LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Financat mund të përkeqësohem maksimalisht, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

17 February 2025, 07:03 Nga M.B
Financat mund të përkeqësohem maksimalisht, parashikimi i
Foto ilustruese

Dashi

 

Gjatë kësaj dite do e merrni jetën si do ju vijë dhe nuk do mendoni aspak për të shkuarën e për të ardhmen e largët. Marsi dhe Saturni do shërbejnë si çadra që nuk do ju lejojnë të rrëzoheni. Nëse keni një lidhje, partneri do jetë më i përkushtuar ndaj jush dhe marrëdhënia me të do jetë më e veçantë. Nuk do mungojnë as surprizat e herëpashershme. Ju beqarët nuk do i shpëtoni dot një dashurie me shikim të parë dhe jeta do ju marrë drejtimin e shumëpritur. Në punë do jeni shumë të frymëzuar dhe do arrini çdo gjë që keni dashur. Eprorët do kenë besim të plotë tek ju. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur. Vazhdoni në këtë mënyrë dhe keni për t'u pasuruar shpejt.

Demi

 

Merrni sa më parë masa për të mos vazhduar me gabimet e dikurshme gjatë kësaj dite. Dielli dhe Jupiteri mund t’iu vendosin edhe në situata të sikletshme. Për ju të dashuruarit priten momente të paqëndrueshme. Herë do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do ndiheni të lumtur, e herë do keni dyshime për të e do debatoni pafundësisht. Nëse jeni beqarë do vazhdoni ta prisni gjithë kohës princin e kaltër, por ai nuk do vijë. Në punë do lodheni më shumë për të arritur atë që dëshironi, por kjo është jeta. Jo gjithmonë gjërat janë të lehta dhe duhet të tregoni sa të zotët jeni. Pamaturia në planin financiar do ju kushtojë shtrenjtë. Edhe për gjërat më të domosdoshme do keni vështirësi.

Binjakët

 

Do ju duhet të ndryshoni disa zakone gjatë kësaj dite, por gjithçka në të mirën e jetës. Do fillojë të keni edhe më shumë interes për gjëra me rëndësi. Për ju të dashuruarit Jupiteri do jetë pozicionuar mirë. Ai do ju krijojë kushtet e duhura që të dashuroheni pa dorashka gjithë kohës. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet të bëni edhe pak durim. Në punë do jeni shumë të zotët dhe nga ana tjetër do i ndani me të tjerët arritjet që do keni. Me kolegët marrëdhënia ka për të qenë më e mirë se kohët e fundit. Në planin financiar do keni shumë fat. Gjendja do përmirësohet aq shumë saqë mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Gaforrja

 

Falë Marsit dhe Plutonit gjatë kësaj dite keni për të përjetuar vetëm çaste të lumtura. Do keni ide shumë të mira dhe besimi tek vetja do ju bëjë të guxoni përherë. Nëse keni një lidhje dhe i keni kushtuar gjithmonë rëndësi parësore jetës në çift do kaloni një ditë fantastike. Do ndiheni të lumtur pranë partnerit dhe nuk do kërkoni asgjë më shumë. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë, por duhet të prisni kohën e duhur për ndryshime. Në punë do iu jepet një detyrë që do ju pëlqejë pafundësisht dhe për të do jeni të gatshëm të bëni edhe sakrifica. Në planin financiar, vetëm falë mbështetjes se të afërmve do mund t'i kaloni vështirësitë.

Luani

 

Nëse nuk tregoheni të sinqertë gjatë kësaj dite mund të nxisni tensionin në çdo moment. Vështirësitë më pas do jenë të vazhdueshme. Ju të dashuruarit duhet t’i shtoni dozat e fantazisë pasi rutina mund të jetë tejet mbytëse. Nëse dikush tjetër i ofron diçka më të bukur atij që keni në krah, ai edhe mund t'iu braktisë. Mos rrezikoni! Ju beqarët do keni ndryshime të shpeshta humori dhe as vete nuk do dini çfarë të bëni. Në punë duhet të bëni çdo lloj përpjekjeje dhe jo të prisni që të tjerët t’ua servirin çdo gjë gati. Bëni çmos për t’ua kaluar edhe rivalëve nëse doni vërtet t’ia dilni në jetë. Për financat do jetë ditë goxha e vështirë kështu që duhet të merrni masa strikte.

Virgjëresha

 

Nëse nuk tregoheni të kuptueshëm dhe nuk keni mëshirë edhe për ata që kanë bërë gabime keni për të pasur probleme serioze sot. Për ju të dashuruarit ka mundësi që të dalin disa probleme dhe do keni goxha debate me partnerin. Po nuk ja dolët dot t'i sqaroni, më mirë qëndroni pak kohë larg njëri-tjetrit dhe reflektoni me kujdes. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe ka gjasë të humbni disa mundësi të shkëlqyera. Në punë do ndiheni nën presion dhe mund të bëni goxha gabime. Me pak fjalë kjo nuk do jetë dita juaj. Në planin financiar gjendja do përmirësohet ndjeshëm për shkak të ndihmës së familjarëve. Gjithsesi ju nuk duhet të shpenzoni si të çmendur.

