LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ende pezull shembja e objekteve mbi amfiteatrin antik të Durrësit, ekspertët: Një vendim gjyqi mund të përmbysë edhe VKM

Bashkia u tërhoq nga synimi i saj për ti sistemuar familjet në banesat e reja në lagjen Spitallë, 5 kilometra larg qendrës së qytetit. Athanas Simaku, një nga pinjollët e familjes që jeton në banesën e përbashkët të të parëve që e blenë atë nga fundi i viteve 1940, shpjegoi se ai dhe të afërmit e tij bëjnë pjesë në grupin e parë të banorëve, që pas vendimit për kompensim financiar duhet të largohen nga shtëpia.

19 June 2023, 13:47 Nga k.m.
Ende pezull shembja e objekteve mbi amfiteatrin antik të Durrësit,
Foto ilustruese

Tre vjet pas nënshkrimit të memorandumit që synon menaxhimin e integruar të zonës arkeologjike A të qytetit të Durrësit, amfiteatri antik ka të njejtën pamje me ditën kur u zhvillua ceremonia tripalëshe. Një nga pikat e këtij dokumenti të firmosur nga titullarët e Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë së Durrësit, si dhe nga drejtuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim parashikonte edhe “strehimin post-tërmet të familjeve në zonën arkeologjike”. Kjo pikë është kundërshtuar nga pronarët e shtëpive të ndërtuara mbi amfiteatrin antik.

“Ekspertizat e Institutit të Ndërtimit, që i konsideronin të dëmtuara godinat e pjesës lindore të amfiteatrit u kundërshtuan nga familjarët, të cilët provuan të kundërtën, atë të gjendjes normale të banesave edhe pas goditjes sizmike”, tha për BIRN Eugen Simaku, një nga banorët e zonës.

Bashkia u tërhoq nga synimi i saj për ti sistemuar familjet në banesat e reja në lagjen Spitallë, 5 kilometra larg qendrës së qytetit. Athanas Simaku, një nga pinjollët e familjes që jeton në banesën e përbashkët të të parëve që e blenë atë nga fundi i viteve 1940, shpjegoi se ai dhe të afërmit e tij bëjnë pjesë në grupin e parë të banorëve, që pas vendimit për kompensim financiar duhet të largohen nga shtëpia.

Pasardhësit e katër vëllezërve dhe dy motrave të familjes Simaku pretendojnë në rrugë gjyqësore, të kenë në këtë territor, një sipërfaqe banese të paktën dy herë më të madhe, se sa ajo e paraqitur në vendimin e qeverisë për kompensimin e familjeve.

“Pas zbulimit të amfiteatrit deri në vitin 1990 prindërit tanë brenda truallit-pronë fillestare kanë ndërtuar shtesa, dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi letrave, e për pasojë ndërtimet e reja kanë mbetur të palegalizuara e të pahedhura në hartat përkatëse”, shprehet për BIRN Flutura Kona, avokate e familjes Simaku.

“Do të jetë një proces i vështirë dhe i gjatë, dhe ne po grumbullojmë të gjithë dokumentet e mundshme, përfshirë edhe fotot e para viteve 1990”, shtoi ajo.

Procesi gjyqësor, sipas Konës, do të jetë i gjatë edhe për shkak të numrit të kufizuar të gjyqtarëve në Gjykatën e Durrësit.

“Pas vetingut gjyqtarët e mbetur duhet të përballen me 600-700 çështje në vit”, u shpreh ajo.

Në vitin 1966, kur arkeologu Vangjel Toçi zbuloi shkallaret e para të amfiteatrit 50 familje që jetonin në këtë territor u transferuan në banesa të tjera të qytetit. Më pas me gjithë projektet e shumta të parealizuara gjithçka mbeti si më parë.

Mungesa e fondeve për largimin e familjeve i mbajti larg arkeologët nga muret verilindore, të cilat vijojnë të jenë pjesa e panjohur e monumentit të madh. Vetëm në vitin 2014 nga zona u larguan pesë familje, të cilat u kompensuan financiarisht.

Nga ana tjetër, deri tani sondazhet e arkeologëve në zonën e arenës kanë patur vetëm qëllime studimore.

Marrëveshja tripalëshe midis Fondit, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Durrës është pjesë e një projekti ambicioz që parashikon ndërhyrje në të dy anët e bulevardit “Epidamn”, që njihet më shumë si rruga “Tregtare”. Për realizimin e plotë të tij pritet prishja e plotë apo e pjesëshme e 202 banesave, një numër mjaft i madh që duket se do të kërkojë kohë.

Banesat e para që do të prishen për ti hapur rrugë zbulimit të plotë të monumentit më të madh të antikitetit në vendin tonë ndodhen mbi galeritë e krahut lindor të amfiteatrit, muret e të cilit aktualisht janë të padukshme. Por në disa nga dhomat e shtëpive shihen zgavrat e galerive që presin të zbulohen plotësisht. Kryetari i shoqatës “Durrësi autokton” Abdulla Deliallisi tha për BIRN se vonesat në realizimin e projektit nuk janë të rëndësishme në krahasim me të drejtën ligjore të banorëve lidhur me vlerën.

“Një vendim gjyqi mund të përmbysë edhe VKM, madje gjykata mund të marrë masën e sigurimit të padisë deri në vendimin e formës së prerë të Apelit”, shpjegoi ai.

Familjet Simaku, Mema dhe Kacani, dyert e të cilave ndodhen në një nga rrugicat me qarkullimin më të madh në qytet, kanë edhe pretendime të tjera, të cilat lidhen kryesisht me shifrën e kompensimit në lek, të përcaktuar në vendimin e qeverisë. Deri tani asnjë nga 11 familjet që i përkasin këtyre tre mbiemrave dhe për të cilat është bërë e njohur shifra e kompensimit, nuk është larguar nga banesa, në vendimin përkatës të gjyqësorit.

“Ku të shkoj”, pyeti një nga kryefamiljaret, që kërkoi të mos identifikohej.

“Me paratë e kompensimit nuk  mund të ble dot një shtëpi edhe në lagjen e kënetës, e jo më në mes të qytetit ku kemi banuar gjithë jetën”, theksoi ajo, duke shtuar se kur u zbulua amfiteatri para 55 vjetësh, mirë apo keq familjeve që u larguan u dhanë shtëpi pranë qendrës, për çdo kurorë nga një hyrje madje.

Elda Kacani tha për BIRN se të njejtin shqetësim kanë edhe familjarët e saj, megjithëse nuk kanë bërë padi ndaj askujt.

“Ne i kërkuam ministrisë së Kulturës rritjen e shifrës së kompensimit, por përgjigja ishte: është njëlloj për të gjithë,”- kujtoi ajo. Eugen Simaku spjegoi se ministria e Financave ka parashikuar një kuotë më të vogël se 100 mijë lek për metër katrorë.

“Këto janë banesa me një sipërfaqe mjaft të vogël dhe në qendër të qytetit, prandaj duhet të çmohen me vlerë më të madhe”, përfundoi ai./ BIRN

amfiteatri i durresit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin