney cox dhe mathew perry
SHBA- Një tjetër nga yjet e serialit të famshëm "Friends" ka reaguar me nje deklaratë individuale p...
Art&Argëtim
14 November 2023, 17:58
r.ll
matt le branc dhe mathew perry
SHBA- Aktori i "Friends" Matt LeBlanc është anëtari i parë i kastit që ka reaguar pë...
Art&Argëtim
14 November 2023, 14:35
A.B
Russell Brand
SHBA- Gjithsej pesë ankesa janë bërë për sjelljen e Russell Brand ndërmjet viteve 2006 dhe...