Peshorja

 

Gjatë kësaj dite nuk do hezitoni asnjë moment për të guxuar dhe për të bërë diçka ndryshe nga zakonisht. Perspektivat pritet të jenë të jashtëzakonshme. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mrekullueshme kjo e sotmja. Do keni një marrëdhënie aq të mirë me partnerin saqë të gjithë do ju kenë zili dhe do iu adhurojnë. Ju beqarët do lumturoheni pa masë pas disa takimeve interesante që do realizoni. Në punë do ju mungojë motivimi dhe qartësia në mendime, megjithatë kolegët e dashur nuk do ju lënë në baltë. Ashtu si i keni ndihmuar ju dje ata do ju ndihmojnë sot. Buxheti do fillojë dalëngadalë të stabilizohet. Do ndiheni edhe më të qetë kur të shpenzoni.

Akrepi

 

Jeta juaj ka për të qenë e begatë sot. Edhe nëse keni pasur vështirësi së fundmi, me komunikim, durim dhe përpjekje do ja dilni t’i lini pas krahëve. Ju të dashuruarit do e mbroni jashtëzakonisht marrëdhënien tuaj dhe nuk do lejoni për asnjë moment që dikush t'ua prishë harmoninë. Ju beqarët nuk do jeni gati as për aventura dhe as për lidhje serioze prandaj do i refuzoni një e nga një të gjitha ftesat që do ju bëhen. Në punë do bëni përpjekje shumë të mëdha dhe keni për të arritur atje ku ju kanë kërkuar shefat. Ata do ju përgëzojnë dhe do ju inkurajojnë duke ju dhënë promocione. Në planin financiar do merrni disa shpërblime dhe gjendja do fillojë dalëngadalë të stabilizohet.

Shigjetari

 

Nuk do jeni cinikë gjatë kësaj dite përkundrazi do bëni shumë për të tjerët dhe do mundoheni që ambienti rreth e rrotull të jetë përherë i ngrohtë. Ju që keni një lidhje do i qëndroni gjatë gjithë kohës besnikë partnerit tuaj dhe marrëdhënia në çift do përforcohet edhe më tepër. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe do e dini çfarë zgjedhjesh të bëni. Ka gjasa që jeta sentimentale t'iu ndryshoje shumë shpejt. Në punë, pavarësisht konkurrencës shumë të fortë, nuk do ndaleni asnjë moment dhe mund të arrini jashtëzakonisht lart. Ja që po i vutë vetes qëllim mund të kaloni edhe pengesat më të mëdha. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë shumë rreziqe sepse mund të humbisni shuma të konsiderueshme.

Bricjapi

 

Gjatë kësaj dite keni për të përjetuar ndjesi aq të forta saqë as vetë nuk i kishit imagjinuar. Do jeni të logjikshëm dhe te matur ne çdo moment. Për ju të dashuruarit do vijë një nga ditët më të bukura të jetës tuaj. Me partnerin do keni një komunikim dhe harmoni për t'u adhuruar. Shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Nëse jeni beqarë nuk duhet të tregoheni të turpshëm pasi do humbisni mundësi të shkëlqyera. Në punë do e bëni çdo gjë me dëshirë dhe do keni shumë vullnet. Të gjithë do ju kenë zili edhe për qetësinë që zotëroni pavarësisht situatave. Financat do jenë të mjaftueshme për shpenzimet e nevojshme, por jo për të tjera. Tregohuni të matur.

Ujori

 

Gjatë kësaj dite do keni vullnet të hekurt dhe asnjë pengesë nuk do ju duket e pakalueshme. Nëse keni një lidhje dhe ajo është e fortë, do mund t'i kaloni edhe sfidat që do ju dalin. Në të kundërt përgatituni për tronditje të forta. Ju beqarët do keni një ditë me shumë fat në dashuri. Që në mëngjes do merrni propozime interesante, të cilat duhet t'i shfrytëzoni. Në punë do jeni të vendosur të gjeni zgjidhje për disa çështje të mbetura pezull. Nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në veprim dhe nuk do ju pëlqejë t’i merrni gjërat dalëngadalë. Në planin financiar do keni goxha probleme. Nëse e shihni që nuk ja dilni dot, kërkoni sa më parë ndihmë nga të afërmit.

Peshqit

 

Gjatë kësaj dite keni për të bërë gabime të njëpasnjëshme dhe nuk do jeni aspak të ndërgjegjshëm për këtë gjë. Për ju që keni një lidhje do ketë momente të zymta dhe delikate. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe do konfliktoheni pafund me atë që keni në krah. Nëse jeni beqari do dine si të joshni dhe do e bëni shpejt për vete dikë që pëlqeni. Pasditja ka për të qenë mjaft emocionuese. Në punë ka rrezik t’i zhgënjeni që të gjithë. Do jeni mendjemëdhenj dhe nuk do e ulni hundën të bëni ato që ju kërkohen. Po vazhduat kështu keni për të pasur probleme serioze. Buxheti do vazhdojë të mbetet gjithë kohës i ekuilibruar pasi së fundmi keni ditur t'i bëni mirë llogaritë. 

horoskopi

Sondazh

Art&Argëtim 16 February 2025, 22:44 r.lll

Baftas 2025: Lista e plotë e fituesve

foto ilustruese LONDËR- Janë zbuluar fituesit në Bafta Film Awards. Conclave dhe Brutalist fituan më shumë, me nga katër &cce...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin