26 October 2023, 08:47
Nga h.k
Elsa Lila
TIRANË-Këngëtarja Elsa Lila ka sqaruar ngjarjen e arrestimit në Itali, ku qëndroi prej dy muajsh në paraburgim, e dyshuar si pjesë e një grupi të trafikut të lëndëve narkotike.
E ftuar në emisionin Opinion këngëtarja tregoi se shkaku i arrestimit të saj ka qenë njohja me 2 prej shqiptarëve që ishin pjesë e rrjetit të drogës, me të cilët ishte takuar në disa raste.
“Për mua kjo mbetet pikëpyetje shumë e madhe nga momenti që jam e pafajshme dhe nuk kam asnjë lidhje. Sistemi i drejtësisë italiane sidomos në rastin e grupazheve është një sistem i mbrapshtë. Ata në filim bllokojnë grupin i cili dyshohet për diçka dhe më pas ky grup krasitet deri kur mbetet bërthama kryesore dhe ata që nuk kanë lidhje lirohen. Në këtë lloj sistemi grupazhi që mori brenda shumë njerëz qëllova edhe unë. Unë duke qenë personazh publik në Romë, dy prej shqiptarëve që unë njihja, mesa duket merreshin me aktivitet për të cilat unë nuk isha në dijeni. Telefoni im ka qenë i vetmi objekt i sekuestruar, nga apartamenti im procesverbali ka qenë shumë i varfër. Më pas, pas disa muajsh këto objekte më janë rikthyer pasi nuk përbënin asnjë provë kundër meje pasi ishin pa asnjë lloj lidhje me këtë lloj grupazhi."-tha Lila.
Lila ka vijuar duke treguar përjetimin e rëndë të ngjarjes dhe situatën në të cilën u gjend, pas rastit. Këngëtarja e njohur shqiptare rrëfen se nuk kishte dijeni për aktivitetin e të njohurve të saj dhe e ka quajtur historinë absurde.
"Pasi unë gjatë gjithë këtyre 2 muajve në të cilat vuajta jo lirinë time dhe zhdukjen nga shoqëria. Hallka që më lidhte ishte njohja. Për mua është mister i jashtëzakonshëm. Unë isha parë duke ngrënë darka apo dreka me këta persona, isha parë duke i frekuentuar. Këto ishin provat kryesore. Nëpërmjet avokatit im, i cili u gjet pas arrestimit tim, më është dhënë nga shteti italian, më shpjegoi dhe më tregoi më vonë që ndërkohë atë natë në shtëpitë e gjithë këtyre personazheve të tjerë, në procesverbalet e sekuestrimeve ishin shumë të pasura me elementë të jashtëligjshëm, janë gjetur para, armë, lëndë narkotike. Ndërkohë që në shtëpinë time nuk është gjetur asgjë. Celulari im nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie telefonike as me këtë grupazh as me këta persona. Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur më jetën time dhe që nuk ja uroj askujt sepse ja që ndodhka që të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde. Kush më njeh nga afër e di shumë mirë se si jetoj, i njeh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurditet."-përfundoi këngëtarja.
elsa lila
Art&Argëtim
26 October 2023, 07:22
a.l
Horoskopi
Dashi
Hëna në bashkëpunim me shenjën tuaj vazhdon t’ju nxjerrë nga telashet. Ata që nuk janë të k...
Art&Argëtim
25 October 2023, 20:31
a.l
Foto ilustruese
A jeni duke u bërë më shumë i papëlqyer sesa i pëlqyeshëm? Jeni inatosur apo fajësuar për...
Art&Argëtim
25 October 2023, 17:18
a.l
Eranda dhe Irma Libohova
TIRANË- Edhe pse nuk u kuptua asnjëhërë arsyeja e 'zënkës' së tyre, dy ikonat e muzikës sh...
Art&Argëtim
25 October 2023, 16:34
a.l
Jupiteri
Jupiteri ishte një nga objektivat e parë të vërejtur nga teleskopi hapësinor James Webb kur për her&...
Art&Argëtim
25 October 2023, 07:31
a.b
Horoskopi
Dashi
Përfitoni nga yjet që janë në anën tuaj sot për të marrë në dorë një situatë t...
Art&Argëtim
24 October 2023, 21:49
a.l
Cher dhe Alexander Edwards
SHBA- Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Cher ka folur për marrëdhënien e saj me të dashu...
Art&Argëtim
24 October 2023, 21:38
a.l
Angelina Jolie
SHBA- Për xhirimet e filmit të ri "Maria", ku ajo luan tenoren më të mirë Maria Callas, Angelina Jolie is...
Art&Argëtim
24 October 2023, 20:46
A.TH
Maisa Abd Elhadi
IZRAEL- Aktorja e njohur arabo-izraelite Maisa Abd Elhadi u arrestua këtë të martë pasi dyshohet për nxitje t&eum...
Art&Argëtim
24 October 2023, 20:11
a.l
Britney Spears
SHBA- Kujtimet e Britney Spears, 'The Woman In Me', janë të mbushura me një seri zbulimesh që reflektojnë...
Art&Argëtim
24 October 2023, 20:04
A.TH
Squid Game
SHBA- Netflix rikthen kukullën e frikshme robot të serialit “Squid Game” më 22 nëntor me episodet e reja që...